Veronik Istrefaj
Draxler dhe Cavani

Pellegrini-Dzeko.jpg
Veronik Istrefaj19:56 | 19/01/2020

Roma ka triumfuar me rezultatin 1-3 në transfertë kundër Genoas, duke marrë tri pikë të rëndësishme. Ndeshja nisi praktikisht me gol, pasi sulmuesi anësor, Cengiz Under, kaloi romakët në avantazh në minutën e gjashtë të takimit.

Një autogol nga Biraschi në të 44-ën dyfishoi për Romën, por vetëm pak sekonda më vonë, Pandev shënoi për Genoan dhe çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-2.

Në pjesën e dytë, Roma nuk bëri hap fals dhe arriti të gjejë golin e sigurisë. Dzeko në të 74-ën iu shtua listës së golashënuesve dhe i dha tri pikë të rëndësishme Romës, që ngjitet provizorisht në vend të katërt. Ndërsa Genoa, rrezikon shumë, pasi mbetet në vend të 19-të./abcnews.al

liverpool-1.jpg
Veronik Istrefaj19:37 | 19/01/2020

Liverpool nuk është ndalur as nga Manchester United dhe në “Anfield Road”, djemtë e Jurgen Klopp kanë triumfuar me rezultatin e pastër 2-0. Ishte Van Dijk ai që shënoi golin e parë me kokë, në minutën e 13-të.

Më pas, Liverpoolit iu anuluan dy gola nga VAR, një Firminos dhe një mesfushorit Wijnaldum. Manchester United shtyu më shumë në pjesën e dytë për të gjetur një gol barazimi, por në sekondat e fundit, u ndëshkuan.

Mohamed Salah merr një asist nga Alisson, po, nga portieri. Braziliani shkelmon një top të gjatë përpara dhe Salah del i vetëm përballë De Geas. Ylli egjiptian nuk e ka të vështirë të shënojë dhe i jep fitoren 2-0 të kuqve të Jurgen Klopp./abcnews.al

Muriqi-2.jpg
Veronik Istrefaj19:06 | 19/01/2020

Vedat Muriqi, sulmuesi i Fenervahce, ishte protagonist absolut mbrëmë në takimin kundër Gaziantep. Bomberi dardan asistoi golin e parë, shënoi të dytin dhe u ndëshkua me karton të kuq në atë fitore 0-2. Për faqen zyrtare të Fenerbahce, Muriqi preku disa tema.

“Ishte shumë e rëndësishme për mua dhe për shokët e skuadrës që të dilnim fitues nga kjo sfidë. Mendimi ynë i vetëm është të fitojmë kampionatin. Fokusohemi vetëm në fushë.

Nuk kemi mendime të tjera. E kam kuptuar se disa njerëz pas ndeshjes më kritikuan për kartonin e kuq, por nuk dua të flas për këtë gjë. Nuk ka nevojë të flitet për këtë gjë. Kur je në fushë, shpeshherë rrëmbehesh nga emocionet dhe ndëshkohesh.

Do ndëshkohesha me karton të kuq edhe pas golit, pasi isha gati të hiqja fanellën. Mendoj se janë momente që të rrëmbejnë emocionet. Duam kampionatin e 29-të dhe jemi të fokusuar vetëm tek arritja e këtij objektivi”, u shpreh Muriqi./abcnews.al

Muriqi duke festuar golin e tij mbrëmë
Bakaj-1.jpg
Veronik Istrefaj18:44 | 19/01/2020

Ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi, Elis Bakaj, ka shpërndarë me fansat e tij një lajm të madh. 32 vjeçari dhe partnerja e tij janë shtuar me një vajzë, e cila është quajtur Alison dhe ka lindur sot. Numri 19 është me fat për Elis Bakajn, i cili e ka mbajtur mbi shpinë këtë numër dhe pikërisht në datën 19, ka një gëzim të madh. Sulmuesi e shpërndau këtë lajm të gëzueshëm në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku shkroi:

“19 ka qenë gjithmonë numër me fat për mua dhe në 19-01-2020 është dita me e bukur e jetës time. Alison, mirë se erdhe në jetën tone shpirti babit. Babi dhe mami lusin Zotin që të japi shëndet dhe të japi çdo gjë që ti dëshiron në jetën tënde. Babi do bëj çdo gjë që ti të jesh e lumtur. Faleminderit Zot!/abcnews.al

Postimi i Elis Bakaj në Instagram
Van-Dijk.jpg
Veronik Istrefaj17:50 | 19/01/2020

Është zhbllokuar takimi mes Liverpoolit dhe Manchester United. Autori i golit ka qenë Virgil Van Dijk, në minutën e 13-të. Gjiganti holandez mposht në duel ajror kapitenin e Manchester United, Harry Maguire, për të shënuar një gol të bukur me kokë.

Edhe krosimi i Alexander-Arnold ishte i shkëlqyer dhe të besuarit e Jurgen Klopp në avantazh. Festa e kuqe në “Anfield Road” e shkëlqyer dhe ndeshja mes dy rivalëve të vjetër, është ndezur./abcnews.al

Premier League, java 23

Liverpool – Man. United  1-0
Van Dijk 13′

Bayern-Bundesliga.jpg
Veronik Istrefaj17:25 | 19/01/2020

Bayern Munchen ka shkatërruar Hertha Berlin me rezultatin 0-4. Bavarezët pritën plot 60 minuta për të gjetur golin e parë të sfidës, me anë të Thomas Muller. Gjermani gjuanbukur fluturimthi brenda zonës dhe mposht portierin vendas.

13 minuta më vonë, Lewandowski arrin të shënojë me anë të një penalltie, duke shkuar në kuotën e 20 golave në kampion. Polaku duket i pandalshëm dhe nga ndeshja në ndeshje, po gjen rrjetën. Alcantara trefishoi në minutën e 75-të, ndërsa Perisic në të 84-ën vendosi rezultatin final të sfidës.

Kjo fitore e ngjit Bayernin në vend të dytë në renditje, me 36 pikë. Leipzig kryesues ka katër pikë më shumë se të besuarit e Flick, ndërsa M’Gladbach zbret në vend të tretë, me 35 pikë./abcnews.al

Bundesliga, java 18

Hertha Berlin – Bayern Munchen  0-4
Muller 60′, Lewandowski (p) 73′, Alcantara 75′, Perisic 84′

Vardy-Leicester.jpg
Veronik Istrefaj16:56 | 19/01/2020

Leicester City me shumë gjasa i ka larë duart me titullin kampion. “Dhelprat” janë mposhtur sot nga Burnley, me rezultatin 2-1. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të talentit Harvey Barnes, të besuarit e Brendan Rodgers nuk arritën të merrnin tri pikët, madje dolën pa asnjë pikë nga “Turf Moor”.

Barnes dhe Leicester festojnë golin e avantazhit

Burnley arriti të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë, me anë të sulmuesit Wood dhe mesfushorit Westwood. Sulmuesi i Burnley barazoi fillimisht në minutën e 56-të, ndërsa Westwood përmbysi gjithçka në të 79-ën.

Ajo që vret më tepër për Leicester është se humbin edhe një penallti kur ndeshja ishte në barazim 1-1, me Jamie Vardy që u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë. Nëse Liverpool fiton sot kundër Manchester United, atëherë gara për titull mund të quhet e mbyllur./abcnews.al

Westwood feston golin e fitores

Premier League, java 23

Burnley – Leicester  2-1
Wood 56′, Westwood 79′ / Barnes 33′

Rashford-Milner.jpg
Veronik Istrefaj16:40 | 19/01/2020

Sot në Anfield Road, luhet derbi i madh anglez mes Liverpoolit dhe Manchester United. Të kuqtë e Jurgen Klopp kanë 20 fitore dhe vetëm një barazim në 21 ndeshjet e luajtura në Premier League dhe pikërisht ky barazim, ka ardhur kundër Manchester United. “Djajtë e Kuq” kanë provuar gjithmonë se janë një rival i fortë për të besuarit e Klopp dhe ndeshja e sotme, do të jetë shumë delikate për të dyja skuadrat.

Solskjaer nuk ka të gatshëm yllin e skuadrës, Marcus Rashford, dhe është detyruar të bëjë ndryshime në formacion. De Gea starton në portë, ndërsa mbrojtja me tre përbëhet nga Lindeloff, Maguire dhe Shaë. Williams, Matic, Fred dhe Wan-Bissaka luajnë në mesfushë. Pereira luan pas dy sulmuesve Martial dhe James.

Ndërsa Liverpool, vazhdon me skemën 4-3-3. Alisson, Robertson, Van Dijk, Domez dhe Arnold janë pesëshja e prapavijës. Në mesfushë, Wijlaldum, Henderson dhe Chamberlain. Treshja e sulmit, e pandryshuar: Mane, Firmino dhe Salah premtojnë gola dhe spektakël. Një sfidë e gjitha për t’u ndjekur./abcnews.al

sormasni-me-demin-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj23:51 | 18/01/2020

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ka folur për disa nga temat më të nxehta rreth klubit të tij. Në Supersport, numri një i “Demave të Kuq” foli për merkaton, ndërrimin e trajnerëve, problemet e Sormanit dhe “afrimin” e bujshëm, Reginaldon, për të cilin refuzoi gjithcka. Në fjalën e tij, Demi tha: “Të them të drejtën më pëlqeu kjo qetësia pa impenjime. Skuadra ka bërë mirë në Antalia, sipas informacioneve që kam trajneri i ri është i kënaqur e tani të shohim.

Ndërrimet e trajnerëve nuk i kam bërë vetëm unë, këtë herë kam marrë trajner me dashurinë time, e pëlqeu edhe stafi. Kishim lënë një projekt në mes me zotin Sormani, është një burë që kisha dëshirë ta merrja në qershor, për arsye familjare nuk mundëm. U arrit tani e shpresojmë të shkojë shumë mirë.

Sormani nuk ka pasur asnjë probleme me lojtarët kur iku, ka qenë me dashuri dhe respekt atëherë. Nuk ka qenë punë regatash, ka qenë vetëm një moment shqiptar i një njeriu pak ekzigjent. Kështu ka  qenë muhabeti, e kam pasur gjithë stafin kundër atëherë e jam penduar.

Mala? Unë flas si biznesmen e mendoj si një ndërmarrje, në ta ka rregulla të njëjta për të gjithë. Ai stërvitet e luan me ekipin B. Partizani është sipërmarrje e madhe, asnjë lojtar nuk është më shumë se tjetri, te Partizani është grupi më i rëndësishëm se sa çdo lojtar. Ka pasur probleme administrative e shpresojmë t’i zgjidhim se kemi folur me Malën e familjen, drejtori shpresojmë ta gjejmë zgjidhjen,

Problemet ekonomike? Do kem dëshirë të mos cenohet gara, kam dëgjuar që ka problematika. Ne punojmë te Partizani,  nuk shohim jashtë çfarë bëhet. Kam dëgjuar që ka probleme por duhet ta bëjë federata, jo ta bëjmë ne zgjidhjen. Nuk mund të jap mend jashtë shtëpisë time, jap për shtëpinë time për Partizanin. Duhet të qartësohemi të marrim vesh edhe ne si është problematika. Presidenti i Flamurtarit thotë me datë 21 ekipi është gati. Edhe mund të ngremë zërin të organizojnë një mbledhje në FSHF. Do i them stafit të flasim me Federatën e diskutojmë, e mira është të mos ketë probleme se në fund të jetë fair play i pastër.

Rexhinaldo? Nga informacioni që kam, nuk ka lidhje, këto i bëjnë mediat a menaxherët, hapin muhabete për një klub tjetër. Nuk kemi ndonjë interesim për këtë lojtarë, janë disa lojatë që po sheh Olsi me Sormanin, ku lojtar nuk ka qenë asnjëherë. Të jesh i sigurt që ne nuk kemi pasur asnjë interesim për Rexhinaldon. Stafi teknik nuk ka pasur asnjë bisedë të vogël, asnjë seancë stërvitore, asnjë sekondë”, përfundoi presidenti Demi./abcnews.al

Podolski.jpg
Veronik Istrefaj23:39 | 18/01/2020

Lukas Podolski është rikthyer në Europë. Sulmuesi gjerman kaloi tri vite në Azinë e largët, ku mbronte fanellën e Vissel Kobe në kampionatin japonez të futbollit. Duket se mëngjarashi gjerman ka gjetur skuadër të re dhe do të rikthehet në Europë.

Sipas raportimeve në media të ndryshme, Poldi ka gjetur akord me skuadrën e Antalyaspor dhe do të luajë në kampionatin turk të futbollit. Kampioni i botës do të nënshkruajë një kontratë 18 mujore me ekipin turk.

Podolski konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë gjermanë të gjeneratës së tij dhe shquhet për goditjet e tij të forta me këmbën e majtë. Tashmë 34 vjeç, Podolski i ka lënë pas vitet e tij më të mira, por do të luajë futboll për të paktën edhe një vit e gjysmë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono