in a

horoskopi-1.jpg
in a07:05 | 26/02/2020

Dashi

Do të ndiheni të mbushur plot energji, por presioni në punë mund t’ju irritojë. Është dita e duhur për transaksione financiare. Rekomandohet të kaloni disa momente relaksuese me anëtarët e familjes. Ata që merren me biznes nuk duhet të ndajnë detaje me të tjerët.

Demi

Sot mund të ndiheni plot shpresë. Persona e kësaj shenje që merren me biznes rekomandohen të marrin parasysh këshillat e të afërmve të tyre. Dashuria do të jetë prioritetet për ju dhe do të përpiqeni pafund të surprizoni partnerin/partneren tuaj.

Binjakët

Do të keni njerëz përreth jush shumë kërkues. Mos bëni premtime, të cilat nuk do të mund t’i realizoni. Gjithashtu, rekomandohet të mos e ekzagjeroni me shpenzimet vetëm për t’i bërë përshtypje të tjerëve.

Gaforrja

Ekziston mundësia të përfshiheni në një debat gjatë ditës së sotme. Mbani veten nën kontroll dhe mos humbisni energji duke u marrë me çështje që nuk përbëjnë interes të madh për ju. Nuk përjashtohet mundësia e një hapi të rëndësishëm në lidhjen tuaj të dashurisë.

Luani

Përpiquni të largoni mendimet që ju bëjnë të ndiheni pesimist. Ngërçi financiar mund t’ju lehtësohet me ndihmën e të afërmve tuaj. Aftësia juaj kreative dhe artistike do të sjellë vetëm vlerësime ndaj jush.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë mjaft e mirë, e mbushur me lumturi. Rekomandohet të bëni kujdes për paratë. Mos bëni shpenzime, të cilat shumë shpejt do t’ju dalin të panevojshme. Mos lejoni krenarinë të ndikojë në vendimmarrjen tuaj.

Peshorja

Do të jetë një ditë e mirë, veçanërisht në aspektin financiar. Në familje mund të përjetoni një situatë krejtësisht të papritur. Të afërmit mund të bëhesh shkak i një debati me partnerin/partneren tuaj.

Akrepi
Ekziston mundësia të ndiheni të tensionuar gjatë kësaj të mërkure. Aktiviteti fizik do t’ju mundësojë ta lehtësoni një gjendje të tillë. Një miqësi e re do të ndikojë mjaft mirë në jetën tuaj personale. Besnikëria dhe aftësia juaj për t’i bërë gjërat me përsosmëri do të vlerësohet maksimalisht në punën tuaj.

Shigjetari

Shmangni ushqimet e tepërta dhe bëjuni rregullisht pjesë e aktiviteteve fizike. Ata që po kalojnë një krizë financiare, ka gjasa që shumë shpejt ta kalojnë atë. Disa persona të kësaj shenje mund të bëjnë disa ndryshime të mëdha në arredimin e shtëpisë.

Bricjapi
Aktivitetet e jashtme mund t’ju lodhin dhe stresojnë. Sot mund të gjendeni në një situatë tejet emocionuese. Tregohuni më të vëmendshëm ndaj shëndetit të prindërve tuaj.

Ujori
Do të keni kohë mjaftueshëm për t’iu përkushtuar vetes suaj. Disa fatura të papritura do të ndikojnë negativisht në buxhetin tuaj. Përpiquni maksimalisht të shmangni debatet si në familje ashtu edhe në punë.

Peshqit
Beqarët e kësaj shenje do të jenë me fat sot. Ka gjasa të jenë pranë personit që mund të dashuroheni. Është koha e duhur për projekte të reja.

policia-tirane-1.jpg
in a14:19 | 25/02/2020

Mbi 13 kg heroinë dhe rreth 1 kg kokainë, janë kapur gjatë një operacioni në Greqi. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në pranga kanë rënë një shqiptar dhe një grek.

Operacioni është realizuar në trenin e linjës Athinë-Selanik.

Në bagazhet e një shqiptari 28-vjeç dhe një greku 19-vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar mbi 13 kg gram heroinë dhe 879 gram kokainë.

Droga kishte si qëllim shpërndarjen në Selanik. Dyshohet se shqiptari se është kreu i grupit.

Capture-77.jpg
in a14:07 | 25/02/2020

Gjykata Penale e Tiranës la në në burg 55 nga 87 të arrestuarit gjatë operacionit ‘Fati i Lojërave’, të cilët dolën të hënën para gjyqtarit për masën e sigurisë.

Ndërsa 32 të tjerë janë liruar nga qelia, 27 me “arrest shtëpie” dhe 5 te tjere me masen “detyrim paraqitje”.

Gjyqtari Ardian Kalija i shpalli vendimet rreth mesnatës, pas një seance  maratone. Gjyqi nisi në orën 09:00 të mëngjesit të së hënës dhe përfundoi pas 14 orësh.

Mes 55 personave që do të qëndrojnë në burg janë edhe Gramoz Murataj, i njohur si “bosi i basteve” dhe Elvis Mulaj, vëllai i drejtueses së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj. Gjatë seancës Prokuroria ka paraqitur provat që rëndojnë ndaj personave të dyshuar. Murataj, në sallën e gjyqit përballë gjyqtarit Ardian Kalija, ka dalë kundër Prokurorisë duke deklaruar se 6 punonjësit e tij nuk punonin për bastet, por në “Call Centre”.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe 6 vartësit e Muratajt, por organi i akuzës është shprehur se kjo nuk është e vertet pasi asnjëri prej tyre nuk di të flasë gjuhën italiane. Gramoz Murataj nga Vlora, i dënuar në Itali për trafik droge, pak vite më parë me anën e një vendimi të Gjykatës së Lartë mundi të rrëzojë ekstradimin e tij.

Ai është vëllai i Besnik Murataj, edhe ky i dënuar në Itali për trafik droge dhe njëherësh të dy pronarë të kompanisë së basteve “Eco Bet”. Gjatë aksionit policor Murataj është prangosur në orën 05:00 të mëngjesit të datës 21 shkurt 2020.

Elvis Mulaj gjithashtu ra në grackën e agjentëve të policisë. Mulaj është vëllai i Kryetarës së Komisionit të Posaçëm të Apelimit e cila vlerëson gjyqtarët dhe prokurorët për kriterin moral, profesional dhe pasuror. Siç rezulton në dosjen e prokurorisë Mulaj është arrestuar në 21 shkurt, zonën e “Rrugës së Elbasanit”. Atij i janë sekuestruar 14 kompjutera.  Hetimi për këtë grup përfshirë në skemën e organizimit të basteve sportive ka nisur në 17 korrik të 2019 nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës dhe u finalizua me prangosjen e 115 personave në Tiranë dhe 7 qarqe të vendit.

Prej një muaj e gjysmë të gjithë këta persona janë përgjuar me vendim gjykate, ku janë zbardhur të gjitha bisedat telefonike, midis këtyre shtetasive. Gjithashtu në aparatet celulare janë kapur edhe linqet e faqeve në webe, dhe në disa nga celularet janë gjetur edhe foto “Scren Shot”, që tregonin rezultatet e ndeshjeve.

Të arrestuarit akuzohen, për zhvillim të paligjshem të lojrave të fatit, përshtatje e ambjenteve për lojrat e fatit, mos deklarim të ardhurave, përvetësim të pasurise industriale dhe pastrim të produkteve të veprës penale./abcnews.al

go.jpg
in a13:52 | 25/02/2020

Ndërkohë që vende të rajnonit kanë marrë masa drastike në lidhje me hyrje-daljet në Itali dhe me të kthyerit nga vatrat e koronavirusit, në Shqipëri, qarkullimi në pikat kufitar me vendin fqinj është vetëm nën monitorim.

Në orët e para të mëngjesit, në Portin e Vlorës mbërriti trageti nga Brindisi me 217 pasagjerë. Asnjë nga udhëtarët nuk është lejuar të dalë pa u kontrolluar dhe intervistuar.

“Kontrolle që nisin që në traget dhe vijojnë edhe në dalje të portit. Mes të mbërriturve me tragetin nga Brindisi ka edhe shumë italianë. Ata e cilësojnë situatën preokupuese në shtetin fqinj, kryesisht në veri.

Në një intervistë ata thanë për “ABC News” se në Itali situata është pak shqetësuese, por nuk ka vend për frikë. Nëse je i kujdesshëm dhe merr masat paraprake çdo gjë mund të zgjidhet.

“Erdha me traget. Në Pulja nuk ka asgjë, vetëm në veri. Njerëzit janë pak të shqetësuar, por autoritetet na thonë të mos shqetësohemi”, tha një tjetër udhëtar.

“Shqetësim kemi të gjithë, pasi nuk e dimë çfarë është dhe si kurohet. Njerëzit po reagojnë me frikë, kanë zbrazur supermarketet. Institucionet na thonë të jemi të qetë”, tregoi një prej qytetarëve.

Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali rrëfejnë për gjendjen në vendin fqinj.

“Nuk është përhapur atje ku jam unë, por njerëzit janë të trembur. Shkollat në veri janë mbyllur”, shprehen qytetarët.

Ndërkohë autoritetet në Vlorë konfirmojnë se nuk ka vend për panik dhe se çdo gjë është nën kontroll.

“Nuk kemi problematika, nuk është konstatuar asnjë person me probleme në gjendje shëndetësore, apo me koronavirus”, theksoi ai.

Masa të shtuara ka edhe në Portin e Durrësit. Të gjithë udhëtarët dhe ekuipazhet e anijeve tregtare, përpara se të zbresin i nënshtrohen kontrollit./abcnews.al

kronik.jpg
in a13:32 | 25/02/2020

Lezhjanët nuk kanë humbur kohë për të aplikuar në zyrat e rindërtimit të ngritura nga Bashkia. Brenda 3 javesh më shumë se 70% e të prekurve janë regjistruar në qytet dhe njësitë administrative. Ndërsa për pjesën që ende se ka kryer ende si proces, afati është i qartë.

“Të gjithë qytetarët e Lezhës nëse deri me datë 28 shkurt nuk do të aplikojnë pranë zyrave të rindërtimit, në bashkinë e këtij qyteti nuk do të përfitojnë nga programet e rindërtimit, duke mbetur në këtë mënyrë jashtë kësaj skeme”.

Për nënkryetarin e Bashkië, Ermal Paçi nuk ka nevojë për afat shtesë duke parë treguesit e deritanishëm.

“Sa i përket fazës së parë të aplikimit në platformën e rindërtimit, bashkia e lezhës ka bërë 1300 qytetarë që kanë pasur probleme nga tërmeti i datës 26 qershor. Jemi diku tek 70-80% e të gjitha ankesave që ne si Bashki kemi patur”, tha Paçi.

Paçi iu bën thirrje qytetarëve që nuk kanë aplikuar të mos e neglizhojnë si proces.

“Normalisht gjej rastin ti bëj thirrje qytetarëve ti drejtohen Bashkisë së Lezhës, janë dhe 4 ditë nga të cilat duhet të përfitojnë për të ardhur dhe bërë  aplikimin në platfomrmën e rindërtimit. Asnjë nga qytetratët nuk duhet ta marrë në konsideratë pyetjen nese ndonjeri ngel pa aplikuar pasi duhet të vijnë të aplikojnë. Nese një qytetar nuk vjen brenda datës 28 automatikisht është jashtë programit  të rindërtimit”, theksoi më tej Paçi.

Pavarësisht se kanë bërë ankesën fillestare për dëmtime nga termeti, ka raste të qytetarëve që nuk janë paraqitur për tu regjistruar për fazen e rindertimit. Ata janë me së shumti, qytetarë që kanë ndërhyrë vetë në objektet e tyre për shkak se kanë patur dëmtime të lehta./abcnews.al

tedi-blushi-1.jpeg
in a13:21 | 25/02/2020

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar në rrejtin social “Facebook” me akuza ndaj kreut të Grupit Parlametar të PS, Taulant Balla pas deklaratës së këtij të fundit se Presidenti Meta nuk ka respektuar ambasadorët.

“Presidenti Meta në veprimet e tij institucionale kurrë nuk keqpërdor asnjë ambasador dhe diplomat të huaj, por i referohet vetëm Kushtetutës, si ligjit më suprem në Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet e fundit kushtetuese janë miratuar me 140 vota sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e SHBA/BE”, shkruan Blushi.

Statusi:

I dashur Tao Tao,

Ti je shumë i zënë me punët e Kongresit që po afron dhe s’ke patur kohë të lexosh deklaratat e shoqes Etilda dhe shoqes Spiropali, pas miratimit të ligjit anti-kushtetues të betimit të gjyqtarëve buzë Lanës, me pretendimin absurd se kanë marrë miratimin e SHBA/BE.
Ju po vazhdoni t’i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit.

Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta?!

Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat!
Si mund të thonë ambasadorët që të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese?!
Ju e vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët!
Si mund të thonë ambasadorët falsifikoni në dobi të kapjes së shtetit, siç u kap në flagrancë shoqja Etilda?!
Ju i falsifikoni dhe thoni na thanë ambasadorët!


Presidenti Meta i ka respektuar dhe i respekton denjësisht të gjithë ambasadorët që kanë integritet dhe përfaqësojnë me dinjitet vendet dhe organizatat e tyre, si dhe vlerat e liritë demokratike.


Presidenti Meta në veprimet e tij institucionale kurrë nuk keqpërdor asnjë ambasador dhe diplomat të huaj, por i referohet vetëm Kushtetutës, si ligjit më suprem në Republikën e Shqipërisë. Ndryshimet e fundit kushtetuese janë miratuar me 140 vota sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe mbështetjen e SHBA/BE.


Ja provat e fundit si i shpërdoroni ju me pacipësi partnerët tanë të nderuar.

tu-4.jpg
in a13:02 | 25/02/2020

Paniku i mbërritjes së mundshme të koronavirusit në Shqipëri, ka bërë që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të marrin masa paraprake, duke treguar edhe më shumë kujdes ndaj fëmijëve.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton për abcnews.al për gjendjen e nje prej shkolave në Tiranë përkatësisht shkolla “Edith Durhan”.

“Ndodhemi pranë një shkolle ku arritëm të flisnim me disa prej fëmijëve, ku na informuan se kishin marrë masa sa i përket higjenës. Heqja e maskës nuk është detyrim, por vetëm në momentet kur një prej nxënësve pyetet për mësim. Alarmi është ngritur në Itali por një sërë masash janë marrë edhe në vendin tonë.

Fëmijëve u është këshilluar të kenë kujdes, kur kolliten apo kur flasin me njëri tjetrin. Fëmijët kanë treguar se nga shtëpia marrin dezinfektant, pasi uji në shkolë vjen me orare dhe nuk kanë ujë të lajnë duart. Nga ana e mësuesve dhe prindërve ka një angazhim, por nga ana tjetër mungon infrastruktura në shkollë, ku mungojnë elementët bazë”, raportoi gazetarja.

A janë fëmijët të frikësuar?

Nga sa na thanë prindërit dhe nxënësit, nuk janë shënuar mungesa nga ana e nxënësve, gjendja e alarmit është në Itali dhe nuk ndjehen shumë të frikësuar, edhe pse prindërit kanë shfaqur shqetësime.

Ndërkohë gazetari Leonidha Musaj raportoi nga Durrësi se në shkolla paniku ka bërë të vetën, por një pjesë e mirë e nxënësve kanë shkuar sot dhe kanë zhvilluar mësim me maska. Gjithashtu ai tha se janë ngritur grupet e punës për të verifikuar të gjitha personat që vijnë nga Italia drejt Shqipërisë.

Gazetari Elton Nika në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Vlora tha se vazhdojnë kontrollet për qytetarët që mbërrijnë në vend.

Vetëm një traget që funksionon në linjë me Itali dhe gjatë mbërritjes në Vlorë ato janë kontrolluar, gjithashtu edhe shtetasit italian. Referuar situatës në port aty vazhdojnë të kryhen kontrollet. Në qytet situata duket e qetë janë të paktë ato qytetarë që lëvizin me maska, edhe pse në farmaci ka një kërkesë të shtuar.

Ndërsa sa i përket shkollave dhe kopshteve ka pasur një kërkesë të rritur duke i këshilluar nxënësit për të marrë masat që duhet të marrin për tu mbrojtur nga koronavirusi. Nuk ka asnjë urdhër deri më tani që fëmijët të pajisen me maska kjo ndoshta dhe për faktin se në Shqipëri nuk është raportuar për ndonjë rast i dyshuar me koronavirus./abcnews.al

taulant-balla11.jpg
in a12:36 | 25/02/2020

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla duke folur për mediat theksoi se Presidenti Meta ka treguar sjellje aspak të pranueshme ndaj ambasadorëve të huaj në Shqipëri, duke e quajtur këtë një sjellje brutale. Gjithashtu Balla hodhi akuza edhe ndaj ish-kryeminsitrit Berisha, duke e cilësuar si personin i cili përhap panik te shqiptarët.

Dua t’ju them angazhimin e maxhorancës tonë për ta thelluar luftën pa kompromis luftën kundër krimit të organizuar, që është intensifikuar me paketën anti- KÇK. Hetimi i pasurive të vendosura në rrugë kriminale do të na çojë në hetimin e personave të përfshira në veprimtari kriminale. Është dhe ligji për sekuestrimin, janë sjellë dhe dy ligje të tjera që përmirësojnë kuadrin ligjor në funksion të një rezultati pozitiv në këtë forcë goditëse. 

Po për si do të menaxhohen këto pasuri? Balla shpjegoi se një pjesë e tyre do të përdoren për nevojat e buxhetit të shtetit. Por, ai tha se pasuritë e sekuestruara nga krimi do të përdoren për të rritur kapacitetet e Policisë së Shtetit.

Balla: Unë dua ta përshëndes Operacionin Forca e Ligjit për rezultatin e deritanishëm. Nga OFL janë referuar në SPAK pasuri që janë vendosur në rrugë kriminale, që tashmë po sekuestrohen. Ishte i domosdoshëm një ligj për administrimin e këtyre pasurive. Vlera e tyre monetare do të jetë shumë e madhe dhe pse jo të rrisim kapacitetet financiare të shtetit shqiptar për t’i përdorur për nevojat buxhetore që ka vendi, por dhe për nevojat e Policisë së Shtetit. 

Shqipëria është një shtet normal ka një qeveri që bën detyrën çdo ditë. Që nga momenti që virusi u shfaq në Kinë qeveria e shqiptare në bashkëpunim me OBSH ka marrë të gjitha masat. I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar se nuk ka hapësirë për panik. Pyetja më duket pa vend. Kongrei i PS do të zhvillohet normalisht, është në një mjedis të mbyllur.

Gjithashtu ai akuzoi ish-kryeminstrin Berisha se përhap lajme të rreme.

“Sa herë që ka një fatkeqësi Berisha vijon të jetë burim alarmi pa asnjë lloj burimi. Që nga momenti kur paralajmëroi tmerroi qytetarët e kavajës. Ishte e turpshme që një ish kryeministër të shpërndajë lajme të tilla. Nuk ndodh asgjëkundi. As në Itali, ku opozita të bëj këtë sjellje të paturshme, për të përdorur politikisht një epidemi. Duhet të jemi të sigurt se qeveria po merr të gjitha masat”, tha Balla.

Do ta shtyjë PS Kongresin në rast se konstatohet një rast me virus, politika shqiptare mesa duket nuk trembet nga koronavirusi?

Balla: Nuk ka vend për panik. Shqipëria nuk është e prekur.

A është ky kongres treditor një shafqje fuqie ndaj Ilir Metës?

Balla: Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit axhenda politike e PS pësoi një ndryshim me disa javë. Kongresi i datës 29 është përcaktuar prej shumë e shumë ajvësh, dhe kjo nuk ka ë bëjë aspak me konfliktin e brndshëm që ka lindus me opozitës dhe presidencës. Ne kemi axhendën tonë politike./abcnews.al

edi-rama-donatoret-1.jpg
in a12:06 | 25/02/2020

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë janë marrë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan se koronavirusi nuk luftohet me politikë. “Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit”, tha Rama.

Statusi:

“Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit…”

Capture-76.jpg
in a11:58 | 25/02/2020

Naftëtarët janë tepër të indijuar dhe kërkojnë vëmendje për kolegët që kanë humbur jetën. Ata kërkojnë që vëmendja e shtetit të kthehet edhe të naftëtarët që po humbasin jetën, duke bërë thirrje edhe për shlyerjen e pagave.

Gazetarja Valbona Davidhi tha për abcnews.al se ditën e sotme do të ketë shlyerje të një page, por ato nuk pranojnë të dalin nga greva deri sa të shlyhen treja pagat e prapambetura.

Do të ketë përshkallëzim të protestës?

“Bëhet fjalë për një protestë masive, jo të dhunshme. Nëse nuk do të ketë një shlyerje të pagave sot, do të ketë një përshkallëzim tjetër të protestës, është folur për një grevë të dytë urive të grave dhe vajzave në mjediset ku aktualisht po zhvillohet greva”, raportoi gazetarja për “ABC News”.

Mallakastra përveç kultivimit të druve frutor nuk ka mundësi për tu marrë me bujqësi si në zonat e tjera. E vetmja alternativë që u ofrohet është Uzina dhe puna në sektorin naftës. Në Ballsh duke mos pasur investime të tjera kjo ka mbetur e vetmja alternativë që qytetarët të mbajnë familjet e tyre./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono