Vladimir Prenga

neymar-rrengu.jpg
Vladimir Prenga10:57 | 22/01/2020

Neymar ka rënë pre e një rrengu të shokëve të skuadrës së tij te PSG. Paredes është ai që dyshohet se e ka bërë të gjithë, por mund të jetë orkestruar gjithçka edhe nga Angel Di Maria. Gjithsesi kjo pak rëndësi ka.

Sulmuesi brazilian, pasi ka shkuar në dhomat e zhveshjes i është drejtuar dollapit të tij dhe mbi rrobat e tij ka qenë surpriza: një gjarpër plastik. Neymar është trembur fillimisht dhe më pas nuk kanë munguar edhe ofendimet.

Pak sekonda “tërbim” dhe vendin e morën të qeshurat e brazilianit dhe të shokëve të tij. Një moment gazmor, që Paredes e ka postuar në rrjetet sociale. /abcnews.al

Carlo-Ancelotti.jpg
Vladimir Prenga10:43 | 22/01/2020

E pabesueshme ajo që i ndodhi Everton mbrëmjen e djeshme kundër Newcastle. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti po fitonte me rezultatin 2-0 edhe pas kohës së rregullt, por në minutat 94 dhe 95-t ata pësuan dy gola dhe u ikën dy pikë nga duart.

Dëshpërim i madh te lojtarët e Everton, çka e tha edhe trajneri italian pas ndeshjes. Jo vetëm kaq, por nuk munguan as notat e humorit. Ancelotti kujtoi finalen e Champions League që Milani e ka humbur kundër Liverpool në vitin 2005.

“Sigurisht që lojtarët janë të mërzitur. U thashë lojtarëve që kam më shumë eksperiencë se ata dhe se ‘kam humbur  finalen e Champions League kur po fitoja 3-0’. Kështu që mund të ndodhë diçka e tillë disa herë”, tha me shaka trajneri i Everton. /abcnews.al

Coutinho.jpg
Vladimir Prenga09:59 | 22/01/2020

Bayern Munchen duket se ka arritur ne një përfundim për të ardhmen e Philip Coutinho. Sulmuesi brazilian, sipas asaj që Bild raporton, nuk i ka bindur drejtuesit e klubit bavarez që të vendosin për të aktivizuar klauzolën që u jep mundësinë ta blejnë nga Barcelona.

Ata nuk janë të kënaqur me rritjen e lojtarit, prej të cilit presin shumë. 100 milion euro janë një sasi e madhe parash dhe Bayern Munchen nuk mendon se është lëvizja e duhur shpenzimi i tyre për transferimin përfundimtar të Coutinho.

Kështu në verë braziliani pritet të kthehet te Barcelona. Me Bayern Munchen, sulmuesi është aktivizuar në 16 ndeshje në kampionat dhe 12 prej tyre i ka nisur nga minuta e parë. Futbollisti 27-vjeçar në Bundesliga ka shënuar 6 gola, kurse në Champions e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm një herë. /abcnews.al

sormani-kalari-1280x853.jpg
Vladimir Prenga09:45 | 22/01/2020

Kritikat për Partizanin, pas humbjes me Skënderbeun, kanë qenë të shumta. Tifozët kanë vërshuar në rrjetet sociale dhe kanë lënë komente nga më të ndryshmet. Trajneri dhe lojtarët kanë qenë në shënjestër.

Kjo situatë e shton edhe më shumë presionin në kampin e kuq. Tifozët kërkojnë sërish titullin kampion dhe nuk do të jetë aspak e lehtë, nisur nga luhatjet që Partizani ka treguar në këtë sezon futbollistik.

Ndeshja e radhës është ajo kundër Kukësit dhe në kampin e kuq e kanë detyrim të paktën të mos humbasin. Fitorja në fakt do të ishte autokritika e duhur dhe mundësi e mirë për të mos e lënë skuadrën verilindore të shkëputet.

Nuk do të jetë e lehtë, sidomos kur bën llogaritë dhe mendon se trajneri Sormani nuk do të ketë në dispozicion dy titullarë të mesfushës. Rron Broja u ndëshkua me karton të kuq dhe duhet të shlyejë pezullimin, ndërkohë që edhe Bruno Telushi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Dy mungesa të rëndësishme në mesfushën e Partizanit, ndërkohë që këtë javë nuk mund të luajnë sërish edhe Deian Boldor e William Cordeiro, të dënuar me pesë ndeshje nga Komisioni i Disiplinës pas përplasjeve që patën me lojtarët e Teutës në muajin dhjetor. Ata kanë shlyer dy prej ndeshjeve dhe ende nuk mund ta shlyejnë me gjobë pezullimin. /abcnews.al

wrestling-ne-leyton.jpg
Vladimir Prenga09:22 | 22/01/2020

“Wrestling” në divizionin e katërt (League Two) të futbollit në Angli. Gjithçka ka ndodhur në fundin e takimit, mes Leyton Orient dhe Northampton Town. Kjo përballje u mbyll me rezultatin 1 – 1 dhe vendasit barazuan në minutën e 85-të me penallti.

Scott Wharton, mbrojtësi i Northampton, pasi u shënua goli u vërsul të ndalonte një prej lojtarëve vendas që të merrte topin e ta dërgonte në mesin e fushës sa më shpejt. Ai e ka kundërshtarin e dhe e përplas në tokë.

Më pas nis përplasja masive e lojtarëve të të dy ekipeve. Sigurisht më pas gjakrat u qetësuan, ndërkohë që arbitri i ndeshjes nxori dy kartonë të kuq, një për Wharton që nisi gjithçka dhe një për James Dayton. /abcnews.al

lojtari-me-i-vjeter-1280x825.jpg
Vladimir Prenga08:59 | 22/01/2020

Libri i rekordeve Guinness do të ketë një mision së shpejti. Në Egjipt pretendojnë se është regjistruar futbollisti më i vjetër profesionist dhe ai do të zbresë në fushën e blertë.

Më 6 tetor, në një klub të ligës së tretë ka firmosur Eez Eldin Bahder, një 74-vjeçar që nuk ka një të shkuar si futbollist. Nuk bëhen me dije detajet të kontratës që Bahder ka nënshkruar.

Vetë ai dhe Federata Egjiptiane e Futbollit e kanë ftuar Libri i rekordeve Guinness të shkojnë në Egjipt dhe të shikojnë një ndeshje të ligës së tretë, një tentativë për ta certifikuar Bahder si lojtarin më të vjetër në historinë e futbollit. /abcnews.al

takaj-1.jpg
Vladimir Prenga08:42 | 22/01/2020

Ardjan Takaj i është gëzuar fitores që Skënderbeu arriti me Partizanin një ditë më parë. Bardhekuqtë gjithsesi nuk mund të mos flasin për gjykimin dhe kreu i klubit korçar e ka me Adrian Beqirin. ” Më erdhi keq, pasi është hera e dytë që ky arbitër e bën në Korçë këtë lloj loje”, thotë fillimisht Takaj në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”.

Më tej ai shton: “Skënderbeu investon për të marrë pjesë në kampionat dhe nuk është arbitri që duhet të vendosë se kush do të jetë më sipër. Partizani, por edhe çdo ekip tjetër, të vijë dhe të meritojë atë që do marrë. Por, për arbitrin kam shumë pakënaqësi, pasi është hera e dytë me të njëjtin standard këtu në Korçë.

Është diçka e guximshme që një arbitër të ndikojë kështu në fushën e lojës. Partizani ka ardhur dhe ka fituar këtu me meritë, nuk ka pasur asnjë problem”. Takaj më pas foli edhe për Bruno Ditën, për të cilin është raportuar se kërkon largimin dhe ka bërë një padi në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve për pagat e pamarra.

“Bruno Dita është lojtar i Skënderbeut deri kur t’i përfundojë kontrata. Bruno Ditën besoj e patë të gjithë që ishte kapiteni ynë në fushë dhe ndër lojtarët më të mirë në këtë takim. Nuk ka asnjë çështje”, sqaron Takaj, i cili vë pikat mbi “i” edhe në lidhje me mesfushorin Lancinet Sidibe.

“Sidibe ka probleme me klubin e vet. Ai është lojtar i Lezhës, nuk ka lidhje të presim. Është presidenti i Besëlidhjes që vendos për të”, është shprehet presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj. Mesfushori nga Guinea është stërvitur me korçarët këto kohë, por ai është nën kontratë me Besëlidhjen dhe pa një marrëveshje mes klubeve nuk mund të transferohet te Skënderbeu. /abcnews.al

bylisi-tirana.png
Vladimir Prenga08:20 | 22/01/2020

Gola spektakolarë dhe polemika. Superiorja u rikthye dje me tre ndeshje, ndërkohë që për sot janë në program dy përballje të tjera. Ora 14:00 zbret në fushë Luftëtarin plot halle dhe Kukësin kryesues. Bluzinjtë, me merkaton e bllokuar dhe largimet e shumta, do kërkojnë të marrin pikë.

Nga ana tjetër skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro do ketë vetëm mungesën e Edis Maliki. Sulmi i tyre është i frikshëm dhe fitorja në Gjirokastër është detyrim, për të qëndruar të qetë në vendin e parë. Sigurisht verilindorët janë favoritë.

Takimi tjetër, ai i orës 17:00, është ndër më të fortët e kësaj jave. Tirana, pas tre fitoreve radhazi në muajin dhjetor, kërkon vazhdimësinë. Sigurisht, duke parë që përballë do të ketë Bylisin e vendit të dytë, e bën këtë një mision të vështirë.

Ballshiotët kanë treguar se edhe jashtë fushe janë një “kockë” e fortë për këdo. Edhe në kryeqytet do mundohen të marrin pikë dhe për këtë do të japin maksimumin në fushën e blertë. Në të dyja ekipet lëvizjet në merkato kanë qenë të pakta dhe skuadra do jenë pak a shumë ato të pjesës së parë të kampionatit. /abcnews.al

 

Takimet e sotme në Kategorinë Superiore
dosti.jpg
Vladimir Prenga20:12 | 21/01/2020

Adolfo Sormani e nisi keq vitin, pasi u mposht në Korçë nga Skënderbeu me rezultatin 3-2. Broja u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë dhe “demat” luajtën shumicën e kohës me një lojtar më pak.

Humbja nuk është pritur mirë nga tifozët, që nuk i kanë kursyer kritikat në rrjetet sociale. Nuk shpëtojnë dot sulmuesit e Partizanit, të cilët nuk e gjetën dot rrugën e rrjetës. Ish-sulmuesi, Edmond Dosti, kampion dhe golashënues i kampionatit në vitin 1993, kritikon hapur.

“Një Partizan që luajti mirë 30 minuta, por me daljen me të kuqe m’u duk sikur Partizanit ju prishën ekulibrat. Deri këtu “OK”, por a mundet kush të më thotë sa gjuajte bënë në portë sulmuesit tanë që fitojnë jo pak dhe si mundet të fitosh ndeshjet? Jo, jo, kështu jo!”, shkruan Dosti në llogarinë e tij në” Facebook”. /abcnews.al

teuta-fanellat.jpg
Vladimir Prenga16:22 | 21/01/2020

Teuta dhe Laçi përballen prej orës 17:00, ndërkohë që janë zbuluar edhe formacionet e të dyja ekipeve. Martini ia ka besuar sulmin një të riu, Lorenco Vilës, ndërkohë që rikthehet Cyrbja titullar. Kapitenin Arapi e zëvendëson Shkalla.

Ndryshime edhe te Laçi, me Grecën dhe Rapon që e nisin nga fillimi. I pari si sulmues i majtë, kurse i dyti në mbrojtje. Mungon Xhxiha i pezulluar, kurse Domgjoni është preferuar para Gjonit në qendër të mbrojtjes.

Formacioni i Teutës: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Shkalla, Kouros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, E. Vila, Cyrbja, L. Vila,  Trajner: Edi Martini

Formacioni i Laçit: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Rapo, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Greca, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono