Veronik Istrefaj

Solskjaer-2.png
Veronik Istrefaj20:49 | 20/10/2019

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka thënë pas barazimit 1-1 ndaj Liverpool se gjyqtari kryesor i takimit, Martin Atkinson, ishte njeriu i ndeshjes. Sipas tij, gjyqtari anglez e arbitroi këtë sfidë në mënyrë të përkryer, ashtu siç duhet arbitruar një derbi:

“Jemi të zhgënjyer vetëm për rezultatin, mund të merrnin më shumë. Tifozët ishin të shkëlqyer, ndihmuan shumë skuadrën në këtë moment të vështirë. Zbatuam shumë mirë planin tonë dhe neutralizuam thuajse çdo aksion të Liverpoolit. Nuk mbaj mend që De Gea të ketë bërë ndonjë pritje shpëtimtare. Kishim vetëm një moment pasigurie dhe u ndëshkuam.

Meritonim më shumë? Patjetër, por treguam shenja përmirësimi dhe kjo gjë na jep shumë besim. Mund të zgjedh disa lojtarë si më të mirët në fushë, por më i miri them se ishte gjyqtari. E mbajti ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, ashtu siç duhet arbitruar një derbi”, përfundoi Solskjaer./abcnews.al

1-1-1280x806.png
Veronik Istrefaj20:36 | 20/10/2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është shprehur shumë i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve të tij në barazimin 1-1 ndaj Manchester United në “Old Trafford”. Tekniku gjerman foli menjëherë pas përfundimit të takimit, duke thënë:

“Një pikë, më mirë se asnjë pikë. Normalisht, duhet të luanim shumë më mirë seç bëmë sot. Gjithsesi, e pranojmë këtë rezultat dhe ecim përpara. Të jem i sinqertë, nuk meritonim më shumë se kaq. United është një ekip i fortë, gjithmonë të krijon probleme, pavarësisht situatës ku ndodhen.

Në Old Trafford është gjithmonë vështirë të luash. Jami zhgënjyer vetëm nga paraqitja që bëmë sot, megjithatë, shohim përpara”, përfundoi strategu gjerman./abcnews.al

Dermaku.jpg
Veronik Istrefaj20:18 | 20/10/2019

Parma ka marrë një fitore të thellë 5-1 ndaj Genoas, duke bërë një ndeshje të shkëlqyer. Njeriu i takimit ishte padiskutim sulmuesi Cornelius, që shënoi tripletë brenda 8 minutash. Mbrojtësi ynë kuqezi, Kastriot Dermaku, luajti titullar në këtë takim, deri kur u zëvendësua në minutën e 75-të për shkak të një problemi fizik.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 38-të, kur mesfushori Kucka gjeti rrjetën. Më pas, do të niste spektakli nga Cornelius. Sulmues gjeti golin e parë personal në minutën e 42-të, për të shënuar sërish 2 minuta më vonë.

Më pas, në minutën e pestë të pjesës së dytë, Cornelius do të shënonte sërish, për të mbyllur përfundimisht historinë e takimit. Pinamonti shënoi golin e nderit për Genoan, në minutën e 52-të, ndërsa Kuluvevski vendosi rezultatin final të sfidës në 5-1, me golin e tij në minutën e 79-të.

Serie A, java 8

Parma – Genoa  5-1
Kucka 38′, Cornelius 42′ 45′ 50′, Kuluvevski 79′ / Pinamonti 52′

Lallana.jpg
Veronik Istrefaj19:58 | 20/10/2019

Manchester United ishte shumë pranë një fitoreje historike përballë Liverpool, por ai gol i Adam Lallana në minutën e 85-të bëri që dy skuadrat të marrin nga një pikë pas rezultatit 1-1. United bëri gjithçka mirë dhe e meritonte fitoren, por Liverpooli tregoi karakter dhe ia doli të shmangte humbjen.

Si gjithmonë, në komentin e Sky Sport, ishin dy legjendat e futbollit anglez, Jamie Carragher dhe Gary Neville. Kjo sfidë ishte shumë emocionale për dy ish-futbollistët, pasi panë për 90 minuta ish-ekipet e tyre të luftonin në fushë.

Edhe pse para kamerave, si Carragher, ashtu dhe Neville, nuk i fshehën emocionet, madje ish-mbrojtësi i MAnchester United goditi fort tavolinën në momentin kur Lallana barazoi shifrat. Një moment që tregon qartë urrejtjen që tifozët e Manchester United kanë ndaj Liverpoolit./abcnews.al

Muriq.jpg
Veronik Istrefaj19:39 | 20/10/2019

Vedat Muriqi vazhdon të impresionojë. Sulmuesi i Kosovës po kalon një formë të shkëlqyer dhe ka shënuar sërish sot, në takimin kundër Denyaspor.

Gjiganti i sulmit ishte në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës, në minutën e 62-të. Ky gol dyfishoi avantazhin e Fenerbahce.

Muriqi ishte i grumbulluar me Kosovën në sfidat e tetorit, madje dhe shënoi në sfidën delikate ndaj Malit të Zi. Formën e mirë me përfaqësuesen dardane, Muriqi e ka marrë me vete dhe në Turqi, aty ku ka shënuar katër gola deri më tani dhe ka asistuar një herë./abcnews.al

Lallana.png
Veronik Istrefaj19:25 | 20/10/2019

Manchester United dhe Liverpool janë ndarë në barazim 1-1 në sfidën e luajtur sot në “Old Trafford”. Të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer ishin shumë pranë një fitore historike, pasi goli i Rashford në minutën e 36-të u duk se do i jepte tri pikët “Djajve të Kuq”.

Megjithatë, Liverpool barazoi në minutat e fundit të sfidës, me anë të Adam Lallana, që shënoi pas plot 36 ndeshjeve në Premier League pa gjetur rrjetën. Goli i Rashford ishte dhe shumë i kontestuar nga lojtarët e Liverpool, pasi pretendonin për një faull ndaj Origit.

Megjithatë, Rashford shënoi dhe goli i cilësua si i rregullt pas konsultimit me VAR. U duk se Liverpooli do të pësonte humbjen e parë pas shumë muajsh, por nga stoli, Lallana gjen rrjetën pas një pasimi fantastik nga Robertson dhe të dyja skuadrat ndanë nga një pikë./abcnews.al

Premier League

Man. United – Liverpool  1-1
Rashford 36′ / Lallana 85′

Monaco-1280x853.jpg
Veronik Istrefaj19:11 | 20/10/2019

Monaco ka marrë një fitore të vuajtur 3-2 përballë Rennes, duke u larguar nga fundi i tabelës. Klubi i Principatës e mori këtë triumf vetëm në sekondat e fundit, falë golit të francezit Ben Yedder. Në këtë sfidë, pati përmbysje për përmbysje.

skuadra e Monacos shënoi e para, që në minutën e tretë të takimit, minutë kur Ben Yedder shënoi golin e parë personal. Në minutën e 12-të, Rennes barazon, me anë të Moaussa. Në fillim të pjesës së dytë, Rennes përmbys gjithçka, pasi Hunou (48′) gjen rrjetën dhe shokon vendasit.

Megjithatë, të besuarit e Leonardo Jardim nuk do të dorëzoheshin dhe do të përmbysnin këtë disavantazh. Slimani barazon provizorisht shifrat në minutën e 58-të, ndërsa në sekondën e fundit të takimit, Ben Yedder i jep fitoren Monacos. Me këtë fitore, Monaco ngjitet në vend të 14-të, në kuotën e 12 pikëve/abcnews.al

Francë, Ligue 1

Monaco – Rennes  3-2
Ben Yedder 3′, 90+3′, Slimani 58′ / Moaussa 12′, Hunou 48′

Sadiku-1.png
Veronik Istrefaj18:41 | 20/10/2019

Malaga ka marrë një fitore 0-2 në transfertë përballë Deportiva La Coruna, duke u larguar disi nga zona e ftohtë e renditjes. Sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku, ka gjetur golin në këtë sfidë, duke dyfishuar avantazhin e skuadrës së tij.

Në minutën e 87-të, bomberi shqiptar përfiton mjaft mirë nga një dalje e gabuar e portieri vendas, për të shënuar më pas me kokë me portën e boshatisur. Ky gol ishte i treti në kampionat për Sadikun, që së bashku me Keidi Baren, e nisi titullar këtë sfidë.

Këto tre pikë, e çojnë Malagan në vendin e 19-të, në kuotën e 11 pikëve. Deri më tani, Sadiku po bën një sezon personal shumë të mirë dhe me shumë gjasa, do të grumbullohet edhe në kombëtare në sfidat e nëntorit./abcnews.al

Spanjë, La Liga 2

Dep. La Coruna – Malaga 0-2
Villanueva 42′, Sadiku 87′

Rashofrd-1280x842.jpg
Veronik Istrefaj18:14 | 20/10/2019

Manchester United ka kaluar në avantazh përballë Liverpoolit, me anë të sulmuesit të talentuar, Marcus Rashford. Liverpooli ishte në sulm, me anë të Origit, por mbrojtësit Lindelof i rrëmben topin pa faull. Menjëherë, “Djajtë e Kuq” nisen në kundërsulm me anë të uellsianit Daniel James, që është shumë i shpejtë për mesfushorin Wijnaldum.

pasi merr mirë krahun e djathtë, James kroson në qendër, aty ku Rashford tregohet më i zgjuar se MAtip dhe i vjedh kohën, duke e pasur të thjeshtë të mposhtë portierin Alisson nga një distancë e afërt.

Ky gol i Rashford erdhi në minutën e 36-të, por lojtarët e Liverpoolit kërkuan rishikimin e golit me VAR, pasi pretendonin për një faull ndaj Origit. Pas konsultimit me VAR, gjyqtari Atkinson e konsideron golin të rregullt dhe United në avantazh./abcnews.al

Premier League

Man. United – Liverpool  1-0
Rashford 36′

Pastore-1280x854.jpg
Veronik Istrefaj17:21 | 20/10/2019

Roma vazhdon të tregojë një nivel shumë të dobët futbolli, pasi dhe në takimin e sotëm kundër vendit të fundit, Sampdoria, nuk ia doli të fitojë. Romakët nuk shkuan dot më shumë se një barazim 0-0 në transfertë, edhe pse shiheshin si favoritë për të triumfuar.

Sampdoria ia doli të marrë një pikë të vyer, por mbeten ende në vend të fundit, me vetëm 4 pikë. Roma e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë, pasi i riu Kluivert, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 87-të.

Në sfidën tjetër të orës 15:00, Udinese ka mposhtur Torinon në shtëpi. Bardhezinjtë e drejtuar nga Tudor morën tri pikë shumë të rëndësishme, falë golit të sulmuesit Okaka (42′). Me këtë fitore, Udinese barazon Torinon në numër pikësh, me 10 pikë, ndërsa të dy këto skuadra ndajnë vendin e nëntë dhe të dhjetë në renditje./abcnews.al

Serie A, java t8

Sampdoria – Roma  0-0
Udinese – Torino  1-0
Okaka 42′


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono