“Babale”, Salianji: Prokuroria mori materialin nga mediat, jo atë që i çuam ne

19:41 | 10/10/2018

Deputeti demokrat Ervin Salinaji konfirmoi në studion e Mbrëmje në ABC News se i ka depozituar Prokurorisë materialin bruto të audio përgjimit për rastin “Babale”, por akuzon prokurorinë se ka çuar për akt-ekspertim atë material që është publikuar në media.

“Përgjigja është e plotë që ne i kemi depozituar Prokurorisë atë që na është kërkuar. Ne kemi depozituar materialin e plotë, materiali tjetër bruto është më i cunguar dhe ne e kemi depozituar. Prokuroria nuk ka stilolapsin që ka bërë përgjimin Jetmir Olldashi. Prokuroria thotë që ka marrë një material nga mediat dhe jo atë që i kemi çuar ne”.

Salinaji sqaroi se në faqen 6 të Prokurorisë Geron Xhafaj thotë që i kam bllokuar thirrjet telefonike me Albert Veliun, por në faqen 15 del që i ka telefonuar më shumë se 30 herë me Albert Veliun.

“Në faqen 6 të Prokurorisë Geron Xhafaj thotë që i kam bllokuar thirrjet telefonike me Albert Veliun. Në faqen 15 Geron Xhafaj pasi thotë se ka bllokuar thirrjet del se ka telefonuar disa herë, më shumë se 30 herë me Albert Veliun”.

Përsa i përket komunikimit mes tij dhe Jetmir Olldashit, Salianji thotë se ata kanë njohje të vjetër, ndërsa do t’i ofrojnë garanci ligjore e publike për ta mbrojtur.

“Komunikimi mes Jetmir Olldashit dhe Veliut sepse kanë qenë në investigim. Unë me Jetmir Olldashin kam njohje të vjetër, 256 herë në muaj janë pak komunikime. Do t’i japim garanci ligjore e publike për ta mbrojtur sepse i gjithë shteti po turret te Olldashi për ta çuar në gjykatë”./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono