Babai i Kaçifas flet për mediat greke

13:55 | 30/10/2018

Babai i Kostandinos Kaçifas ka folur për herë të parë në mediat greke. Në një intervistë për  “Protothema”, ai tha se djali i tij u frymëzua nga ushtarët grekë të vrarë në vitet ’40-’41.

Kostandini u frymëzua nga ushtarët grekë që ranë në Epir. U frymëzua aq shumë dhe nuk po i ndahej flamurit grek”, thotë babai i 35-vjeçarit të vrarë në Bularat.

I ati i Kaçifas sqaroi në këtë intervistë se djali kishte ardhur në fshat 5 vite më parë për të punuar. Kostandini kishte vendosur edhe flamurin grek në kodrën e fshatit Bularat. Sipas babait, 35-vjeçari donte që banorët e fshatit të kishin një ndjenjë frymëzimi për helenizmin.

Kjo ishte intervista e parë e babait të 35-vjeçarit, kurse bashkëshortja e tij ka folur gjatë këtyre dy ditëve për mediat e Athinës. Ndërsa për gazetarët shqiptarë familjarët e Kostandinos Kaçifas nuk kanë pranuar të prononcohen./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono