Sej rie

pjeteri-1280x718.jpg
Sej rie15:15 | 17/08/2019

Pavarësisht dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, socialistët janë të vendosur të konstituojnë Këshillin e ri Bashkiak. Prefekti i Shkodrës ka thirrur mbledhjen e për të hënën në orën 11.00 në ambientet e rektoratit, ndërsa demokratët e Shkodrës kanë njoftuar protestë.

Dorëheqja e kandidatit fitues në bashkinë Shkodër, Valdrin Pjetri, nuk i ka stepur socialistët në qeverisje që t’ia vështirësojnë qëndrimin në detyrë Voltana Ademit. Këshilli i ri bashkiak do konstituohet të hënën e 19 Gushtit. ABC News ka siguruar njoftimin e prefektit Çesk Millja për thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës. Mbledhja do zhvillohet në orën 11.00 në ambientet e rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, një panoramë e ngjashme me bashki të tjera të drejtuara nga opozita.

Tre janë pikat e agjendës së mbledhjes: konstituimi i Këshillit Bashkiak dhe zgjedhja e organeve drejtuese e përfaqësuese; zgjedhja e përfaqësuesve të Këshillit të Bashkisë në Këshillin e Qarkut Shkodër dhe shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.

E paqartë se si do zhvillohet ky proces, për pikën e tretë, pas dorëheqjes së kandidatit fitues të Bashkisë Shkodër Valdrin Pjetri. Sipas ligjit për pushtetin vendor kryebashkiaku është automatikisht edhe anëtar i këshillit të qarkut.

Një prej skenarëve që përflitet në selinë rozë është që  Këshilli i ri Bashkiak të caktojë si kryetar të përkohshëm një prej zv.kryetarëve aktuale të bashkisë Shkodër.

Kjo do shmangte disi acarimin e klimës politike, ndërsa qëndrimi në zyrë i Voltana Ademit me një këshill tërësisht të mazhorancës, nuk do ishte aspak i lehtë. Sipas nenit 60 pika 4 e ligjit për qeverisjen vendore, Ademi mund të qëndrojë në detyrë,

“Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës”.

Ndryshe nga ligji për qeverisjen vendore, Kodi Zgjedhor përcakton limitin kur mbaron mandati i kryebashkiakut.

“Për efekt të këtij Kodi, mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

Për zgjedhjet e vitit 2015, KQZ shpalli rezultatet më 10 Gusht të atij viti dhe sipas kësaj formule, mandati i Voltana Ademit si kryebashkiake e Shkodrës do të duhej të përfundonte më 10 Gusht 2019. Çfarë vështirëson akoma më shumë konfliktin ligjor, është se të dyja normat kanë të njëjtën hierarki dhe miratohen me 3/5 e votave në Parlament.

Sidoqoftë një këshill krejtësisht i mazhorancës do kushtëzonte fort vendimmarrjen e vijimin e punës së kryebashkiakes së Shkodrës, e duket se këtë e kanë menduar socialistët.

Të premten Presidenti Meta saktësoi se nuk do të dekretojë datë të re për përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Shkodrës, pasi kryetari i zgjedhur, Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës. Sipas kreut të shtetit, zgjedhjet e vetme te ligjshme për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë janë ato të 13 Tetorit.

 “Deri në marrjen e detyrës nga kryetari i ri, detyrën e mban kryetari aktual”, është shprehur Meta.

Nga ana e tyre, dega lokale e PD ka njoftuar mbajtjen e një proteste të hënën para rektoratit, për të mos lejuar atë që e quajnë kapje të qytetit, pasi e konsiderojnë të paligjshme mbledhjen konstituese të Këshillit Bashkiak./ABC News Albania 24/7

68893889_10156916410221523_2717557762459435008_n.jpg
Sej rie15:00 | 17/08/2019

Tek Shkodra ka qenë vëmendja publike e Kryeministrit Rama këtë të shtunë. Shefi i ekzekutivit nuk është përfshirë në debatin politik për rastin Pjetri, por me një postim në Facebook, konfirmon vendosmërinë për të vijuar punën në këtë qytet. Përmes disa fotove, Rama njofton ecurinë e punimeve të infrastrukturën rrugore.

“Drejt përfundimit rruga Shkodër – Velipojë, një tjetër aks turistik i shumëpremtuar dhe i shumëpritur për 30 vjet, i cili do të pasohet nga aksi tjetër strategjik për zhvillimin e turizmit në bregun e Adriatikut, Velipojë – Shëngjin”, shkruan kryeministri Rama, dy ditë para mbledhjes së parë të këshillit të ri bashkiak të Shkodrës.

skela-2-1280x688.jpg
Sej rie14:46 | 17/08/2019

3 punëtorët që u plagosën nga shembja e skelës ditën e djeshme nga pallati 13 katësh janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Njëri prej tyre që mundi të fliste për ABC News u shpreh se kanë qenë në momentet e fundit të punës, dhe as nuk e kujton se si ka ndodhur shembja. Genti Bardhi punonjësi i kompanisë së ndërtimit “Xhimi” tha se është një mrekulli që ishte gjallë, pasi ai ishte në katin e katërt në momentin që skela ka rënë, dhe për një moment ai ka qenë i varur nga bluza në skele dhe më pas ka rënë në tokë. Kolegu i tij që fatkeqësisht ndërroi jetë ishte në katin e 6. Ndërsa dy punonjësit e skelës që kanë shpëtuar janë hedhë nga skela. Përsa i përket viktimës tjetër Genti u shpreh se nuk e kujton pasi nuk e ka parë, ai shprehet se e ka marrë vesh nga polica që ata kanë vdekur./ABC News Albania 24/7

 

pjerin-ndreu.jpg
Sej rie14:15 | 17/08/2019

Pas denoncimit të bërë PD,  ka reaguar një nga emrat e listuar prej Bashës, kryetari i ri i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu. Në faqen e tij në Facebook, Ndreu i shkruan se e pret për një vizitë në bashkinë Lezhë për të diskutuar mbi zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e qytetit.

“Sa për inkriminimin tim së shpejti shihemi në Gjykatë. As ti e as Perëndia në qiell nuk ka shansin të më gjejë qoftë një element sado të vogël inkriminimi. Kohë para teje janë bërë prova serioze nga më të zotë se ti për të me gjetur fakte e prova inkriminimi, por kanë dështuar me turp”, përfundon Ndreu.

basahha.jpg
Sej rie14:00 | 17/08/2019

Lulzim Basha ka vijuar edhe këtë të shtunë denoncimin virtual të kryeministrit, nën pretendimin e njohur se krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm, e se të që largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën. Përmes një videomontazhi të publikuar në “Facebook”, Basha paraqet atë që e quan një kartelë e shkurtër kriminale për kryebashkiakët e rinj e të vjetër, të promovuar nga Edi Rama dhe të mbrojtur prej tij. “Është kartela krininale e disa deputetëve të tij, që, gjithashtu, janë vegla të përdorura prej Edi Ramës për pushtetin e tij kriminal. Në tërësi, në video përmenden 27 politikanë të PS, bashkëpunëtorë të Edi Ramës, që janë përfaqësues të krimit ose kanë lidhje me krimin”, thuhet në njoftimin e selisë blu. Rama ka uzurpruar  të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh, që i duhen për të vjedhur Shqipërinë, e prandaj duhet larguar, thotë shefi i opozitës Basha./ABC News Albania 24/7

KRUJE-1280x716.jpg
Sej rie13:30 | 17/08/2019

Fluksi i vizitorëve vendas dhe të huaj në Krujë  është më i lartë se vitet e kaluara. Turistët kanë shfaqur interes të madh për kalanë e Krujës dhe muzeun të cilat i konsiderojnë me vlera të rralla.

Që prej orëve të mëngjesit deri në mbrëmje zona muzeale e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu pushtohet nga vizitorët.

Turistet janë nga e gjithë bota. Interesi i tyre me i madh shfaqet për Kalanë.

Udhërrëfyesi Hasan Stafa që e njeh mirë historinë e zonës muzeale tregon se vitet te fundit është rritur numri i turisteve qe vizitojnë Krujën.

Ketë sezon turistik janë frekuentuar shumë  Kroj i Ballabanecit, Parku Kombëtar i Qafe Shtamës dhe  “Kroj ” një ambient i ndërtuar me aq mjeshtëri nga artizanët krutanë ku mund te shijohen gatimet tradicionale./ABC News Albania 24/7

 

droge-tirane-927x445.jpg
Sej rie13:00 | 17/08/2019

60 kg drogë është sekuestruar në një operacion të Policisë së Shkodrës. Një person ka përfunduar në pranga ndërsa janë proceduar penalisht tre të tjerë.

Ne njoftimin e policisë lokale thuhet se këta shtetas kishin fshehur ne fshatin Lisen në një zonë të pyllëzuar rreth 60 kg lëndë narkotike.

Gjate krehjes se zonës 38- vjeçari që është poseduesi i drogës ka tentuar të largohet por është ndaluar nga shërbimet e policisë./ABC News Albania 24/7

denaj-4-1280x709.jpg
Sej rie12:30 | 17/08/2019

Ministrja e Financave ka ushtruar kontroll në një magazinë fiskale të një subjekti që tregon kafe në Vorë. Ku është konstatuar një mungesë gjendjeje në magazinë prej rreth 76 ton. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë,  Anila Denaj tha se dhe në ato subjekte ku paligjshmëria është evidentonte. Gjithashtu u beri thirrje subjekteve që të zbatojnë ligjin.

Aksioni anti- informalitet ka goditur një tjetër rast të fshehjes së produkteve të akcizës.  Ministria e financave gjatë inspektim të një subjekti  ka zbuluar  një depozitë me kafe ku kishte mungesa të një sasie  prej 76 ton për të cilën nuk ishin shlyer detyrimet ligjore.  Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u shpreh se nga analiza që bëhet çdo javë në kuadër të zbatimit të Planit Operacional kundër informalitetit  ku tregtohen produkte te akcizës rezulton se ka shkelje.

“Synon të evidentojë paligjshmërinë dhe në ato subjekte ku paligjshmëria është evidentonte, kuptohet që gjobat janë shumëfish dhe kjo gjobë nuk vlen për asnjë biznes, i cili vendos të punojë brenda rregullave të caktuara brenda Kodit Doganor. Është shumë e rëndësishme që biznesi të kuptojë që ky nuk është një aksion. Ky është një Plan, i cili do të vijojë përgjatë gjithë kohës dhe gjatë gjithë muajve, dhe nuk do të kufizohet vetëm në një analizë të disa muajve”.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta, informoi se Plani Operacional po zbatohet nga të gjitha degët doganore në vend.

“Fokusi kryesor ka qenë te produktet e karburantit, por nuk janë lënë pas dore edhe produktet e tjera siç janë pijet alkoolike, kafja apo duhani. Plani është i ndarë sipas produkteve dhe përsa i përket pijeve alkoolike, fokusi kryesor gjatë këtij muaji ka qenë te produkti i birrës dhe do të vazhdojë të jetë aty. Të gjithë strukturat tona janë fokusuar si në fabrikat e prodhimit të birrës, ashtu edhe te magazinat fiskale të stokimit”. 

Aksioni anti-informalitete ka goditur një serë rastesh kur bizneset që tregtojnë produktet e akcizës nuk kanë shlyer detyrimet ligjore duke i shmangur.

Ministrja pohoi se Ligji i Akcizës i vitit 2012 ofron lehtësi për bizneset që tregtojnë produkte të akcizës, pasi nuk detyron më subjektet për pagesë para kohe, por iu jep atyre mundësinë e vetëdeklarimit, çka është në ndihmë të tyre./ABC News Albania 24/7

grabitesi-1-1280x718.jpg
Sej rie12:00 | 17/08/2019

Policia ka arrestuar autorin e grabitjes se një agjencie kreditimi më 6 Gusht në Tiranë.  Sipas uniformave blu Ergys Bercaj është një grabitës serial pasi dyshohet për një sërë vjedhjesh në kryeqytet. Gjatë momentit të arrestimit 27 -vjeçarit i është sekuestruar edhe një pistoletë, ku sipas policisë dyshonte që të jetë përdorur në grabitje.

Ergys Bercaj, makthi i marketeve në kryeqytet është vënë në pranga nga policia. Gjatë arrestimit 27- vjeçarit i është sekuestruar edhe një armë zjarri e cila dyshohet të jetë edhe arma e përdorur për të grabitur. Blutë e kryeqytetit  bëjë me dije se 27 -vjeçari  ishte një grabitës serial, pasi kishte kryer disa vjedhje në kryeqytet.

Nga dokumentimi me video i policisë, Ergys Bercaj ka grabitur një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit,  si dhe për një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi. Gjatë grabitjes së fundit, ndodhur më 6 Gusht, ku 27 -vjeçari ishte i maskuar si bojaxhi dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka marrë paratë dhe është larguar i qetë.

Në videot e siguruara nga ABC Neës Ergys Bercaj shfaqet  i qetë në ecje dhe i sigurt, teksa hyn apo del nga pika e dhënies së kredisë, 0 veshur një palë kominoshe pune. Për t’i shpëtuar identifikimit nga kamerat e sigurisë, grabitësi 27-vjeçar mbante një kapele ngjyrë të gri. Ndërsa armën e kishte të fshehur në qesen ngjyrë të kuqe që mban në dorën e majtë.  Shuma e parave të grabitura nuk është  bërë e ditur zyrtarisht./ABC News Albania 24/7

grelanda-1280x730.jpg
Sej rie11:30 | 17/08/2019

Qeveria vendore në Gronelndë ka reaguar ndaj propozimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë për blerjen e ishullit. Me anë të një deklarate për media, presidentit amerikan Donald Trump i bëhet e qartë se ishulli me 56 mijë banorë nuk është në shitje

Presidenti amerikan Donald Trump nuk mund të bëjë asgjë pasi Groenlanda nuk është në shitje. Në këtë mënyrë qeveria vendore e ishullit danez i është përgjigjur propozimit të presidentit amerikan për blerjen e territorit.

Lajmi është raportuar nga CNN. Ish-kryeministri danez Lars Rasmusen ironizoi në profilin e tij në Twtter duke thënë se ky propozim ngjan me gënjeshtrat e 1 prillit dhe pse ky muaj është shumë larg. Ndërkohë ministria e jashtme daneze me anë të një deklarate për media sqaroi se vendi është I hapur për marrëdhënie biznesi, në kuadër të asaj që shumë e shohin si një hapje ndaj investimeve të mundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gronelandë sidomos për sa i përket turizmit.

Uoll Strit Xhornal ishte I pari që shkruante për pretendimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë për të blerë ishullin më të madh në botë me 56 mijë banorët e tij. Falë një traktati mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Danimarkës, Groenlanda, që teknikisht është pjesë e Amerikës veriore, është nën influencën amerikane, ku ndodhet dhe një bazë ushtarake amerikane. Pas luftës së dytë botërore, në atë kohë presidenti amerikan Herry Truman, në vitin 1946 I kishte ofruar Danimarkës 100 milion dollar për blerjen e ishullit, por oferta u refuzua./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono