us er

vlcsnap-error894-2-1280x720.jpg
us er14:34 | 16/12/2017

Rasëll Uestbruk pati një tjetër ndeshje të madhe në basketbollin amerikan. Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar siguroi fitoren e Oklahomës në fushën e Filadelfias

Shpesh quhet egoist, por kështu edhe ia do puna.

Rasëll Uestbruk është i veçantë në llojin e vet edhe në një ligë superyjesh si NBA, dhe me mënyrën e tij siguroi një tjetër fitore të Oklahomës.

Luhej në fushën e Filadelfias, dhe doli përballja më dramatike e sezonit.

U deshën tri kohë shtesë për të përcaktuar fituesin, dhe pas 63 minutash efektive dhe më shumë se dy orësh në parket, miqtë triumfuan 119-117.

Përballë Oklahomës, Filadelfia bëri gjithçka për të fituar.

Skuadra vendase deshi të kënaqte tifozët dhe më i miri tek ajo ishte Xhoel Embajl me 34 pikë, por fort luajtën edhe Redik, Shariç apo Kovington.

Uestbruk realizoi tripëll dabëllin e radhës, me 27 pikë, 18 topa në tabela e 15 asiste, si dhe duke i vjedhur dy topa kundërshtarëve.

Tensioni ishte I madh dhe mbrojtja vendase tepër e fortë, gjë që e detyroi basketbollistin me numrin 0 në fanelë që të gabonte shumë në gjuajtje.

Gjithsesi, Uestbruk vazhdoi ta provonte derisa pati sukses.

Pavarësisht gabimeve dhe individualizmit të theksuar, ai di të ndihmojë shokët.

Jo më kot udhëheq NBA-në me numrin e asisteve duke lënë prapa jo më pak se vetë Lebron Xhejmsin.

Po ashtu, ai udhëheq edhe renditjen e tripëll dabëllave për lojtarët ende aktivë, ndërsa me 89 të tillë po i afrohet podiumit të të gjitha kohëve.

Lojtari më i mirë i sezonit të kaluar dëshiron edhe diçka që nuk e ka provuar, një titull kampion./abcnews.al

vlcsnap-error790-1280x720.jpg
us er14:32 | 16/12/2017

Turqia do ti drejohet këshillit të sigurisë së organizatës së kombeve të bashkuara për të anuluar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump per Jeruzalemin.

Turqia po përgatitet të fillojë një fushatë në Kombet e Bashkuara për të anuluar vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit

Presidenti turk Erdoan u shpreh para mbështetësve të tij në Konia me anë të një videomesazhi, se Turqia do të punonte për anullimin e këtij vendimi të padrejtë fillimisht në këshillin e sigurisë së OKB-së, dhe nëse aty do të ketë veto, atëherë do I drejtohet Asamblesë së përgjithshme

Liderë të vendeve muslimane të mbledhur në një konferencë në Stamboll të mërkurën e kaluar, dënuan vendimin e Shteteve të Bashkuara të AMerikës për Jeruzalemin. Ata u bënë apel vendeve ë të gjithë botën që të njohin Jeruzalemin lindor si kryeqytetin e Palestinës./abcnews.al

 

vlcsnap-error281-1280x720.jpg
us er13:41 | 16/12/2017

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e tre mjeteve.

Aksidenti ka ndodhur gjate drekës në aksin Elbasan – Librazhd në fshatin Xibrakë.

Sipas të dhënave të policise të lenduarit ndodhen në spitalin e Elbasanit dhe nuk kanë rrezik për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip Honda me targa AA 186 LL dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës në kthesë edhe për shkak të lagështires në rrugë. /abcnews.al

greek-police7-820x445.jpg
us er13:25 | 16/12/2017

Pas 22 vitesh në arrati, policia greke ka mundur të arrestojë në Kretë një shqiptar. Ai është një 42-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije nga autoritetet. Në vitin 1995, shqiptari ishte përfshirë në një sherr dhe tentoi të vriste një bashkëkombas.

Që prej atij viti, ai ka qenë në arrati për vite me radhë. Megjithatë, arrestimi i 42-vjeçarit nuk është për ndonjë meritë të policisë greke. Ka qenë një gabim i vet shqiptarit që e çoi drejt arrestimit. Dje ai u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Kretës për të marrë vërtetim për një çështje të tij personale.

Pas verifikimit të emrit të tij, rezultonte se ai ishte në kërkim. 42-vjeçari u arrestua menjëherë pasi akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë 22 vite më parë. /tvklan.al

vlcsnap-error452-1-1280x720.jpg
us er13:20 | 16/12/2017

1300 banorë të Malësisë së Krujës ndodhen të izoluar prej dy javësh. Shkak është bërë shembja e rrugës nga rrëshqitjet e vazhdueshme të dheut në ditët me reshje. Banorët kërkojnë hapjen e rrugës, ose në të kundërt paralajmërojnë se do të lënë kryeqytetin pa ujë të pijshëm.

 

Pasojave të reshjeve nuk u shpëtuan as këta banorë në Malësinë e Krujës.

Shembja e rrugës që lidh 4 fshatra me zonat përreth ka izoluar rreth 1300 banorë.

Prej dy javësh nuk kryejnë asnjë lëvizje.

Për transportin e ushqimeve përdorin kafshët.

Kurse fëmijët nuk shkojnë në shkollë.

Të gjithë shpresojnë që mos t’u paraqiten emergjenca shëndetësore deri sa të hapet rruga.

Fshatrat ndodhen 15-20 km nga metropoli rrugë, e cila përshkohet nga ujëmbledhësi i Bovillës. Ata kërcënojnë se do të lënë Tiranën pa ujë të pijshëm nëse nuk u zgjidhet situata.

Ky nuk është problemi i vetëm për banorët. Këtu disa zona izolohen edhe nga dëbora gjatë dimrit./abcnews.al

thumbnail_27289412339_ee6d250cf1_k-1280x853.jpg
us er13:07 | 16/12/2017

“Tirana është një qytet që po zhvillohet dita-ditës dhe kjo duket qartë”. Këto ishin fjalët e kryetarit të Bashkisë së Metzit, Dominique Gros, në takimin që zhvilloi me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Dy homologët diskutuan rreth mundësisë së bashkëpunimit mes dy qyteteve në projekte të përbashkëta, veçanërisht në çështjet e mjedisit, kulturës dhe të teknologjisë së avancuar, në dhënien dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Kryebashkiaku Veliaj e informoi homologun Dominique Gros me projektet e mëdha të Tiranës, si dhe me transformimin e shpejtë që kryeqyteti ka pësuar gjatë këtyre dy viteve. Në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy bashkive dhe për kontributin në mbështetje të qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Metz, Veliaj i dorëzoi kryetarit të Bashkisë, Dominique Gros, simbolin e qytetit tonë, Kullën e Sahatit.

“Kur erdhëm këtu para dy vitesh, ora nuk punonte prej 4 vitesh dhe njerëzit pyesnin: Çfarë do bëjë tani skuadra e re në qytet, çfarë do ndërtojë e çfarë do të prishë? Në u përgjigjëm: Gjëja e parë që do të bëjmë, në minutën e parë, do rregullojmë orën sepse mesazhi që duhet të japim është që ky qytet dhe ky vend nuk ka kohë për të humbur. Do të doja që të gjenit një vend në tavolinën tuaj dhe për t’u kujtuar që është gjithmonë ora për t’u rikthyer në Tiranë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Metzit, Dominique Gros, vlerësoi se Tirana është një qytet evropian që aspiron drejt Evropës dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me Francën.

“Tirana është një qytet që po zhvillohet dita-ditës dhe kjo duket qartë, duke qenë se edhe popullsia është pesëfishuar gjatë këtyre viteve, që nga fundi i periudhës komuniste. Vërej se Tirana është një qytet evropian, që aspiron drejt Evropës dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me Francën, ashtu siç kanë ekzistuar edhe në të kaluarën këto marrëdhënie kulturore. Unë jam duke i konstatuar të gjitha këto. Ambasada është e pranishme, anëtarët e parlamentit që bëjnë pjesë në këtë delegacion e kuptojnë fare mirë”, theksoi Gros.

Pjesë e vizitës së kryebashkiakut Gros në Tiranë ishin edhe një grup deputetësh nga Parlamenti francez, në përmbushje të një vizite zyrtare që ata po kryejnë në vendin tonë./abcnews.al

vlcsnap-error258-1280x721.jpg
us er13:03 | 16/12/2017

Zbardhet dëshmia e pronarit të mjetit që iu vendos eksploziv mbrëmjen e së premtes në Vlorë. Mësohet se 30 vjeçari Endrit Sadedini ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk ka marrë kërcënime. Deri tani policia ka shoqëruar 7 persona për t’i marrë në pyetje si dëshmitarë në vendngjarje.

 

30 vjeçari Endrit Sadedini që i shpëtoi një shpërthimi me eksploziv në mjetin e tij  ka treguar në polici se nuk ka konflikte me askënd. Ai tha se nuk është kërcënuar nga dikush dhe nuk e di se kush fshihet pas ngjarjes.

Deri tani janë marrë në pyetje 7 persona si dëshmitarë në vendngjarje që të ndihmojnë hetimet për të identifikuar autorët. Mjeti i Sadedinit është ende në policinë e Vlorës, e cila po e kontrollon për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme.

Nga burime të ABC Neës mesohet se kamerat e sigurisë së një lokali që ndodhet pranë parkingut tek zona e Ujit të Ftohtë në Vlore ku ishte makina e Sadedinit kanë fiksuar një person.

Mendohet se ai është autori që lëviz pranë pallatit i pamaskuar, por nuk dallohet qartë për shkak të errësirës.

Forcat xhenierë mbrëmjen e vonë të së premtes bënë shpërthimin e kontrolluar të 500 gr eksploziv të vendosur para mjetit të 30 vjeçarit.

Ishte vete i riu i cili njoftoi policinë për kallëpin e mbuluar me letër natriban që kishte gjetur afër makinës tip Benz me targa AA 233 OX. Në pako ishte lëndë eksplozive e bërë në mënyre artizanale me peshë 500 gram dhe ishte planfikuar të shpërthehej me celular. Endrit Sadedini është pronari i një lokali  në Vlorë ku në prill të këtij viti u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Për këtë ngjarje ai është proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi megjithëse lokalin e kishte lënë me qera. Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vendosjes së eksplozivit në mjetin e Endrit Sadedinit./abcnews.al

vlcsnap-error522-1280x720.jpg
us er13:00 | 16/12/2017

Situata duket se është drejt përmirësimit në Lezhë. Uji që kishte arritur rreth 20 cm në blloqet e banimit të lagjes “11 janari” dhe “Besëlidhja” ka nisur të tërhiqet.

Bashkia nxorri në terren edhe punonjësit e shërbimeve, të cilet u angazhuan për të mbajtur të hapura pusetat shkarkuese, pas prurjeve të shumta të mbeturinave nga rrjedha e ujit.

Nga reshjet nuk u raportua për banesa nën ujë, apo biznese të përmbytura. Ndërkohë që prani uji ka patur edhe në rrugët e Shëngjinit, por aktualisht reshjet janë me intensitet të ulët./abcnews.al

vlcsnap-error607-1280x720.jpg
us er13:00 | 16/12/2017

Nëpunësit e shtetit që nuk kalojnë testimet do të lenë detyrën. Kështu ka deklaruar drejtoresha për administratën publike Albana Koçiu. Sot ishte radha e një mijë inspektorëve të cilët iu nënshtruan testimit  me shkrim.

 

Janë një mijë inspektorë, nëpunës civilë që kanë kontakt të drejtëpërdrejtë me bizneset dhe qytetarët.

Reforma e administratës publike i ka detyruar që t’i nënshtrohen një testimi.

Nëse nuk e njohin ashtu siç duhet detyrën që janë ngarkuar të kryejnë, do të penalizohen.

Vlerësimi do të bëhet jo vetëm në fushën e inspektimit, por për të gjithë administratën publike.

Ata që nuk kalojnë as testimin e dytë janë të detyruar të lenë vendin e punës, sepse nuk janë të aftë për ta kryer atë./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono