Igli Nikolli
Ruben Dias, mbrojtësi i Benfikës

tuci-dhe-uzuni.jpg
Igli Nikolli10:51 | 11/11/2019

Lokomotiva e Zagrebit është e mbushur me lojtarë shqiptarë dhe kjo sigurisht prej Besnik Prengës, skautit kryesor të klubit kroat. Këtë verë i fundit që iu bashkua “kolonisë” së shqiptarëve në Zagreb, ishte sulmuesi Albion Marku. I riu udhëtoi në Holandë, aty ku Lokomotiva zhvilloi fazën përgatitore.

Më pas erdhi edhe kontrata për sulmuesin, i cili është një produkt i Shkëndijës së Tiranës. Së fundmi ai është ftuar nga Shqipëria U20, duke shtuar numrin e shqiptarëve që luajnë me kombëtaren. Indrit Tuci u ftua për herë të parë me Shqipërinë U21 dhe te Lokomotiva ka fituar formacionin. Jon Mersinaj është gjithashtu pjesë e Shpresave, ashtu sikurse edhe Enis Çokaj.

Madje ky i fundit është përfshirë edhe në listën e pritjes në kombëtaren A, duke treguar rritjen e madhe që ka pasur gjatë kësaj periudhe. Myrto Uzuni është pjesë e Shqipërisë sërish, kurse Lirim Kastrati është grumbulluar me përfaqësuesen U21 të Kosovës. “Jemi krenarë t’u njoftojmë se gjashtë prej lojtarëve tanë kanë marrë ftesa nga kombëtaret“, lexohet në postimin e klubit kroat në faqen zyrtare në rrjetet sociale. /abcnews.al

Alexander-Arnold.png
Igli Nikolli10:33 | 11/11/2019

Liverpool tregoi edhe njëherë forcën e madhe. Kampionët e Evropës fituan ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit përballë Manchester City. Ekipi i Klopp triumfoi 3-1 në shtëpi dhe titulli kampion është gjithnjë e më afër, edhe pse ka shumë ndeshje deri në fund.

Diferenca me Leicester City dhe Chelsea të vendit të dytë është 8 pikë, ndërsa me ekipin e Guardiolës ka shkuar në 9 pikë. “The Reds” kanë arritur 11 fitore dhe 1 barazim në 12 ndeshjet e para. Një ecuri fantastike që pritet të rikthejë titullin në qytet pas 30 vitesh, por nuk përjashtohet as thyerja e ndonjë rekordi të frikshëm.

Kualiteti nuk i mungon Liverpoolit. Çdo repart është i kompletuar, teksa krahët e mbrojtjes janë një magji me vete. Trent Alexander-Arnold dhe Andrew Robertson dominojnë çdo kundërshtar në korsitë e tyre dhe goli i dytë lindi nga një kombinim fantastik mes tyre.

21-vjeçari anglez ndalet te episodi që zhbllokoi ndeshjen në fjalën e tij për Sky Sports UK. Miqtë pretenduan për një penallti dhe harxhuan kohë e energji duke protestuar. Arbitri vijoi lojën, Liverpooli u nis furishëm drejt portës kundërshtare dhe aksioni u konkretizua nga një eurogol i Fabinhos.

Fakti që mund të ndërhynte VAR-i te rasti që pretendoi City për penallti më shqetësoi. Zhvilluam një aksion të shpejtë, ata protestuan gjatë dhe në i ndëshkuam. Është pjesë e futbollit edhe diçka e  tillë“, thekson Alexander-Arnold.

Strakosha-1.png
Igli Nikolli10:16 | 11/11/2019

Lazio arriti fitoren e katërt radhazi në kampionat kundër Lecces. Ekipi kryeqytetas fitoi 4-2 dhe tani ndan vendin e tretë me Cagliarin. Thomas Strakosha zhvilloi një ndeshje pozitive, nuk kishte asnjë faj te golat, teksa i priti një penallti sulmuesit Babacar.

24-vjeçari ka dhënë një prononcim për Lazio Style Channel, aty ku analizon fitoren dhe golat e pësuar. Vetëm Juventusi, Verona, Interi dhe Cagliari kanë pësuar më pak se shqiptari i Lazios. Strakosha pranon ecurinë e dobët në Europa League, por ekipi ka merituar më shumë pikë sesa ka marrë.

Për fat fituam, por vuajtëm jo pak. Djersitëm si ekip dhe në fund fituam në stilin tonë. E dinim që Lecce ka personalitet dhe në disa duele në ajër u treguan më të aftë se ne. Reaguam mirë, por mund të evitohej goli i dytë që pësuam. Të ndodh që të humbasësh përqendrimin pas një rezultati të tillë. Jam i lumtur dhe tani mund të pushojmë pak në pauzën e kombëtareve.

Nuk dua të pësoj gol kurrë, sot më shënuan dy herë dhe kjo më bezdis. Që prej momentit që jam pjesë e Lazios, kemi vlerësuar maksimalisht çdo kompeticion ku kemi marrë pjesë. Kemi hasur vështirësi në Europa League, por disa rezultate nuk kanë treguar realitetin. Mund të kishim bërë më mirë, por janë edhe dy ndeshje deri në fund. Le të mësojmë nga gabimet tona. Penalltia? U acarova që pësova gol pas pritjes së penalltisë, shyqyr që u anulua goli i Lapadulës“, përfundon portieri shqiptar i ekipit bardhekaltër. /abcnews.al

Lushkja.png
Igli Nikolli09:49 | 11/11/2019

Kukësi po kalon një moment jo të mirë, por mund t’i gëzohet faktit që vendi i parë është vetëm katër pikë larg. Humbja e djeshme me Laçin nuk u prit mirë, ndërkohë që pati kontestime të shumta për penalltinë e akorduar në dëm të tyre, që vendosi edhe ndeshjen.

Gjithsesi në kampin verilindor janë të detyruar të shohin përpara. Ndaj Laçit nuk kishin disa titullarë të rëndësishëm dhe situata kundër Bylisit do të jetë tjetër. Kapiteni Besar Musolli e ka shlyer pezullimin prej kartonëve dhë do të jetë nën urdhrat e Duros në ndeshjen e radhës.

Veç tij, priten që edhe Veseli Limaj dhe Vasil Shkurtaj të jenë rikuperuar plotësisht dhe të kenë kapur formën e duhur sportive. Dyshimi i vetëm është Kristal Abazaj, i cili pësoi një shembje në sfidën me Flamurtarin dhe mungoi në Laç. /abcnews.al

Capello-1.png
Igli Nikolli09:31 | 11/11/2019

Cristiano Ronaldo po kalon një moment të vështirë dhe kjo dallohet nga të gjithë. Eksperienca i lejon portugezit që të mos e nisë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse rëndësi ka që të arrijë formën maksimale gjatë muajve mars dhe prill.

Gjithsesi, 34-vjeçari e ka humbur shkëlqimin dhe deri tani ka shënuar 6 gola mes kampionatit dhe Champions League. Në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar kundër Milanit ishte hija e vetvetes dhe Maurizio Sarri e zëvendësoi në minutën e 55-të me Paulo Dybala.

Portugezi nuk e priti mirë veprimin e trajnerit dhe u largua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes. Dybala shënoi golin e fitores, diçka e tillë i dha të drejtë Sarrit, teksa ka Fabio Capello ka kritikuar ashpër Ronaldon.

Trajneri i famshëm italian ka analizuar për Sky Sport formën e dobët të yllit të bardhezinjve. “Cristiano nuk driblon një kundërshtar prej tre vitesh. Nuk ndodhet mirë fizikisht në këtë moment dhe diferencën po e bëjnë Dybala dhe Douglas Costa. Bravo Sarrit, duhet personalitet i fortë për të nxjerrë nga fusha një lojtar si Ronaldo. Portugezi nuk kreu një gjest pozitiv, duhet të tregohet kampion edhe kur zëvendësohet“, përfundon Fabio Capello. /abcnews.al

Dybala-1.png
Igli Nikolli09:15 | 11/11/2019

Një gol i Paulo Dybala vendosi sfidën Juventus-Milan dhe i dhuroi fitoren bardhezinjve. Ekipi i Sarrit parakaloi sërish Interin dhe kryeson Serie A me 32 pikë. Në “Allianz Stadium” ishin të pranishëm edhe dy “tifozë” të veçantë. Calciomercato.it raporton se dy përfaqësues të Borussia Dortmund kishin udhëtuar nga Gjermani për të ndjekur këtë ndeshje.

Verdhezinjtë pëlqejnë shumë Alession Romagnolin e Milanit dhe Daniele Ruganin e Juventusit. Kapiteni i kuqezinjve u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër” e ndoqi duelin nga stoli. Dortmundi kërkon të përforcojë repartin defensiv dhe shpreson që të transferojë një prej dy lojtarëve në Bundesligë.

Për Romagnolin do të jetë e vështirë, Milani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga 24-vjeçari. teksa më lehtë mund të arrihet te Rugani. Lojtari nuk po përfiton minuta me Juven dhe në janar mund të largohet për të provuar një aventurë të re. /abcnews.al

Romagnoli në një dyluftim me Ruganin
3-3.jpg
Igli Nikolli08:55 | 11/11/2019

Dje u zhvillua ndeshja e parë mes femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë në stadiumin e ri, “Air Albania Stadium”. Provat kaluan me sukses dhe Arben Dervishi, anëtar i Komitet Ekzekutiv në FSHF, ka treguar në “ABC-ja e mëngjesit” shqetësimin e madh të UEFA-s, teksa ka një problem në lidhje me tapetin.

Vëzhguesit e UEFA-s kanë pasur shqetësim të madh. Vëzhgimi i elementëve të sigurisë dhe të mediave ishte domethënës për ta. Kanë dërguar vërejtjet e tyre me shkrim, po i shikojmë dhe janë gjëra të realizueshme. Deri të mërkurën do t’i realizojmë. Mediat i s’postuam nga niveli L3 në L1 për t’i dhuruar kushte më optimale. Ka media që punojnë brenda, media me desk dhe media pa desk. Të parët janë në katin L1, ndërsa në katin e dytë kemi vendosur vendet e punës së mediave dhe mediat pa desk.

Ka ndryshuar vetëm pozicioni i kamerave dhe i medieve me desk. E kemi detyrim që në ambient të hapur të rregullojmë 60 gazetarë me desk. Të mërkurën janë të përfunduara të gjitha. Tapeti është ok. Kemi një problem në zonën jugore, për shkak që nuk merr rreze dielli. Do e bëjmë përmes llambave mungesën e diellzimit. Për këto 6 ditë do i bëhet terapi intensive që të jetë në kushtet minimale. Pavarësisht shiut, fusha duhet të jetë në gjendje të mirë. Normalisht ka ndikuar në qëndrueshmërinë e fushës, por nuk do të ketë problem“, theksoi Arben Dervishaj.

Arben Dervishaj i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”

Zyrtari i FSHF-së u ndal edhe te të ftuarit që do të jenë për ndeshjen me Francën. Dervishaj komenton situatën e biletave dhe firmosjen e kontratës me Air Albania, në lidhje me emrin e ri të stadiumit kombëtar.

Do jetë presidenti i UEFA-s dhe shumë presidentë të Federatave të tjera. Nuk e di nëse do të jetë Macron. Nuk më takon mua. Nuk na intereson pjesa që ka kompania ndërtuese. Të dielën do ketë mbaruar sheshi. Ne na intereson vetëm stadiumi. Do hiqen skelat, veç atyre që do rrethojnë zonën. Do hapet restoranti, muzeumi dhe baret. Sot instalohen stendat dhe ekranet. Do jetë muzeumi i kombëtares. Të dielën gjithçka do të jetë gati.

Akoma nuk është konfirmuar emri i ri i stadiumit në sajtin e UEFA-s

Edhe po të ishte 100 mijë vendesh stadiumi, nuk do mjaftonte. Edhe për ne është e vështirë për biletat. Edhe kompania ndërtuese do bileta për të pasur sa më shumë punëtorë të tyre në stadium. UEFA e ka nxjerrë në sajt tani stadiumin ku do luhet (në fakt diçka e tillë nuk ka ndodhur). Sot firmoset kontrata me Air Albania. Duhen para për mirëmbajtjen, ndaj nuk mund ta mbajmë ‘Arena Kombëtare’. Të mërkurën do jenë gati 99.9% të gjërave, pasi të shtunën aty do stërvitet Franca dhe do vijnë edhe gazetarët”, përfundon Arben Dervishaj. /abcnews.al

Laçi-Kukësi.png
Igli Nikolli08:39 | 11/11/2019

Laçi mori fitoren e katërt radhazi një ditë më parë dhe tashmë i është afruar vendeve të para në klasifikim. Kurbinasit do të kenë një tjetër sfidë të vështirë përpara, këtë herë me kryesuesit e Partizanit. Në Laç nuk fluturojnë, pasi e dinë që deri më tani nuk kanë bërë asgjë dhe llogaritë mund të bëhen vetëm në fund.

Bardhezinjtë për takimin me të kuqtë nuk do të kenë një nga lojtarët titullarë. Mbrojtësi Abdurrahman Fangaj u ndëshkua me karton të verdhë kundër Kukësit dhe për ishte i katërti këtë kampionat, çka e penalizon për ndeshjen e radhës. Trajneri Cungu duhet të gjejë një zgjidhje për linjën e djathtë të mbrojtjes. /abcnews.al

Kovac-Uli.png
Igli Nikolli08:26 | 11/11/2019

Uli Hoeness ka zbuluar një detaj në lidhje me shkarkimin e Niko Kovac nga roli i trajnerit të Bayern Munchen. Që raporti i kroatit me një pjesë të titullarëve ishte thyer kjo dihej, teksa presidenti i klubit bavarez e ka konfirmuar në një prononcim për ZDF.

Kreu i gjigantit gjerman tregon se si dy lojtarë të ekipit kërkuan shkarkimin e trajnerit. Emrat e tyre nuk tregohen, por krijimi i pakënaqësive brenda grupit ishte një ndër shkaqet që sollën fundin e aventurës së Niko Kovac te kampionët në fuqi.

Dy lojtarë na kërkuan që të shkarkojmë trajnerin dhe klubi reagoi në lidhje me rrethanat që ishin krijuar“, thekson 67-vjeçari gjerman. Kovac u shkarkua pas humbjes 5-1 në kampionat kundër Eintracht Frankfurt dhe Hoeness ka deklaruar se trajneri i ri do të zgjidhet brenda 3 javësh. /abcnews.al

Gjici-1.png
Igli Nikolli08:12 | 11/11/2019

Shpërthen Safet Gjici. Presidenti i Kukësit nuk kursen arbitrat dhe lojtarët e tij pas humbjes së pësuar me Laçin ditën e djeshme. Kreu i klubi verilindor është i irrituar dhe thekson se penalltia e dhënë dje nuk ishte dhe tregon se do të ankohen në FSHF.

Nuk e di si e patë ju, po për mua ajo nuk ka lidhje me penalltinë. U bë e dyta herë që arbitrat me Laçin vendosin rezultatin. Ky është turp i madh. Nuk e kuptoj se çfarë arbitrash janë këta që marrin këtë iniciativë për të shkatërruar investimet që bëjmë ne në futboll”, ka deklaruar mes të tjerash Gjici në një prononcim për “Panorama Sport”.

Shënjestra më pas është nga ekipi: “Mjaft i kam duruar, do të ketë një analizë të thellë. Disa lojtarë që vijnë te Kukësi vetëm për të marrë rrogën, nëse nuk reagojnë, nuk do ketë shans që të paguhen”. Sikurse kuptohet situata te Kukësi nuk është aspak e mirë, kjo për shkak të rezultateve të deritanishme. Verilindorët, pas 12 javëve kampionat, numërojnë vetëm 18 pikë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono