in a

ngjela-1.jpg
in a12:27 | 16/02/2020

Në nëntor të 2019, Ilir Meta refuzoi të kryente në Presidencë betimin e gjyqtares Arta Vorpsi si anëtare të re të Gjykatës Kushtetuese. Kuvendi iu referua renditjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi kur e cilësoi Vorpsin automatikisht anëtare të Kushtetueses, pasi kreu i Shtetit nuk propozoi një tjetër emër për këtë pozicion.

Kjo përplasje institucionale ishte edhe arsyeja që Komisioni Hetimor në Kuvend zgjeroi objektin e hetimit për Ilir Metën, ndërkohë që kushtetueshmërinë e veprimeve po e vlerësojnë edhe ekspertët e Venecias. Këtë të mërkurë, Kuvendi vendosi t’ja heqë Presidentit të drejtën ekskluzive për të bërë betimin e gjyqtarëve, duke e konsideruan betimin e gjyqtarëve dhe Prokurorëve një akt formal.

Sipas avokatit Spartak Ngjela, Kuvendi me këtë veprim nuk ka zhveshur Presidentin nga kompetencat, por e ka ndalur atë të bëj shkelje të tjera kushtetuese.

“Presidenti u vetëzhvesh, sepse bëri shkelje të rënda kushtetuese. Nuk ke të drejtë të thuash nuk pranoj të bëj betimin. Në këtë pozicion të betimit presidenti është kukull, kukulla nuk flet, por vetëm vendos: “merr vendimin dhe ik”, deklaroi Ngjela.

Sipas avokatit, Ilir Meta në këtë përplasje është i kompromentuar për shkak se ai vetë është objekt i një procesi hetimor nga Kuvendi.

 “Është “çmendur” presidenti. Ka frikën e interesit të vet sepse është nën hetim dhe nëse do të shkarkohet nga parlamenti do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ai.

Ngjela sqaron se është në të drejtën e Kuvendit të ndërhyjë sa herë që sheh tendenca për bllokim të institucioneve nga kushdo, qoftë ai edhe Presidenti i Republikës.

“ Një president i nivelit të lartë i cili e nxjerr veten të larë, të pafajshëm, nuk do të ndalonte procedurën, të cilat e rendojnë edhe më shumë. Kishte një shkelje tani i ka bërë tre dhe të treja i ka bërë në funksion të vetes”, tha më tej Ngjela.

Ligji i miratuar nga qeveria ka mbërritur tashmë në Presidencë dhe do të jetë vetë Ilir Meta ai që do të shprehet me dekret për të kufizuar ose jo kompetencat e tij./abcnews.al

vasili-1.jpg
in a12:16 | 16/02/2020

Një shtetas shqiptar nuk i është bindur urdhrit të policisë greke në kufirin greko-shqiptar.

Në Zitsa, Janinë është tentuar të ndalohet një mjet që vinte nga kufiri gjelbër. Mjeti ka shtuar shpejtësinë, është larguar dhe më pas është arritur të ndalohet nga policia.

Drejtuesi i mjetit ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë ndërsa pasagjeri ka arritur të largohet me vrap. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se është arrestuar vetëm shoferi, shqiptar.

Gjatë tentativës për tu larguar, nga mjeti janë hedhur dy çanta, brenda të cilave policia sekuestroi 4 pako me 36 kg 350 gram marijuanë.

U sekuestrua dhe 1 celular dhe 240 euro, ndërsa mjeti rezultoi i marrë me qera në Greqi./abcnews.al

Capture-46-1280x631.jpg
in a12:01 | 16/02/2020

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama, dhe kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi në lidhje me ligjin për betimin e gjyqtarëve.

Vasili tha se Rama dhe Ruçi kanë fyer dhe kanë provokuar Komisionin e Venecias, pasi sipas tij ligji që i heq kompetencat presidentit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, u miratua para se delegacioni i këtij institucioni ndërkombëtar të vinte në Tiranë.

Më tej ai tha se parlamenti me këtë veprim u veteshpërnda. Po ashtu nënkryetari i LSI-së tha që ndërkombëtarët që sugjeruan konsultimet tek Komisioni i Venecias duhet të reflektojnë, ndërsa akuzoi Ramën se ai nuk e dëgjon këtë komision, por vetëm kërkon ta përdorë.

“Në krye të qeverisë egzistojnë disa banditë politkikë. Është një pësim shumë i madh. Të gjithë ata ndërkombëtarë të cilët e votuan me të madhe “Vettingun” duhet ti drejtohen Komisionit të Venecias. Duhet të kuptojnë që përballë kanë një qeveri me banditë”, u shpreh Vasili./abcnews.al

uk.jpg
in a11:48 | 16/02/2020

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur ti urojë ndryshe shqiptarët ditët e sotme. I shkëputur nga politika, Basha ka publikuar në rrjetin social “Facebbok” një foto në krah të bashkëshortes së tij, i cili shihet sportiv dhe bashkangjitur fotos shkruan: “Ju uroj një të dielë të mbarë dhe orë të gëzueshme me njerëzit e dashur”.

Statusi:

Ju uroj një të dielë të mbarë  dhe orë të gëzueshme me njerëzit tuaj të dashur😊

/abcnews.al

policia-rruge-1.jpg
in a11:38 | 16/02/2020

Një 54-vjeçar është kapur nga Policia me pistoletë duke kërcënuar bashkëshorten dhe tre fëmijë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesën e 54 vjeçarit, Osman Memaj, ku gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri.

Mësohet se ai në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe 3 fëmijëve të tyre.

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor “Befasia”.

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në familje.

Kërcënonte me pistoletë për t’i vrarë bashkëshorten dhe tre fëmijët, por ndërhyrja e befasishme e Policisë parandalon ngjarjen, duke vënë në pranga autorin.

Sekuestrohen dy armë zjarri, tritol, municion luftarak e një thikë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, me marrjen e njoftimit se në fshatin Gurrë e Vogël, të Njësisë Administrative Petrelë, një shtetas po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten dhe tre fëmijët, në banesë, menjëherë organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Befasia”, bënë kapjen në flagrancë të shtetasit: O. M., 54 vjeç, banues në Gurrë të Vogël, Tiranë.

Ky shtetas, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe 3 fëmijëve të tyre dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 54-vjeçari u kap me pistoletë në dorë, me fishek në fole gati për qitje duke kërcënuar bashkëshorten dhe tre fëmijët për t’i vrarë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesë dhe gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri (pistoletë e pushkë), një sasi fishekësh luftarak për pistoletë dhe për pushkën, tre kallëp tritoli dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. M., për veprat penale “Dhuna në familje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al

86217219_2959009190816909_8829652028348170240_n.jpg
in a11:29 | 16/02/2020

FRPD zgjidhet anëtar me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane.  Lideri i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur anëtarsimin e FRPD-së në bashkimin studentor në PPE.

Statusi: 

Përgëzime Forumit Rinor të Partisë Demokratike për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota.

Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar per FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mekullueshme shqiptare!

 

balliu-1.jpg
in a11:14 | 16/02/2020

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në një deklaratë për mediat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama.

Sipas tij lufta kundër korrupsionit është vetëm një propagandë.

“Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka drejtësi të pavarur dhe politikanët e lidhur më krimin do të mbetën të pandëshkuar. Një nga rastet më flagrante të standardit të dyfishtë të Edi Ramës është vendimi për t’i gjetur një punë në shtet bashkëshortes së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, pasi ajo dështoi të kalojë vetingun”, deklaroi Balliu.

Deklarata e plotë:

E gjithë propaganda e Edi Ramës për gjoja pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit rrëzohet nga një vendim i vetë qeverisë së Edi Ramës për të mbajtur në administratën e tij ata që nuk e kalojnë vetingun.

Një nga rastet më flagrante të standardit të dyfishtë të Edi Ramës është vendimi për t’i gjetur një punë në shtet bashkëshortes së nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, pasi ajo dështoi të kalojë vetingun.

Këshilltarja e Gjykatës së Lartë, Elona Kana, u tërhoq nga sistemi i drejtësisë pak para daljes së vendimit të vetingut, sepse nuk justifkonte dot pasuritë e saj dhe të shërbëtorit të Ramës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Por me një vendim qeverie këtë javë, Edi Rama e ka emëruar bashkëshorten e Denar Bibës në një post në Entin Rregullator të Ujit.

Megjithëse nuk justifikoi pasurinë, megjithëse u tërhoq para se vetingu ta shkarkonte nga detyra e këshilltarës në Gjykatën e Lartë, kamikazi i Edi Ramës në KQZ, i cili organizoi votime të paligjshme pa opozitën, u shpërblye.

Lufta kundër korrupsionit në dorën e Edi Ramës është vetëm propagandë. Ai ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Edi Rama flet për luftë kundër bandës KÇK në drejtësi, por ata që nuk kalojnë vetingu, i emëron në detyra të tjera shtetërore.

Edi Rama flet për ndjekje penale ndaj atyre që nuk justifikojnë pasurinë para vetingut, por kur këta I kanë shërbyer pushtetit të tij të paligjshëm, ai hedh në kosh edhe një nga kushtet kyç të Bundestagut për hapjen e vërtetë të negociatave me Shqipërinë.

Sa për kujtesë, Rezoluta e Bundestagut shprehet qartë:

“Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave do të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria:

 Zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore
 Fillimi i procedimeve penale kundër atyre që nuk kalojnë vetingun”- thuhet në rezolutën e Bundestagut.

Emërimi I bashkëshortes së Denar Bibës në një detyrë shtetërore, pasi dështoi me vetingun do të thotë se shërbëtorët e Edi Ramës në drejtësinë e kalbur nga korrupsioni dhe të kriminalizuar nga paratë e krimit, janë të paprekshëm!

Ata jo vetëm nuk i kap ligji propagandistik antiKÇK, jo vetëm nuk i heton Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, por promovohen në detyrë të re nga qeveria, kur nuk kalojnë dot vetingun!

Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka drejtësi të pastruar nga të korruptuarit, nuk ka drejtësi të pavarur, të pakapur nga qeveria, nuk ka drejtësi të barabrtë për të gjithë dhe, mbi të gjitha, politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin do të vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar!/abcnews.al

rama-samiti.jpg
in a11:06 | 16/02/2020

Kryeministri Edi Rama në rrjetin social “Facebbok” ka njoftuar se pritet njohja e patentave të drejtimit të makinave në Gjermani.

Sipas Ramës, aprovimi i shumëpritur i njohjes së patentave shqiptare të drejtimit, kalon përmes të 16 parlamenteve të landeve  të Gjermanisë dhe kjo do të kërkojë pak kohë, por ndërkohë çdo aprovim bën që në landin përkatës njohja të hyjë në fuqi menjëherë.

Statusi: 

Një lajm i mirë për miqtë e kësaj faqeje që presin njohjen e patentave të drejtimit të makinave të tyre në Gjermani

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, bisedova edhe me Ministrin Federal të Transporteve, i cili më tha, citoj, “Misioni ynë teknik në Tiranë është befasuar nga transformimet që keni kryer në Drejtorinë e Transportit Rrugor, përmes digjitalizimit të shërbimeve! Zgjidhjet e reja digjitale që keni realizuar janë origjinale dhe bindëse për t’i përcjellë Qeverisë Federale një opinion pozitiv”

Aprovimi i shumëpritur i njohjes së patentave shqiptare të drejtimit, kalon përmes të 16 parlamenteve të landeve të Republikës Federale të Gjermanisë dhe kjo do të kërkojë pak kohë, por ndërkohë çdo aprovim bën që në landin përkatës njohja të hyjë në fuqi menjëherë. Pak durim tanimë, se provimin e kemi kaluar me sukses dhe ky është një fakt që na inkurajon shumë për vazhdimin e #RevlucionitDigjital2020 .

Një bravo të madhe ekipit drejtues të DPSHTRRSH që po e transformon çdo ditë atë strukturë nga një vatër korrupsioni legjendar, në një mekanizëm shtetëror në shërbim të qytetarëve./abcnews.al

lc-1.jpg
in a10:44 | 16/02/2020

Një sasi tritoli i është vendosur poshtë makinës administratorit të ekipit të futbollit të Vllaznisë Suad Lici. Lënda plasëse nuk ka shpërthyer. Në vendin e ngjarjes pranë shtëpisë së Suad Licit kanë shkaur grupit hetimor, drejtues të policisë së Shkodrës, por edhe kryebashkiakja Voltana Ademi. Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se ai e ka pikasur vetë lëndën plasëse dhe ka njoftuar policinë. Ajo është ç’aktivizuar. Gjithçka ka ndodhur pranë stadiumit “Loro Boriçi”, pranë tregut “Zdralë”, u shpreh gazetari i “ABC News”, në një lidhje direkte nga Shkodra.

Nuk dihet nëse vendosja e eksplozivit lidhet me konflikte të mundshme në fushën e biznesit, punën te Vllaznia apo çështje të tjera. Ndërkohë paraprakisht, Lici është shprehur para grupit hetimor se nuk ka konflikte me askënd.

“Ndoshta lidhet me detyrën, ku e di unë. le t’ua organet kompetente, nuk unë kompetenti. Unë nuk kam konflikt me asnjë njeri. Jam njeri i lirë dhe do vazhdoj të jem i lirë. Nuk kam pasur asnjë lloj problematike. Kanë kërkuar njerëzit sqarime dhe i kam sqaruar, kaq. Për çfarë? Në lidhje me sportin, se nuk kam asnjë lloj problematike tjetër. Kush ka pasur ndonjë sqarim, e kam sqaruar.

Presion për të futur lojtarë te Vllaznia? Unë jam përgjegjës për mbarëvajtjen e punës, formacionin  e vendos stafi teknik. Gjithçka është bërë në bazë të strukturës që kemi. Unë kam qenë i detyruar të plotësoj kërkesat e drejtuesve të klubit.

Presion për t’u larguar nga detyra? Do vazhdoj detyrën, edhe sot do të jem në ndeshje në Durrës kundër Teutës. Do vazhdoj jetën time të përditshme.

Pa folur organet kompetente, nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është në lidhje me sportin, kriminelët dhe strukturat kriminale duhet t’i qëndrojnë larg dhe ta lënë qytetin e Shkodrës të bëjë jetën e vet sportive”., tha Lici për mediat, duke theksuar se do vijojë jetën e përditshme normalisht dhe se nuk ka frikë aspak.

NJOFTIMI PARAPRAK i POLICISË

Më datë 16.02.2020, rreth orës  08:56, shtetasi S. L. 46 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër ka njoftuar Sallën e Drejtimit në DVP Shkodër, se poshtë mjetit të tij tip Benz, ka konstatuar një pako të mbështjellë me letër natriban ku dyshohet se mund të ketë  lëndë plasëse. Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku vijon puna për  sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

astrit-thaci-1280x720.jpg
in a09:59 | 16/02/2020

Policia ka vënë në pranga grabitësin Durrsak që ishte kthyer në makthin e qytetarëtve të Durrësit, Tiranës, së fundmi edhe të Elbasanit.

Uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e 27-vjeçarit, Astrit Thaçi, në një lokal në zonën e Kombinatit në Tiranë, i cili vjedhjen e fundit e kreu në një argjendari në Elbasan. Sipas policisë, 27-vjeçari brenda muajit shkurt kishte kryer disa vjedhje të tjera në Tiranë dhe Durrës. Policia bën të ditur se në kërcënimin e armës, Astrit Thaçi kishte kryer disa vjedhje me armë e dhunë dhe disa të tjera të mbetura në tentativë në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe Elbasan. Policia ka dokumentuar me prova shkencore 8 raste të grabitjeve të kryera prej tij, nga të cilat 3 janë kryer në  Durrës, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.

Në datën 8 shkurt në lagjen 12 në Durrës, Thaçi ka vjedhur me armë zjarri filialin e një banke të nivelit të dytë, ku mundi të merrte një shumë prej 100.000 lekësh. Dy ditë më pas, më 10 shkurt, në lagjen 13 në zonën e Plazhit në Durrës, nën kërcënimin e pistoletës, 27-vjeçari tentoi të vjedhë një banesë, duke e plagosur në këmbë pronarin e saj Rexhep Tereziu.

Më 11 shkurt, në lagjen nr. 14, Shkozet, nën kërcënimin e armës 27 vjeçari ka vjedhur në një Big Market nje shumë prej 100.000 lekësh dhe steka me cigare.

Një ditë më pas, më 12 shkurt, në rrugën “Muhamet Gjollesha” pranë Zogut të Zi, Tiranë, Astrit Thaçi ka tentuar të vjedhë në një agjenci turistike dhe po në të njëjtën ditë në rrugën “Llambi Bonat” Kombinat , nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

Sërish në Tiranë, më 13 shkurt, nën kërcënimin e armës i riu nga Durrësi ka tentuar të vjedhë përsëri në një Big Market në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, ndërsa më 15 shkurt, në rrugën “Abdyl Frashëri” jashtë banesës së shtetasit R. N., e ka goditur me sende të forta duke i marë një shumë prej 300 eurosh dhe një aparat celular Iphone 11 ProMax.

 

Grabitja e tij e fundit para arrestimit ishte në Elbasan, ku nën kërcënimin e pistoletës ai ka vjedhur në një argjendari një sasi bizhuterish.

Në momentin e arrestimit, 27 vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.

Ndërsa polica e Durrësit ka vënë në pranga një 20 vjeçare që dyshohet se ka ndihmuar Astrit Thaçin ti shpëtonte arrestimit nga policia pasi kryente grabitjet. 20 vjeçarja akuzohet për vepren penale “përkrahje e autorit të krimit”.

Astrit Thaçi akuzohet për veprat penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”. Materialet procedurale ndaj tij do t’i referohen tre Prokurorive në Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

27 vjeçari rezulton të jetë person me precedent penal edhe në Itali, ku është dënuar më parë me 7 vite për vjedhje me armë. Për policinë ai ishte një person i njohur edhe në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Durrës/informacion

Finalizohet operacioni policor “Trajektorja”.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Drejtoria e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.

Vihet në pranga 27-vjeçari, autor i një sërë vjedhjesh e tentativash për vjedhje me dhunë e armë.

27-vjeçari, me precedent penal, i dënuar më parë 7 vite në Itali, për vjedhje me armë.

Dokumentohen me prova shkencore 8 raste, nga këto 3 në Durrës, 4 në Tiranë dhe 1 në Elbasan.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, bizhuteritë e vjedhura e sende të tjera.

Prej disa ditësh në qytetin e Durrësit, Tiranës dhe së fundi në Elbasan, një person, në kërcënimin e armës, kishte kryer disa vjedhje me armë e dhunë dhe disa të tjera të mbetura në tentativë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, menjëherë pas ndodhjes së rastit të parë, ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve proaktive të kryera nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, mbrëmjen e datës 15 shkurt, Policia e Durrësit bëri të mundur lokalizmin e vendndodhjes së autorit të dyshuar të këtyre ngjarjeve.

Mbi bazën e provave të grumbulluara Drejtoria Vendore e Policisë Durrës organizoi punën dhe në kuadër të operacionit “Trajektorja”, në bashkëpunim dhe në koordimin me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale bëri të mundur kapjen, në një lokal në zonën e kombinatit Tiranë, të shtetasit:

A. Th., 27 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 13 Durres, i dënuar më parë me 7 vite burg në Itali, për vjedhje me armë, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, për shpërndarje të narkotikëve dhe në fushën e vjedhjes me dhunë e armë.

Si rezultat i një pune intensive të mirëorganizuar dhe me prova shkencore u arrit që të dokumentohej veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjeve me armë e dhunë, kryer nga ky shtetas në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, konkretisht:

Në Durrës, në datën 08.02.2020, në lagjen 12, Durrës, është vjedhur me armë zjarri filiali i një banke të nivelit të dytë, ku autori mundi të merrte një shumë prej 100.000 lekësh.

-Më datë 10.02.2020, në lagjen 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e pistoletës ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit R. T., duke e plagosur në këmbë.

-Më datë 11.02.2020, në lagjen nr. 14, Shkozet, Durrës, nën kërcënimin e armës ka vjedhur në një Big Market, nje shumë prej 100.000 lekësh dhe steka me cigare.

Po ky shtetas, më datë 12.02.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha” pranë Zogut të Zi, Tiranë, ka tentuar të vjedhë në një agjenci turistike.

-Me datë 12.02.2020, në rrugën “Llambi Bonat” Kombinat , Tiranë, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

-Me datë 13.02.2020, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, nën kërcënimin e armës ka tentuar të vjedhë në një Big Market.

-Më datë 15.02.2020, në rrugën “Abdyl Frashëri” jashtë banesës së shtetasit R. N., e ka goditur këtë shtetas me sende të forta duke i marë një shumë prej 300 eurosh dhe një aparat celular Iphone 11 ProMax.

Në Elbasan, më datë 15.02.2020, në lagjen “Ali Pasha”, Elbasan, nën kërcënimin e pistoletës ka vjedhur në një argjendari, një sasi bizhuterish.

Ne momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan sendet e mëposhtme:

-17 varëse floriri, dy ora dore floriri, 20 byzylykë floriri dhe 51.700 lekë të reja.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Tiranë dhe Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono