nev ila

agim-kajmaku-negociatat.jpg
nev ila16:17 | 20/11/2019

Agim Kajmaku ish-kryetari i bashkisë së Vorës, i cili prej 10 ditësh i fshihet drejtësisë, pasi u arratis vetëm pak para së prangosej, duhet të justifikojë pasurinë.

Sektori i krimit ekonomik në Policinë e Shtetit ka nisur verifikimin për pastrim parash ndaj Kajmakut dhe familjarëve të tij. Uniformat blu u kanë dërguar shkresë duke kërkuar informacion bankave të nivelit të dytë për llogaritë e tij bankare.

Të njëjtat kërkesa pretendohet se i është dërguar drejtorisë së hipotekës për të verifikuar pasuritë e paluajtshme dhe të ardhurat e biznesit të ish-kreut të bashkisë së Vorës i zgjedhur më 30 qershor në siglën e partisë Socialiste.

Ndërkohë prokuroria e Tiranës i ka nisur një shkresë Dhomës Kombëtare të Noterisë për Agim Kajamku. Organi i akuzës kërkon që nga data 14 nëntor 2019, çdo noter pranë të cilit paraqitet Kajmaku për të nënshkruar prokurë për avokatin do të mbaj përgjegjësi penale nëse nuk njofton menjëherë policinë.

Shkresa e dërguar nga Prokuroria e Tiranës u është shpërndarë të gjithë zyrtarëve të noterive në vend.

Deri tani kanë dështuar mbi 13 aksione policore për arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Vorës. Dyshohet se operacioni për prangosjen Agim Kajmakut u dekonspirua nga punonjës të policisë së shtetit.

Për këtë arsye, 7 prej tyre janë vënë në verifikim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.  Prej disa ditësh Prokuroria dhe Policia po negociojnë me familjarët dhe avokatin për vetë dorëzimin e Kajmakut.

Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, ndërsa akuzohet nga prokuroria për tre vepra penale./abcnews.al

 

berisha-meta-1280x688.jpg
nev ila16:16 | 20/11/2019

Kur bëhet fjalë për një takim mes Ilir Metës dhe Sali Berishë, dobësia e Presidentit të Republikës është e njohur ndaj edhe pritja e rezervuar ishte e veçantë. Kreu i Shtetit doli personalisht për të pritur Berishën, ndërkohë që nuk mungoi edhe përshëndetja zyrtare para kamerave.

Takimi zgjati për 30 minuta dhe në fokus të tij ishte vetëm ngërçi i krijuar në Gjykatën Kushtetuese dhe kapja e sistemit të drejtësisë nga shumica. Në fund të takimit, Meta e shoqëroi personalisht ish-presidentin deri te gazetarët duke ju referuar edhe traditës

Pas takimit Berisha foli për një kapje totale të drejtësisë nga shumica dhe për këtë solli në vëmendje drejtuesit e dy prej organeve të reja të Drejtësisë, Gent Ibrahimin dhe Ardjan Dvoranin

Betimit të Arta Vorpsit në një zyrë noterile i vuri një epitet të ri, ndërkohë që gjyqtares i kujtoi se akti i betimit është solemn duke kujtuar edhe eskperiencën personale.

Nëse do të ishte në vend të Metës nuk do të kishte hezituar të shpërndante parlamentin, duke kujtuar se në atë sallë duhet të  ishin plot 140 ligjvënës.

Takimi i Ilir Metës me Berishës është në vijimësi të takimeve që kreu i shtetit po zhvillon me ish-presidentë të Republikës por edhe aktorë të rëndësishëm politik në lidhje me ngërcin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese./abcnews.al

VELIAJ-SABAUDIN-GARANI.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
nev ila16:06 | 20/11/2019

Socialistët do të korrigjojnë kufijtë e bashkive. Propozimi u bë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj në Komisionin e Ligjeve, ndërsa Bashkim Fino doli garant për sigurimin e 84 votave të nevojshme.

Edhe pse PS foli për korrektime të vogla fshatrash, korrigjimi i hartës territoriale mund t’i hapë rrugë një kërkese të hershme të opozitës jo parlamentare.

5 vjet pas miratimit të reformës territoriale, Partia Socialiste është gati ta korrigjojë atë. Sinjali u dha nga kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, i cili ju tha deputetëve të Komisionit të Ligjeve se kishte marrë bekimin e kryeministrit që ligji i ri të vijë përmes Ministrisë së Brendshme.

Bashkim Fino, bashkëhartues i kufijve të sotëm territorialë, doli garant për sigurimin e votave të nevojshmee për të miratuar ndryshimet.

Kufijtë aktualë të bashkive u miratuan në 31 korrik 2014, proces në të cilin PD nuk mori pjesë. Më pas opozita akuzoi socialistët se bënë një hartë që i favorizonte në zgjedhje, dhe ka kërkuar korrigjimin e saj.

Ngelet për tu parë, nëse kjo derë e hapur nga Erion Veliaj, do të ngelë vetëm një rregullim teknik i kufijve të fshatrave, apo do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës politike, duke hyrë më në thellësi të korrigjimeve./abcnews.al

votat-kosove-1280x713.jpg
nev ila15:31 | 20/11/2019

Prokuroria e Shtetit në Kosovë ka ngritur akt-akuza ndaj 18 personave që kryen vepra penale gjatë ditës së zgjedhjeve në Kosovë.  Ata akuzohen për cënim të lirisë të votuesve, parandalim të ushtrimit të së drejtës për të votuar dhe cënim të fshehtësisë së votimit.

Prokuroria e shtetit në Kosovë ka ngritur 14 aktakuza ndaj 18 personave në të gjitha rajonet e Kosovës në lidhje me shkelje të ligjit gjatë procesit zgjedhor të 6 tetorit.

Zëdhënësi Ekrem Lutfiu i tha medias në ata akuzohen për cënim të përcaktimit të lirë të votuesve, parandalim të ushtrimit të së drejtës për të votuar dhe cënim të fshehtësisë së votimit.

Shumica e akt-akuzave janë ngritur në Gjakovë. Lutfiu tha se Prokuroria po heton edhe zarfat e ardhura nga Serbia, nga të cilët, disa janë marrë si provë materiale për t’u dërguar për ekzaminim më të detajuar.

Përfaqësues nga shoqëria civile kërkojnë që ata që bëjnë shkelje gjatë procesit zgjedhor të marrin dënime maksimale nga drejtësia. Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se politika e dënimeve jo të përshtatshme, ka ndikuar që komisionerët të vazhdojnë të manipulojnë me vota edhe në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas tij deri tani asnjëherë nuk janë dënuar ata që i kanë nxitur komisionerët që të bëjnë vepra penale gjatë zgjedhjeve, qoftë liderët e partive politike apo edhe sponzorizuesit e fushatave zgjedhore të tyre.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017 Prokuroria e Shtetit kishte ngritur gjithsej 23 kallëzime penale për keqpërdorim në zgjedhje ku u përfshinë 27 persona./abcnews.al

traget-vlore-1280x713.jpg
nev ila15:19 | 20/11/2019

Një traget i ri për të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga Vlora në Brindisi do të nisë nga puna më 23 nëntor. Kreu i Portit të Vlorës thotë se çmimet e biletave me linjen e re do të jenë 30 për qind më të lira, ndërkohë që do të rritet edhe konkurrenca.

Kush zgjedh të udhëtojë nga Vlora drejt Brindisit duke nisur nga 23 nëntori mund të mbërrijë më shpejt matanë detit dhe me një çmim më të lirë se më parë. Qytetarët do të fitojnë kohë dhe do shpenzojnë më pak para falë tragetit të ri që do përshkruaj interarin Vlorë-Brindisi dhe anasjelltas.

Nisja nga puna e një trageti të ri sipas drejtorit të portit detar të Vlorës, Admir Malaj ndikon dhe në rritjen e konkurencës.

Targeti i ri do të operoj sëbashku me tragetin aktual, duke rritur në këtë mënyrë konkurencën si dhe duke ofruar  biletat me një cmimë 30 % më të ulët se aktuali, si edhe duke shkurtuar  distancën midis Vlorës dhe Brindisit, pasi ka një shpejtësi prej 17 nyje në orë.

Trageti “Prince” ka një me kapacitet prej 150 dhomash, vend për 300 automjete si edhe 30 kamiona.

Mësohet se Ministria e Transportit mori vendimin për një traget të ri bazuar dhe në intresin e shtuar të udhëtarëve për të përdorur transportin detar pasi deri më tani në interarin Vlorë-Brindisi operonte një traget i vetëm, i cili herë pas here shfaq dhe probematika për shkak të kapaciteteve të pakta apo amortizmit./abcnews.al

koke.jpg
nev ila15:06 | 20/11/2019

Referuar pretencës së prokurorisë për Krime të Rënda, ngarkesa prej 613 kg kokainë e gjetur në kontenierët me banane më 27 shkurt të vitit të kaluar në Durrës, ka dyshime se ishte porositur nga gjashtë grupe kriminale, kjo për faktin se pakot më drogë që janë gjetur në kontenierët me banane kanë mbishkrime të ndryshme.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se nga ekzaminimi i pakove objekt ekspertimi, të përzgjedhura nga 6 grupe, të fiksuara si provë materiale gjatë këqyrjes së kontenierit të vendosur në trajlerin me targa DR 3819 E, në magazinën e kompanisë “Arbi Garden” në Maminas, në sipërfaqen poshtë ambalazhit kanë shenja transekologjike, si formë vijash, thellime si:

-“Toni Montana”,

-“BIKE”,

-“020”,

-“CR-77”,

-“Mollë 3”,

-“777”, e

-“54”, e kanalizime me forma e pozicione të ndryshme.

Në dosje thuhet gjithashtu se pastërtia e drogës në pakot e gjetura në kontenierë ishte e një niveli shumë të lartë, në masën 86.28%.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj, administratori i ‘Arbi Garden’, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u gjet të fshehura në një kontejner me banane.

EKSKLUZIVE / Dokumentet, të gjitha akuzat ndaj Arbër Çekajt që mund ta mbyllin 21 vite pas hekurave

Ndërkohë, për Donaldo Lushajn, menaxher i kompanisë, organi i akuzës ka kërkuar 16 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do i duhet të kryejë 10.8 vite. Ndërsa, për Armando Pezakun, shoferin e kamionit, është kërkuar 8.8 vite burg.

Pjesë nga dosja e prokurorisë e siguruar nga Abc News

/abcnews.al

 

arber_cekaj_biznesmeni-e1569744687150.jpg
nev ila15:02 | 20/11/2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën ditën e sotme për 3 të akuzuarit e trafikut, të sasisë së konsiderueshme, prej 613 kilogramë kokainë, të kapur në portin e Durrësit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekajn, administratori i “Arbi Garden”, i akuzuar për trafikimin e 613 kilogramëve, për Donaldo Lushaj 16 vjet burg dhe për Armando Pezakun 13 vite burg.

Sipas pretencës së prokurorisë ajo që fakton se Arber Çekaj trafikonte kokainën, është fakti se në prill të 2015, në një bisedë zhvilluar mes Çekajt dhe një shtetasi spanjoll, nga PC e tij, është zhvilluar një bisedë ku Çekaj tregon se i kishte ndodhur diçka e keqe.

“CR-77”, “Tony Montana”: Kodet e grupeve kriminale që kishin porosituar kokainën tek konteineri i Arbër Çekajt

Biseda e transkriptuar nga Prokuroria:

Çekaj: Më ka ndodhur diçka e keqe. S’më lanë të kthehem.

Spanjolli: E di, e di. Je pa faj…”

Sipas prokurorisë, në këtë periudhë në Ekuador është bllokuar një sasi e madhe kokaine, në trafikimin e së cilës dyshohet të ketë qenë përfshirë Arbër Çekaj.

Të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Gjykata e Krimeve të Rënda më herët pranoi kërkesën e tyre, duke bërë të mundur që sipas ligjit të 3 të akuzuarit, të përfitonin ulje me 1/3 e dënimit.

Kështu Arbër Çekaj duke përfituar nga ulja e dënimit rrezikon të dënohet me 14 vite burg, Donaldo Lushaj me 10.8 vite burg dhe Armando Pezaku me 8.8 vite burg.

Të pandehurit nëpërmjet avokatëve të tyre, kanë mohuar akuzat e Krimeve të Rënda. Avokatët kanë kërkuar gjithashtu prova konkrete në lidhje me implikimin e tyre në ngjarje, pasi pretendohet pafajësia dhe mospërfshirja e tyre./abcnews.al

PRETENCA E PROKURORISË

 

 

 

 

KRONIKE-SUEL-CELA-_ABC-M5-T2.mpg_snapshot_01.03-1280x720.jpg
nev ila14:21 | 20/11/2019

Gjykata për Krime të Rënda shpall të pafajshëm Suel Çelën dhe dënon me 6 vite burg Enea Bekteshin dhe 5 vite burg  Klement Xhaferrin.

Duke iu referuar relacionit të prokurorit, duket se dy provat më të forta të Prokurorisë për Krime të Rënda në lidhje me identifikimin e autorëve në këtë ngjarje, ishin shenjat e gishtave të gjetura në krahun e pasagjerit në “Audi-n” e zi dhe një cigare puro.

Nga këto shenja të gjetura u përftuan materiale biologjike të cilat sipas prokurorisë korrespondonin përkatësisht me shenjat e gishtave të Enea Bekteshit, gjithashtu edhe në cigaren puro ishte përftuar material biologjik i përputhshëm me atë të Suel Çelës.

Pas Suel Çelës, gjykata liron edhe Florenc Çapjan: Bien akuzat për tentativë vrasje dhe pengmarrje

Mirëpo me sa duket, këto prova nuk e kanë bindur Gjykatën e Krimeve të Rënda për fajësinë e Suel Çelës.

Sipas gjykatës, Prokuroria nuk ka arritur dot të vërtetoj me prova të qarta përfshirjen e Suel Çelës në ngjarjen në tregun agro-ushqimor në Elbasan.

Po sipas Gjykatës, prova e gjetur në automjetin tip “Audi”, cigarja, nuk tregon nëse ka qenë ose jo në momentin e ngjarjes Suel Çela./abcnews.al

MBULIM-CEKAJ-KONTENIERI.mpg_snapshot_00.45-1280x758.jpg
nev ila14:00 | 20/11/2019

U cilësua si organizotori i grupit kriminal për tafikimin e 613 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit prokuroria kërkon 21 vite burg për Arbër Çekajn, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i zbret në 14 vite. Pronari i “Arbi Garden” nuk pranon fajësinë dhe akuzon prokurorinë se po fsheh trafikantët e vërtetë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi  21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekaj i dyshuar si organizator i grupit kriminal për transportimin e sasisë prej  613 kg kokainë, të kapur në portin e Durrësit në shkurt të 2018.

Pronarit të  “Arbi Garden”,  i ulet 1/3 e dënimit për shkak se procesi zhvillohet me proceduara të shkurtuara në 14 vite burg. Ndërsa për Donald Lushajn Prokuroria ka kërkuar 16 vite burg që i zbret në 10 vite e 8 muaj burg dhe për Armando Pezakun nga 13 vite në 8 vite e 8 muaj burg.

Organi i akuzës i përfaqësuar nga Edvin Kondili gjatë relatimit të konkluzioneve përfundimtare tha se Arbër Çekaj është organizatori i grupit kriminal të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shqipëri.

Sipas prokurorit Çekaj është i përfshirë  në rrjetin e trafikut të kokainës pasi në vtitn 2015 në ekuador është bllokuar një sasi prej 90 kilogamë kokainë në 4 kuti me banane dhe i dyshuar ka qenë biznesmeni Arbër Çekaj.

Gjithashtu në pretencë thuhet se nga rikuperimi i kompjuterit të biznesmenit është zbradhur një bisedë e kryer në prill të 2015-ës mes Çekajt dhe një shtetasi spanjoll, ku pronari i kompanisë “Arbi Garden” i shpreh shqetësimin personit tjetër duke i thënë se i ka ndodhur diçka e keqe dhe nuk e lënë që të kthehet, shtetasi spanjoll i shkruan ku i thotë se e di që është i pafajshëm. Nga hetimet ka rezultuar se kontenieri i kokainës u fut në servis në Kolumbi me arsyen se duhet të vendoseshin 11 vida. Më pas kontenieri me drogë dhe banane shkoi në Livorno të Italisë, ku u kontrollua, por nuk u gjet droga. Nga Italia kontenieri shkoi në Portin e Maltës dhe më 25 shkurt 2018 erdhi në Durrës.

Ndërkohë, që vetë Çekaj ka mohuar akuzat e prokurorisë duke deklaruar se po fshihen autorët e vërtetë të trafikut të kokainës.

“Prokuroria e ky prokuror kanë bërë një komplot ndaj meje për të gënjyer italianët që operacioni nuk dështoi; për të fshehur trafikantët e vërtetë dhe për të gënjyer ambasadat e partnerëve të Shqipërisë që gjoja prokuroria po punon e pavarur nga krimi e politika; për të bërë shoë në mënyrë që të kalonte vettingun”.

Në seancë pati diskutime pasi prokurori u ndërpre disa herë nga i pandehuri Çekaj, i cili ishte kundër provave të paraqitura nga organi i akuzës. Gjithashtu avokatët e dy të pandehurve të tjerë të cilët i kërkuan prokurorit prova dhe fakte konkrete që të implikonin Donaldo Lushajn dhe Armando Pezakun.

Në seancën e radhës pritete që të zhvillohet mbrojtja dhe të jepet venimin për 3 të dyshuarit për trafikimin e sasisë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë ne vendin tonë. Prokurori kërkoi që 613 kilogarmë kokainë të lihen në ruajtje për shkak të procedimit penal të ndarë ku po hetohet për të zbuluar se kush fshihet pas Arbër Çekajt. /abcnews.al

 

 

 

balla-3.jpg
nev ila13:34 | 20/11/2019

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla në një dalje por mediat tha se janë shtuar akuzat për abuzim me detyrën nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Për këtë arsye mazhoranca ka vendosur të shtyjë hetimin nga Komisioni Hetimor përtej datës 8 dhjetor, datë kjo ku përfundonte edhe afati për hetimin e Metës.

Balla tha se Presidenti vazhdon të shkelë ligjin e Kushtetutën dhe për këtë arsye mazhoranca ka renditur argumente shtesë për dokumentimin e shkeljeve të tij.

Kreu i shtetit në bindjen tonë ka shkelur Kushtetutën. Është marrë vendimi për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e veprimeve të presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës në një kurs përplasjeje të fortë me Kuvendin dhe me institucione të tjera ka vijuar cenimin e Kushtetutës me pasoja të rënda me veprime konkrete dhe vendime të qëllimshme të cilat po i rendisim: Në kuadër të hetimit për të shkarkuar Presidentin e republikës, Kushtetuta jonë rregullorja e kuvendit apo ligji praktikisht nuk ndalojnë shtimin e objektit hetimor. Duke vërejtur se shkelja e Kushtetutës nga Presidenti i Republikës tashmë është bërë kronike përmes kësaj kërkese argumentet shtesë për hetimin ndaj presidentit nga komisioni hetimor janë:

Cilat janë argumentet shtesë?

-Së pari presidenti i republikës ka nxjerrë një dekret nr 11350, për emërimin e Marsdia  Xhaferllarit  si anëtare e Gjykatë s Kushtetuese. Ky dekret është nxjerrë në kundërshtim flagrant me nenin 125 të Kushtetutës.

-Së dyti, njësoj sic veproi në tejkalim të kompetencës kur anulloi dekretin e tij për caktimin e datës 30 qershor të vitit zi datë për zgjedhjet vendore, me dekretin që ka firmosur për emërimin e Marsida Xhaferllarit presidenti ka vepruar përtej kompetencës së tij kushtetuese duke demonstruar në mënyrë të përsëritur papërgjegjshmërinë institucionale si dhe duke përdorur në mënyrë abuzive pushtetin e dhënë nga kushtetuta.

-Së treti, Ky veprim i Presidentit ka sjellë pasoja të rënda për legjitimimin e funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese pasi aktualisht në këtë gjykatë rezulton se mund të ketë filluar detyrën Marsida Xhaferllari e cila ka marrë një mandat të paligjshëm si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

-Së kartërti, Arta Vorpsi ka fituar në bazë të Kushtetutës dhe ligjit mandatin e Gjyqtarit Kushtetues nuk është ftuar nga ana e presidentit sipas ligjit i cili ka deklaruar publikisht se nuk e njeh gjyqtaren kushtetuese në këtë funksion . Në këtë rast presidenti refuzon të zbatojë Kushtetutën që përbën një abuzim me pushtetin që i ka ngarkuar Kushtetuta”, tha Balla./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono