Klejdi Kaimi

Real-Madrid-Modric.jpg
Klejdi Kaimi19:38 | 09/12/2019

Real Madrid duke se do ta ketë të gatshëm James Rodriguez për ndeshjen kundër Barcelonës. Kolumbiani, i cili mbeti jashtë fushave muajin e kaluar, flitej se do të mungonte për rreth tre javë, pra deri në fundin e këtij viti. Mesfushori me tipare sulmuese nuk ka luajtur në asnjë ndeshje që nga mesi i tetorit, ku ai u aktivizua në humbjen me Mallorcan.

Ditën e hënë, James punoi individualisht me ekipin mjekësor në Valdebebas. Ai kërkon të jetë gati fizikisht sa më shpejt dhe me sa duket e ka lënë pas atë dëmtim. Siç raporton ‘Goal’, mesfushori do të jetë gati 100 % javën tjetër. Kjo do ta kthente atë në stërvitje me shokët e ekipit si dhe në planet e trajnerit Zidane.

Ende nuk është e sigurt nëse James mund të jetë i gatshëm për madrilenët në ‘El Clasico’, por rikuperimi po ecën me ritme shumë të mira. Ndeshja me rivalët e përjetshëm do të zhvillohet në mesjavën tjetër pas shtyrjes nga situata jo e mirë politike në Barcelonë. Reali momentalisht ndodhet në vendin e dytë në renditje me 34 pikë, po aq sa kanë dhe katalanasit që mbajnë vendin e parë në La Liga. /abcnews.al

Moratti.jpg
Klejdi Kaimi16:58 | 09/12/2019

Nesër në mbrëmje Interi pret Barcelonën në ‘San Siro’, e cila vjen në Milano si fituese e grupit. Interistëve iu duhen me patjetër tre pikët nëse duan të vazhdojnë rrugëtimin në Champions League. Presidenti i nderit i Interit, Massimo Moratti, pret spektakël nesër dhe deklaron se kjo ndeshje për të do të jetë gjithmonë si një finale.

”Inter-Barcelona është gjithmonë speciale për historinë, prestigjin si dhe për kualitetet që kanë dy ekipet. Ngjan si një finale, jo si një ndeshje grupi. Asnjë nuk do të dështojë, pritshmëritë nga të dy ekipet janë të mëdha, por ajo çka mund të them me siguri është se nesër ne do të shikojmë spektakël,” deklaron ish-presidenti për një gazetë sportive në Spanjë.

”Interi duhet të futet në fushë vetëm me një objektiv, për të fituar. Nuk duhet ta humbasim kohën për të menduar se si do të jetë rezultati i Dortmundit. Ne duhet të përsërisim performancën që zhvilluam në ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’. Besoj shumë te Conte pasi duket se i ka dhënë një tjetër marsh skuadrës. Lukaku dhe Martinez po bëjnë mirë, shënojnë si dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre. Unë besoj tek një rezultat pozitiv edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë,” mbyll Moratti. /abcnews.al

Milan.png
Klejdi Kaimi14:11 | 09/12/2019

Të premten e kaluar drejtuesit e Barcelonës u takuan në Milano me ato të Interit për të biseduar për çështjet e Vidal dhe Rakitic, por me sa duket katalanasit kanë pasur dhe një takim dhe me drejtuesit e Milanit. Sipas raportimit që ka bërë ‘Catalan daily Sport’, Eric Abidal dhe Ramon Planese janë takuar me Paolo Maldinin, ku kanë folur rreth merkatos.

Dyshja e Barcelonës i kanë propozuar Maldinit emrin e Jean-Clair Todibo, për të cilin milanezët kanë shfaqur interes. Kuqezinjtë e kërkojnë mbrojtësin nga Guinea Franceze, sidomos tani pas atij dëmtimi të Leo Duartes. 19-vjeçari mund të transferohet në Milano për shumën e 10 milionë €, por me një kusht në kontratë, ku do të përfshihet një klauzolë që do t’i japë të drejtë Barcelonës për të vendosur për të ardhmen e Todibos në vitet në vazhdim.

Milani nuk është i vetëm në garë për shërbimet e mbrojtësit, pasi interes për shërbimet e Todibos kanë shfaqur dhe gjermanët e Bayern Leverkusen si dhe gjermanët e Watfordit. Nëse mbrojtësi largohet nga Katalunja, Barcelona nuk do të futet në merkato, sepse trajneri Valverde do t’i japë mundësinë e debutimit me ekipin e parë, lojtarit që vjen nga akademia e klubit, Ronald Araujo. /abcnews.al

Jean-Claire Todibo
cassano.jpg
Klejdi Kaimi13:35 | 09/12/2019

Antonio Cassano e ka shprehur hapur mospëlqimin ndaj Maurizio Sarrit. Në një intervistë të fundit, italiani tregon se tifozët kanë katër muaj që presin për shkarkimin e trajnerit të Juventusit si dhe Leonardo Bonnuci nuk po e ndihmon aspak Matthijs de Ligt të përshtatet me kampionatin italian.

”Të gjithë thonë që duhet të tregohemi të durueshëm me Sarrin, por tashmë u bënë plot katër muaj. Sapo Juventusi u ndesh me një ekip të fortë si Lazio, por e humbën ndeshjen,” tregon 37-vjeçari për ‘Tiki Taka’, ku kujton disfatën e Juves në ‘Olimpico’ ndaj Lazios 3-1.

”Chiellini mungon ende. Mungesa e tij ndihet shumë. Ai është një lider si brenda dhe jashtë fushe. Giorgio ka një personalitet të shkëlqyer dhe do ta ndihmonte shumë në lojë De Ligt. Fati i keq i holandezit që i duhet të luajë me Bonuccin, i cili nuk mundet kurrsesi që ta ndihmojë,” mbyll Cassano. /abcnews.al

piatek.png
Klejdi Kaimi13:09 | 09/12/2019

Milan arriti një fitore shumë të rëndësishme dje në transfertën e Bolognas, duke arritur fitoren e dytë radhazi. Sulmuesi kuqezi, Krzysztof Piatek, ishte një nga protagonistët e ndeshjes, ku fitoi një penallti në pjesën e parë, të cilën e ktheu në gol po vetë ai.

”Ndjehem më mirë tani. Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë të gjithë, çka është shumë e rëndësishme pasi tregon se jemi një ekip i konsoliduar. Tashmë po ngjitemi dhe në renditje, kjo ka rëndësi,” tregon sulmuesi polak për ‘Sky Sport Italia’.

”Po i marrim ndeshjet një nga një. Në çdo ndeshje futemi për tre pikët, pra synimet tona janë maksimale. Unë jam rritur shumë fizikisht, pasi në fillimin e sezonit kisha vështirësi. Nuk e di pse kisha disa probleme në fazën përgatitore, por tani jam shumë më mirë,” mbyll Piatek. /abcnews.al

Etoo-2.jpg
Klejdi Kaimi11:57 | 09/12/2019

Ish-ylli i Interit, Samuel Eto’o, duket se pas futbollit ai do ta vazhdojë karrierën e tij në fushën e muzikës. Ish-sulmuesi njoftoi dje në faqen e tij në ‘Twitter’, duke bërë kështu hapin e parë zyrtar drejt botës së artit.

38-vjeçari nga Kameruni, i cili njoftoi në fillim të këtij viti tërheqjen nga futbolli profesionist, do të debutojë në 20 dhjetor në koncertin e tij të parë. Koncerti do të mbahet në ‘Parc des Prices’ në Douala, në vendin e tij të lindjes.

Eto’o qëndroi dy vite në Milano me fanellën e Interit, ku hyri në histori duke fituar tripletën e famshme në 2010 nën drejtimin e Mourinhos. Në postimin e hedhur, ai shkruan: ”Tha ndonjëri që Eto’o nuk mund ta bëjë. Mungesat do të jenë gabim. Do ta shikojmë”. /abcnews.al

city-fans.jpg
Klejdi Kaimi15:12 | 08/12/2019

Në derbin e djeshëm mes dy ekipeve të Manchesterit, tifozët e Cityt nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Humbja 1-2 në shtëpi nga rivalët e United apo edhe distancimi me pikë nga Liverpooli i Klopp, solli irritimin e tifozëve në shkallët e ‘Etihad Stadium’.

Fillimisht sulmi ndaj mesfushorit Fred gjatë një goditje këndi, ku braziliani u godit me shishe uji apo dhe me një seri çakmakësh. Sikur të mos mjaftonte kjo, një tifoz i Cityt është kapur nga kamerat duke iu drejtuar tifozëve të United me një veprim aspak të hijshëm.

Tifozi në fjalë ka hapur duart në formë avioni, duku iu kujtuar ‘djajve të kuq’ tragjedinë e Mynihut. 23 persona humbën jetën në atë katastrofë ajrore në 6 shkurt 1958. Ky veprim cilësohet si provokim i hapur dhe klubi i United pritet të marrë masat e nevojshme. Gjithashtu policia po heton sjelljet raciste ndaj Fred dhe pritet shumë shpejt të identifikojë autorët. /abcnews.al

Raiola.png
Klejdi Kaimi12:35 | 08/12/2019

Në ditët e fundit gjithmonë e më shumë po flitet për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic. Emri i tij është lidhur me gjysmën e Europës, por më shumë me Milanin, Bolognan dhe Napolin. Suedezi mbylli kontratën e tij me LA Galaxy dhe agjenti i tij, Mino Raiola, e konfirmon se Seria A do të rritet shumë nëse klienti i tij do të rikthehet.

‘’Unë po qëndroj në pritje, do ta shikojmë çfarë do të ndodhë. Ne jemi të lirë, mund të zgjedhim çfarë duam ne. Unë nuk përjashtoj asgjë, madje as tërheqjen e tij nga futbolli, por duket se Ibra është në një formë të shkëlqyer,’’ tregon Raiola për ‘La Gazzetta dello Sport’.

‘’Sigurisht nëse ai vendos të rikthehet në Itali, Seria A do të rritet gradualisht, si nga niveli i lojës në fushë, si nga emisionet televisive. Mund ta imagjinoni se sa vende do ta ndjekin futbollin italian në fundjavë? Le ta shikojmë çfarë do të ndodhi,’’ mbyll agjenti i gjigantit suedez. /abcnews.al

freedie.jpg
Klejdi Kaimi11:57 | 08/12/2019

Manchester United arriti një fitore shumë të rëndësishme dje në derbi kundër Manchester Cityt, duke suprizuar në ‘Etihad Stadium’ të besuarit e Guardiolës. Në një derbi ku shijuam gola, spektakël, apo edhe kartonë, nuk kishte si të mos mungonin polemikat. Tifozët e Cityt nuk u treguan aspak ‘qytetarë’, duke u kthyer protagonist për keq gjatë pjesës së dytë të takimit.

Në minutën e 67-të, mesfushori i United, Fred, shkoi për të ekzekutuar një goditje këndi. Kur braziliani po bëhej gati, tifozët nuk e përmbajtën veten, duke e goditur lojtarin me shishe uji si dhe me disa çakmakë. Por, si të mos mjaftonte kjo një tifoz është kapur nga kamerat duke imituar majmunin, pra sjellje raciste ndaj Fred.

Ai provoi sërish ta godiste, por një objekt goditi shpinën e mesfushorit. Në këtë moment gjyqtari komunikon me kapitenin e Cityt, David Silvën, për të qetësuar tifozët. Policia angleze e ka marrë  çështjen dhe po kërkon autorët. Gjithashtu klubi i Manchester United konfirmoi incidentin dhe po bashkëpunon me policinë për të identifikuar tifozët. /abcnews.al

Pioli.png
Klejdi Kaimi10:54 | 08/12/2019

Në prag të ndeshjes në transfertë kundër Bolognas, trajneri Pioli ka folur për mediat në Milanello. Trajneri i Milanit ka treguar për ‘Milannews.it’, situatën ku ndodhet ‘Djalli’ për momentin si dhe nëse në janar do ta shikojmë Ibrahimovic me fanellën kuqezi.

‘’Ibrahimovic? Babagjyshi i Vitit të Ri vjen në 25 dhjetor. Ju keni folur për këtë temë që në tetor. Nëse unë dëshiroj një dhuratë sot, janë vetëm tre pikët me Bolognan. Për momentin jemi të përqendruar te sfida e sotme,’’ deklaron Stefano Pioli.

Sipas mediave në Itali, kuqezinjtë kërkojnë vetëm gjigantin suedez dhe nuk kanë asnjë plan B për merkaton e janarit. Milanezët vijnë pas një fitore shumë të rëndësishme me Parmën dhe do të përpiqen të vazhdojnë serinë positive dhe ndaj Bolognas. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono