“BABALE”/Prokuroria: Salianji të “sillet mirë” tre vjet

14:30 | 10/12/201914:300

Prokuroria ka dhënë pretencën për ish-deputetin e PD, Salianji si dhe për Fredi Alizotin, Albert Veliun, dhe gazetarin Jetmir Olldashin të akuzuar për dosjen “Babale”.

Prokurori Kol Hysenaj ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, por që do konvertohet në shërbim prove për 3 vite.

Sipas prokurorit, Fredi Alizoti ka bërë zërin e vëllait të ish-ministrit  Xhafaj kundrejt përfitimit prej 100 mijë eurosh.

“Përgjimet nuk janë origjinale dhe regjistrimet janë të pjesshme. Nga hetimet rezultoi se zëri në video-përgjim nuk i përket Agron (Geron) Xhafajt. Ervin Salianji ka bërë njohjen ndërmjet Fredi Alizotit dhe Albert Veliut”, deklaroi prokurori në seancë.

Prokuroria ka kërkuar 1 vit burg për Jetmir Olldashin që konvertohet në 200 orë shërbim prove. Prokuroria ka kërkuar 3 vite burg për Fredi Alizotin. Ndërsa për Albert Veliun (Babale) prokuroria ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg.

Të pranishëm në seancë gjyqësore ishin edhe ish-deputetët e grupit parlamentar të PD./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono