Vladimir Prenga

vllaznia-partizani-1280x720.jpg
Vladimir Prenga09:26 | 20/01/2020

Vllaznia nxjerr në shitje biletat e ndeshjes me Flamurtarin, që zhvillohet nesër prej orës 14:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Klubi shkodran zbulon çmimet e biletave sipas sektorëve, ndërkohë që edhe u bën thirrje tifozëve të jenë në mbeshtetje të ekipit.

“KF Vllaznia bën të ditur se duke nisur nga sot në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e kampionatit, atë me Flamurtarin që luhet të martën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Oraret e hapjes së sporteleve janë si më poshtë: E hënë 10:00- 14:00, 16.30- 19.00; E martë, 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes.

Ndarja e tribunave në stadiumin “Loro Boriçi”

Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë: Tribunat C dhe E 200 lekë, Tribuna D 300 lekë, Tribuna A- B 500 lekë, Tribuna VIP 1000 lekë.

KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm në këtë ndeshje për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje të parë të këtij viti, duke shpresuar që të bëjmë edhe një start të mbarë me fitore”, thuhet në njoftimin e klubit shkodran. /abcnews.al

LUFTETARI-KA-ME-SHUME-BESIM.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
Vladimir Prenga09:03 | 20/01/2020

Luftëtari ende nuk ka gjetur një zgjidhje për të shlyer brazilianin Marco Aurelio, të cilit bluzinjtë i detyrohen rreth 60 mijë euro. Nëse nuk shlyhet borxhi, ose nuk arrihet një marrëveshje për ta paguar me këste, atëherë Luftëtari nuk mund të bëjë merkato.

Gjasat janë që të ndodhë kështu dhe kjo kuptohet nga ajo që lojtari ka thënë në të përditshmen sportive, “Panorama Sport”. Braziliani thekson se Luftëtari nuk dëshiron ta paguajë, edhe pse vetë ai ua ka bërë një propozim.

“Për fat të keq, ata nuk duan të më paguajnë. Ata janë borxhlinj ndaj meje dhe vazhdojnë të më japin urdhra. Unë po dal më i keqi në këtë histori. Nuk e di kush është i pari në klub në këtë periudhë.

Nëse ata nuk më paguajnë, unë do t’ua mbyll të gjitha dyert. Unë akoma jam duke u përpjekur që t’i ndihmoj ata me një marrëveshje të re, duke u falur diçka nga shuma që më detyrohen”, tregon Aurelio. /abcnews.al

pixlr_20200120082848306-1280x959.jpg
Vladimir Prenga08:20 | 20/01/2020

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Turqi, në ligën e tretë, në një ndeshje mes Usakspor dhe Velimesespor. Protagonist ka qenë portieri i ekipit vendas, i cili ka pritur dy penallti dhe është ndëshkuar me karton të kuq.

Si ndodhi e gjitha? Portieri i Usakspor ndali herën e parë penalltinë, por arbitri me ndihmën e asistentit vendosi ta përsëriste. Protestat e portierit vendas u shoqëruan me karton të verdhë.

Ai e priti edhe penalltinë e dytë dhe sërish u vendos të përsëritej. E pamundur të përmbahej “gardiani”, i cili mori edhe të verdhin e dytë dhe me të kuq duhet të linte fushën e lojës.

Por siç thonë, “Zoti i sheh të gjitha” dhe në portë u fut një prej lojtarëve të Usakspor dhe ia priti penalltinë futbollistit kundërshtar. Gjithçka e rregullt këtë herë dhe festa ishte e madhe. /abcnews.al

gjici-intervist.jpg
Vladimir Prenga18:22 | 19/01/2020

Kukësi duhet të fitojë patjetër titullin kampion këtë sezon. Kjo është kërkesa e presidentit të nderit, Safet Gjici, në intervistën për Abc News. Gjici flet edhe për largime të mundshme në janar.

I ka vendosur vetes një emër tjetër. Nga president i plotfuqishëm i Kukësit, Safet Gjici quhet president nderi, veçse dukshëm mbetet po aq i plotfuqishëm dhe e pa të udhës të vizitonte ekipin, në seancën e parë stërvitore në Shqipëri, menjëherë pas mbërritjes nga Turqia.

Kryetari i sotëm i Bashkisë së Kukësit i mbajti jo pak futbollistët dhe stafin teknik në qendër të fushës, në Kompleksin e Futbollit “Football Republic” në zonën e Mulletit, duke u folur siç u fliste kur ishte president. Ndarja e detyrave, për shkak të postit publik, nuk e pengon Gjicin të japë tonin në klubin dhe në skuadrën kuksiane, ndërsa flet për Abc News për fazën përgatitore në Antalia.

“Pres shumë, pasi ekipi është stërvitur shumë në Turqi, nga dy herë në ditë. Pavarësisht se nuk kanë fituar ndeshjet miqësore, kanë zhvilluar ndeshje të mira. Gjithsesi fusha e lojës në kampionatin shqiptar do të tregojë se çfarë kanë bërë gjatë fazës përgatitore. Pres shumë nga disa lojtarë që bëjnë diferencën, si Abazaj, Shkurtaj, Gavazaj apo edhe lojtarë të tjerë”, thotë fillimisht Gjici për gazetarin Bledar Kuka.

Është folur shumë se mund të ketë largime nga Kukësi. “Edhe sipas stafit teknik mendimi është se nuk është nevoja për lojtarë të tjerë. Nëse do kishte ndonjë lojtar që të bënte diferencën, pa diskutim që klubi do ta merrte. Sa i takon lojtarëve për në dalje, patjetër që klubi ka interes të shesë futbollistë. Gjithsesi oferta zyrtare te klubi nuk kanë ardhur deri tani, por ka pasur menaxherë të interesuar nga klube të mëdha në Europë”, shtoi presidenti i Kukësit.

A janë kërkuar 500 000 euro për Shkurtajn, dhe a mund të ketë largime në janar? “Ka interes për 3-4 lojtarë, jo vetëm për Shkurtajn. Nëse do të biem dakord, pse jo. Edhe ne janar, nëse ka interes klubi. Nëse nuk ka interes, atëherë do të vazhdojmë. Kemi një kampionat shumë të fortë dhe nuk është e lehtë që të marrësh titullin kampion duke luajtur jashtë fushe”, deklaron kreu i klubit verilindor.

Kukësi është në vend të parë pas gjysmës së sezonit. “Jam i kënaqur, por edhe nuk jam i kënaqur. Në fakt më kënaq vendi i parë dhe normalisht kënaqesh kur je i pari. Kemi pasur mundësinë të mos gabojmë në shumë ndeshje. Kemi bëtë hapa falsë.

Lojtarët janë dhe duhet që stafi teknik të marrë maksimumin e tyre. Kemi luajtur të gjitha ndeshjet jashtë dhe të jesh në vend të parë është meritë edhe e skuadrës, edhe e menaxhimit dhe gjithë klubit. Dolëm kampionë dimri, por duhet të dalim kampion vere, pasi atëherë merret kupa”, përfundon Gjici. /abcnews.al

kumbulla-1280x720.jpg
Vladimir Prenga16:00 | 19/01/2020

Një përplasje e ka penalizuar mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Shtatlarti 19-vjeçar u detyrua të linte fushën e blertë në takimin me Bologna në mesin e pjesës së parë.

Trajneri Ivan Juric e zëvendësoi djaloshin nga Malësia e Madhe, pasi nuk mund të vazhdonte më. Në të shkuarën Kumbulla ka pasur probleme me shpatullën dhe normalisht ekziston edhe frika për të një dëmtim tjetër. / abcnews.al

partizani-1-1280x697.jpg
Vladimir Prenga15:26 | 19/01/2020

Partizani del në stërvitje pa asnjë përforcim të ri në sulm. Trajneri Sormani përgatiti skuadrën për ndeshjen me Skënderbeun, duke pasur besim tek sulmuesit që ka në ekip.

I numëroi lojtarët e ofensivës dhe i dolën mjaft. Adolfo Sormani e quan veten njeri me fat që drejton Partizanin në këtë moment dhe nuk mendon se ndonjë sulmues tjetër do t’i bënte punë skuadrës së tij. Asnjë fytyrë e re nuk u pa në seancën e parë stërvitore në Shqipëri, zhvilluar në kompleksin “Internacional” në Pezë Helmës, pra as i shumëpërfoluri Reginaldo.

Natyrisht, kjo mund të ketë qenë edhe zgjedhje e drejtuesve të klubit, por italiani mendon se me Brawn, Solomon, Bardhin e Çinarin, pa folur për të tjerët, nuk duhet ta ketë problem golin. Rrjetat sidoqoftë kanë qenë me pikatore deri tani, por Sormani njeh vetëm një rrugë për ta ndryshuar gjendjen: stërvitjen e fortë për sulmuesit e tij.

Aq e vërtetë është kjo, saqë lojtarët ofensivë e vazhduan stërvitjen me aksione para zonës së rreptësisë dhe me gjuajtje drejt portës, ndërsa gjithë të tjerët kishin shkuar tek dushet. Rritja e rendimentit për golat është e detyrueshme pas largimit të Jasir Asanit, ndërsa Esat Mala vazhdon të jetë i pezulluar nga klubi dhe është zbritur tek Partizani B.

Italiani provoi shumë skema lidhur me ndeshjen që do të luhet në Korçë këtë të martë ndaj Skënderbeut, me rifillimin e Superiores. Ai vuri theksin tek veprimet mbrojtëse dhe sulmuese, dhe sidomos në goditjet standarde, qoftë nga këndi apo edhe goditjet e dënimit, anësore dhe ballore me portën.

Partizani ndodhet në vend të katërt në Superligë, me tri pikë më pak se Kukësi, ndërsa pretendimet e klubit, por edhe të vetë Sormanit, janë që të mbrohet titulli kampion i fituar vjet me Skënder Gegën në stol. /abcnews.al

rebic-hernandez-1280x800.jpg
Vladimir Prenga14:29 | 19/01/2020

Milani fiton në frymën e fundit. Udinese u mundua të surprizonte, por në fund kuqezinjtë triumfuan me shifrat 3-2. Nisje e keqe, por kuqezinjtë në shtesë ia dolën të gëzojnë dhe të marrin tre pikët, që vlejnë shumë në rrugëtimin e tyre.

Në minutën e gjashtë. Portieri Gigio Donnarumma e teproi me një dalje nga zona dhe bardhezinjtë realizuan me Stryger Larsen. Milani u vu në lëvizje dhe u mundua të barazonte shifrat, por pa ia arritur qëllimit në 45 minutat e para.

Trajneri Stefano Pioli hodhi në fushë Ante Rebic dhe kroati e shpërbleu besimin e dhënë, duke shënuar tre minuta pasi zbriti në fushë. Një aksion model, kombinime të bukura mes Conti-Leao, me mbrojtësi që shërbeu në zonë dhe Rebic u tregua i saktë me gjuajtjen e tij.

Duhej sërish gol dhe këtë herë ishte një mbrojtës që çoi stadiumin “San Siro” peshë. Theo Hernandez, me një gjuajtje nga jashtë zone shtangu portierin vendas me një “predhë”. Milani në avantazh, por festën e prishi Lasagna, i cili barazoi me një goditje me kokë.

Gjithsesi skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli reagoi dhe në minutat shtesë Ante Rebic u kthye në hero për Milanin, pasi me një lëvizje dhe një gjujatje të bukur nxori duarbosh kundërshtarët e Udinese. /abcnews.al

benaccer-1.jpg
Vladimir Prenga14:03 | 19/01/2020

Realizohet përmbysja e madhe. Milan e nisi me një marsh më shumë pjesën e dytë dhe barazoi menjëherë me anë të Rebic. Tani ka ardhur edhe goli i dytë. Eurogol i Theo Hernandez, i cili godet fluturimthi në minutën e 71-të.

Konkretizim fantastik i mesfushorit, festë e madhe mes lojtarëve dhe po kaq e çmendur edhe në shkallët e “San Siros”, teksa Milan është shumë afër fitores së radhës. /abcnews.al

Cavani.jpg
Vladimir Prenga13:56 | 19/01/2020

Edinson Cavani është i vendosur për t;u larguar nga PSG që tani dhe jo të presë përfundimin e kontratës në fund të muajit qershor. Sulmuesi uruguaian është i preferuari i Diego Simeone dhe Atletico Madrid e ka bërë një ofertë.

10 milion euro në tavolinë, por sheikët e PSG janë të vendosur dhe kërkojnë 30 milion. Tratativat vazhdojnë dhe në Spanjë raportohet se Cavani ka kërkuar nga trajneri Thomas Tuchel të mos aktivizohet në sfidën e sotme.

Sulmuesi pret që të mbyllet marrëveshja dhe të transferohet, ndaj edhe nuk dëshiron të luajë në sfidën e Kupës, që zhvillohet sonte prej orës 20:55 kundër Lorient. /abcnews.al

 

rebic-gfol.jpg
Vladimir Prenga13:42 | 19/01/2020

Milani ka barazuar kundër Udinese dhe autori i golit është sulmuesi Ante Rebic. Kroati u hodh në fushë në fushë në fillimin e pjesës së dytë dhe ia doli të gjente rrugën e rrjetës pas tre minutash.

Një aksion i bukur i Milanit nga e djathta, me mbrojtësin Andrea Conti që ishte protagonist. Pasimi i tij në zonë u konkretizua me gol nga Rebic dhe tani kuqezinjtë do të kërkojnë përmbysjen.

Për kroatin ky është goli i parë në Serie A, pas nëntë ndeshjesh. E ardhmja e sulmuesit te Milani ishte vënë në dyshim, por kuqezinjtë nuk hoqën dorë nga shërbimet e tij, edhe pse në Gjermani e dëshironin. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono