Autostrada Tiranë-Durrës, zhbllokohet rruga gjatë fundjavës


10:40 | 14/06/2018

Punimet që po kryhen në segmentin rrugor nga Vora në Maminas përfundojnë të premten. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore përmes një njoftimi për shtyp bëjnë të ditur se nga ora 12:00 mesditën e të  premtes deri në orën 06:00 të mëngjesit të së hënës autostrada Tiranë –Durrës do të jetë e hapur për kalimin e mjeteve në të dy anët e saj.

Kjo masë merret për të lehtësuar lëvizjen e pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës. Ndërkohë të hënën që në orën 06:00 të mëngjesit mbyllet për qarkullimin e mjeteve segmenti nga Maminasi në Sukth, ku do të nisin punimet.

Se nga do të kalojnë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore do të informojnë qytetarët ditën e dielë për rrugën që do të ndjekin automjetet që do të lëvizin nga Durrësi drejt Tiranës gjatë kësaj ndërhyrje./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono