“Babale”/ Salianji: Prokuroria pjesë e llumit, lexoi deklaratën e Ramës

14:46 | 10/12/201914:461

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji duke dalë nga Gjykata e Tiranës, pasi u dha pretenca e prokurorisë, tha se “nuk i druhem fare sepse është një gjyq tërësisht politik”. Më tej ish-deputeti demokrat, u shpreh se nuk i druhet askujt, dhe se në këtë rast Prokuroria është bërë pjesë e llumit.

“Nuk pati asnjë provë asnjë fakt të ri, pati një devijim çështjes nga trafik ndërkombëtar droge të vëllait të ish-ministrit, Xhafaj drejt një gjasme pretence ku prokuroria në këtë rast bëhet pjesë me llumin. Pa dyshim asnjë intrigë, pabesi, tradhëti nuk ia del ta mposhtë të drejtën dhe të vertetën. E sigurt është se sot shqiptarët shohin një person të dënuar me 7 vite e 4 muaj burg që po kryen dënimin. Ai është vëllai i ministrit të larguar nga detyra, Fatmir Xhafaj. Dhe padyshim një prokurori të deskretituar që lexoi fiks atë që tha kryeministri ditën që doli audio-përgjimi dhe gjithë ato që ka thënë avokati i Xhafajt”, u shpreh ai.

Lexo edhe: “Babale”/Prokuroria: Dënimi për Ervin Salianjin konvertohet në shërbim prove


/abcnews.al

 

Një koment

  • Nana

    10/12/2019 at 15:58

    E vërteta vonon por nuk harron! Ja doli dhe skenari I fëlliqur që ju versulet xhafës për muaj të tëra. Po tani keni vrimë ku të futeni? Ju doli boja. Atë salianjon kam shumë qejf ta shoh aty tek 313 me shokët e tij.

    Reply

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono