“Babalja”, Rama: Konspiracion për rrëzimin e qeverisë

11:35 | 09/10/2018

Është zbuluar një pistë e re se përse iu servir publikut audiopërgjimi i njohur si Babalja. Ai që hedh dritë është kryeministri Edi Rama.

“Të jeni të bindur që shqiptarët do ta mësojnë nga A të ZH, jo me institucione, me emra me emra dhe me mbiemra kush është përfshirë në këtë konspiracion për rrëzimin e qeverisë, se i tillë është”.

Përpiqet të tregohet i rezerveruar me detajet pasi siç thotë vetë kryetari i qeverisë është në pritje që të dalë e vërteta e plotë.

“Unë s’dëshiroj të them më tepër, i di të gjitha nga fillimi deri në fund, sepse kam angazhuar një grup të posaçëm që është marrë nga fillimi deri në fund për të mësuar unë të vërtetën. Dhe pres që e vërteta të dalë e plotë. Nuk kam për të ta lënë pa e nxjerrë edhe sikur për një mijë e një arsye të mosarsyes të mbulohet apo të zbutet”.

Një fakt i ri që sjell kryeministri është përgatitja e skenarit mbi konspiracionin për rrëzimin e qeverisë. Ai flet për dy skuta shtetërore, por pa dhënë detaje se cilat janë ato.

“Në filmin Babale 1 në bashkëpunim me elementë të krimit, kemi korrupsion, kemi përfshirje të drejtpërdrejtë të partisë politike në bashkëpunim edhe me oferta korruptive dhe kemi edhe më shumë se kaq, sepse filmi është konceptuar dhe skenari është shkruar në dy skuta”.

Dihet konsiderata që ka për gazetarët megjithatë kryeministri i fton që të mos lejojnë që të kalojë si shfaqja e radhës.




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono