Babagjyshi i Vitit të Ri, shenjtori që ka jetuar në të vërtetë

22:57 | 24/12/2018

Ferdinand Samarxhi ishte i ftuar në ABC Neës në vigjilje të Krishtlindjeve. Gazetari i njohur tregoi historinë e kësaj feste të besimtarëve të krishterë. Sipas Samarxhi, krishtlindjet janë kremtuar shumë kohë më parë se të lindte Jezusi biblik.

Por gazetari u ndal dhe foli rreth një personazhi të dashur për fëmijët dhe jo vetëm, Babagjyshin e Vitit të ri. Samarxhi tha se bëhet fjalë për një shenjtor që ka jetuar realisht dhe që personifikon dashurinë ndaj njerëzve.

“Ky është një personazh që ka jetuar realisht. Santa Klaus ishte Shën Nikola i Miras që në besimin e krishterë ai ishte një njeri bamirës. Kishte lindur në një familje të pasur, kishte Santa Gral, kishte një mistikë që ishte si shenjtor,dhe që bënte mjaft bamirësi. Vetë perëndia ia kishte dhënë këtë gjë aq shumë saqë varri i tij që kur të vdesë ky, varri i tij, eshtrat e tij ngaqë kishte shenjtëri pra që ishte një Babagjysh, një babaxhan në të gjithë botën dhe shpërdante lodra. Ka një histori se ky kur dëgjoi se në një shtëpi një baba ka tre vajza, ishte i mjeruar dhe gati t’i hidhte vajzat, ai i vajti nga oxhaku, i hodhi qese me florinj që të martonte vajzat. Hodhi qesen e parë, martoi vajzën e parë. Hodhi të dytën, martoi të dytën, ndërsa të tretën ai pa se dritaret dhe dera ishte e mbyllur e pa si variant oxhakun. Babagjyshi njihet në të gjithë botën është një peshkop i Miras dhe ka marrë pjesë në këshillin e Nikeas. Një Peshkop që vesh rroben e kuqe dhe me slitën e tij udhëton në të gjithë vendet e botës dhe kudo shfaq dashurinë me njerëzit, ndaj fëmijëve në veçanti”, tha ai./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono