“Azize mos ler asnjë ta zerë gjumi, ti je e vetmja shpresë..”, biseda prekëse nga operacionet e shpëtimit në Turqi

11:57 | 25/01/202011:570

Pamje të dhimbshme vijnë nga Turqia ku pas tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës Richter ndërruan jetë të paktën 22 persona, kurse mijëra të tjerë janë lënduar.

Ekipet e shpëtimit janë duke luftuar për të nxjerrë të mbijetuarit që ndodhen nën rrënoja.

Një ndër videot është bërë virale.

Pjestarja e ekipit të shpëtimit arriti të komunikojë me telefon me një grua që është bllokuar bashkë me familjen nën rrënoja duke i dhënë kurajo, raporton abcnews.al.

 

Komunikimi është përlotës dhe tashmë po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.

“Azize të lutëm fol me të gjithë që janë aty. Thirri emrat të gjithëve dhe mos ler njeri të flejë gjumë. Ti je shpresa jonë e vetme aty”, shprehet pjestarja e ekipit të shpëtimit.

“Ke fëmijet aty, bëhu e fortë për ta. Thuaji të marrin frymë me hundë dhe ta nxjerrin me gojë. Rrini të qetë sepse ne jemi këtu sipër. Po punojmë për t’ju shpëtuar”, vijon ajo.

Tërmeti goditi qytetin e Elazig në Turqinë jug-lindore gjatë mbrëmjes së djeshme duke shkaktuar 22 viktima deri më tani. /abcnews.al

 

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono