Avokati i Trump: Kam paguar nga xhepi im 130 mijë dollarë për Stormy Daniels


11:06 | 14/02/2018

Avokati i Donald Trump ka bërë me dije se ka paguar nga xhepi i tij, për blerjen e heshtjes së një aktoreje të filmave porno, një muaj para zgjedhjeve presidenciale. Ai thotë se 130 mijë dollarët nuk i janë rimbursuar nga Presidenti Amerikan.

Avokati personal i Donald Trump ka konfirmuar se ka paguar nga xhepi i vet për heshtjen e aktores pornografike, e cila ka treguar se ka pasur një marrëdhënie me presidentin amerikan në 2006. Në atë kohë manjati ishte një qytetar privat, i martuar me Melania, me të cilën kishin dhe fëmijën e parë. Avokati Michael Cohen i ka thënë Nju Jork Tajms, se i ka depozituar aktores Stephanie Clifford, që njihet më shumë me emrin e artit Stormy Daniels, 130 mijë dollarë, të cilat nuk i janë rimbursuar nga Trump.

“As organizata Trump, as fushata e tij, nuk kanë marrë pjesë në transanksionin për Clifford, dhe as më kanë kthyer paratë për pagesën, drejtëpërdrejtë apo në mënyrë indirekte”, theksoi Cohen.

Avokati ka bërë me dije se pagesa “ishte e ligjshme dhe nuk ishte një kontribut i fushatës apo një shpenzim i fushatës”. Mediat amerikane kanë raportuar se pagesa e bërë një muaj përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të 2016, në të cilat Trump u zgjodh në drejtim të Shtëpisë së Bardhë, ka pasur për qëllim të blejë heshtjen e një marrëdhnie të dyshimtë jashtëmartesore të manjatit.

Ndërkohë, Trump, përmes avokatëve të tij dhe 38-vjeçarja Clifford kanë mohuar se ndërmjet tyre ka pasur shkëmbim parash. Sipas një interviste të aktores së filmave porno, ajo është takuar me manjatin amerikan në një turne golfi në 2006. Gjithashtu ka konfirmuar se ka pasur raporte seksuale më Trump. Aktorja ka bërë me dije se kanë qëndruar në kontakt dhe janë takuar përreth një vit. Në atë kohë, Melania kishte vetëm 4 muaj që kishte lindur fëmijën e parë. Mediat amerikane shkruajnë se zbulimi i këtij fakti ka ftohur disi marrëdhëniet mes çiftit presidencial. Kjo është vërenjtur edhe në publik, ku Melania nuk ka pranuar t’i japë dorën Trump./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono