gra moz

praga.jpg
gra moz16:48 | 21/01/2018

4 persona kanë humbur jetën dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur për shkak të një zjarri në një hotel në qendër të Pragës. Zëdhënësi i shërbimit të ekipeve të shpëtimit tha se bëhet fjalë për hotelin “Eurostar David”.

Një 21-vjeçar gjerman dhe një 20-vjeçare nga Koreja e Jugut kanë vdekur përpara mbërritjes së zjarrëfikësve. Dy femra të tjera, identiteti i të cilave nuk dihet, kanë ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Të plagosurit janë holandezë, një turk dhe një francez. Policia çeke thekson se zjarri kishte filluar për shkak të një defekti në sistemin e ngrohjes./abcnews.al

vlcsnap-error413-1-1280x720.jpg
gra moz16:36 | 21/01/2018

Mbi 40 mijë persona kanë protestuar në Selanik kundër emrit të Maqedonisë. Megjithatë për mediat greke numri i manifestuesve ishte dhe më i madh, pasi autobusë nga e gjithë Greqia mbërritën në Selanik.

Protesta u zhvillua përballë statujës së Aleksandrit të Madh. Ndërsa qytetarë të ndryshëm mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Jo fjalës Maqedoni”.

Gjithashtu flamujt grekë u valëvitën në shesh dhe manifestuesit kënduan këngë nacionaliste. Ndërkohë, më herët gjatë javës në Nju Jork u zhvillua raundi i ri i bisedimeve mes Shkupit dhe Athinës për emrin.

Në të gjitha propozimet e dërguara për qeveritë respektive gjendet fjala Maqedoni./abcnews.al

vlcsnap-error804-1280x720.jpg
gra moz16:20 | 21/01/2018

Policia e Tiranës ka dhënë informacion për ngjarjen e rëndë në kryeqytet, ku u vra një vajzë e re. Viktima është Ariela Murati 21 vjeç nga Fieri, studente e Drejtësisë në vitin e tretë. Ajo u qëllua me armë përpara Fakultetit të Mjekësisë dhe ndërroi jetë menjëherë.

Autori i dyshuar është Aldison Belulaj rreth 23 vjeç, gjithashtu nga Fieri. Pasi vrau studenten 21-vjeçare, qëlloi edhe veten me armë, por ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një arme zjarri pistoletë dhe dy gezhoja. /tvklan.al

vlcsnap-error744-1280x721.jpg
gra moz16:16 | 21/01/2018

Këngëtarja e njohur italiane Xhorxha ka publikuar albumin e saj të ri “Ari i zi. Por bashkë me të, ajo ka rrëfyer edhe për një situatë të vështirë emocionale, të cilën e ka kapërcyer vetëm pasi është bërë nënë.

Viti i kaluar ka qenë me fat e plot suksese për këngëtaren e njohur italiane Xhorxha. Ajo vjen tashmë me një album të ri me titull “Ari i zi”, që përmban edhe dy këngë të reja.
Vetë këngëtarja në një intervistë rrëfen se ka kaluar moment shumë të vështira.

“Doja ta lëshoja veten…nuk besoja se do ia dilja. Por qëkur jam bërë nënë kam rigjetur entuziazmin për jetën që më kishte humbur”.

E konsideron veten të rilindur teksa flet për daljen e albumit të saj.

“Jeta është magjike, jeta është qielli, janë energjitë më të larta”, thotë këngëtarja teksa kujton momentet e vështira me të cilat është përballur.

“Ndjen goditje pas shpine, por edhe një zë që të thotë “duhet të jetosh, sepse je këtu, duhet t’ia dalësh. Për të rilindur, duhet të vdesësh, pra dhimbja është ajo që e shoqëron gjithnjë ndryshimin ose ringritjen. Ajo dhimbje është e çmuar pasi të ndihmon të ngrihesh”.

Energjinë e duhur për të rilindur ia ka dhënë mëmësia, siç pohon vetë. M’u rikthye dëshira për jetën, për punën time. Cdo nënë është një makinë, madje do thoja se çdo grua është një makinë.

Më pas këngëtarja bën një reflektim mbi besimin në zot dhe tek të tjerët.

“Besimi është një zgjedhje. Të zgjedhësh t’i shohësh gjërat duke vërejtur se ekziston edhe një pjesë e shëndetshme, e cila duhet të shërbejë si levë force për secilin nga ne”./abcnews.al

vlcsnap-error934-1280x720.jpg
gra moz16:09 | 21/01/2018

Në Kosovë janë zhvilluar nderime për 12-vjetorin e vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova.

Është përkujtuar 12-vjetori i ndarjes nga jeta e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Drejtuesit e shtetit dhe politikanë të ndryshëm kryen homazhe tek varri i tij në Velani. Presidenti

Hashim Thaçi nënvizoi se është një ditë e veçantë për Kosovën, ku përkujtohet puna e presidentit historik.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj nënvizoi se presidenti Rugova e bëri Kosovën të njohur në të gjithë botën.

Përveç nderimet tek varri i Rugovës, drejtuesit e shtetit dhe politikanë të ndryshëm kryen një vizitë edhe tek familja e presidentit historik. Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti një akademi përkujtimore./abcnews.al

vlcsnap-error730-1-1280x719.jpg
gra moz15:51 | 21/01/2018

Nga Italia erdhi në Shkodër për të treguar koleksionin e tij privat për Skënderbeun. Koleksionistit Gjergj Marena iu deshën nëntë vite punë për grumbullimin e artefakteve.

Lidhja e tij me Gjergj Kastrioti Skënderbeun është interesante.

Nëntë vite punë për krijimin e koleksionit të vet privat, heroit tonë kombëtar.

Gjergj Marena, koleksionisti nga Shkodra, i cili prej vitesh jeton në Itali, tregon për veprat në frymën kastriotiane.

Gjergj Marena: “Gjithë ky koleksion është pasioni im qysh në fëmijëri, rini dhe më vonë”.

Koleksionisti Marena flet edhe për detaje rreth artefakteve të sjella nga Italia, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti Skenderbeut.

Gjergj Marena: “ Kam marrë nga një pikturë, ku Skëndërbeu pret ambasadorë të huaj edhe është ul, mjeshtri nga Viena, Stefan Gobec, e ka zvogëluar në dimensionet e duhura që të mos jetë e gjatë”.

Koleksioni i tij është i madh, pjesa më e madhe të artefakteve janë të ideuara nga vetë ai, por ka edhe ripunime.

Gjergj Marena: “Disa prej tyre janë ripunime që ndohen në piktura në letër, janë ripunuar në majolike ose në pikturë”.

Janë 28 objekte të ndryshme, duke filluar nga përkrenarja, por edhe një interpretim heraldik i artefakteve, të cilat janë gjetur dhe zbuluar nëpër arkivat e ndryshme të Europës./abcnews.al

vlcsnap-error228-1280x720.jpg
gra moz15:35 | 21/01/2018

Pak orë pas vrasjes së Oliver Ivanoviç, bashkëpunëtorët e tij dhe politikanë serbë në Kosovë dhe Beograd përjashtonin opsionin që prapa ekzekutimit qëndrojnë shqiptarët. Ata dyshojnë se vrasjen e ka kryer mafia serbe me në krye Milan Radojiçiç. Ndërsa organizimin e ka bërë shteti serb. Kjo dëshmohet në një bisedë telefonike mes një kryetari të një partie në Beograd dhe një anëtari serb të këshillit komunal në veri të Mitrovicës. Portali “Insajder” sjell bisedën e tyre telefonike të përgjuar.

Nikola Sanduloviç, kryetar i Partisë Republikane e kishte këshilluar Ivanoviçin që të kërkonte mbrojtje në Prishtinë. Por këtë këshillë Ivanoviq e kishte shpërfillur. Tre muaj më vonë, ai u ekzekutua me gjashtë plumba para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës.

Insajderi ka vendosur që për shkaqe sigurie të mos ia zbulojë identitetin anëtarit të këshillit komunal në veri të Kosovës, i cili edhe gjatë bisedës telefonike prej 13 minutash shfaqet i frikësuar. Biseda është zhvilluar ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviç. Shef të nëntokës dhe të krimit ai e cilëson Milan Radojiçiç, për të cilin kryeministri kosovar thotë se e ka bashkëpunëtor. Me të, Haradinaj ishte takuar gjatë negociatave për koalicionin qeverisës.

Gjatë bisedës telefonike që ka siguruar Insajderi, Lideri i Partisë Republikane e pyet bashkëbiseduesin se cilat janë informatat rreth vrasjes së Ivanoviçit. Në këtë bisedë përmendet edhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petroviç. Për të thuhet se në veri shkon vetëm kur vritet dikush. Ndërkohë, anëtari i këshillit komunal të Mitrovicës së Veriut e cilëson Listën Serbe si makineri të rrezikshme që nuk mund të ndalet.

“Unë i kam parë zgjedhjet parlamentare, por mendova se atëherë ata favorizoheshin për shkak të Ushtrisë së Kosovës, por në zgjedhjet lokale e pashë se askush më nuk mund t’i ndalë. Kjo nuk mund të ndalet. Kjo është makineri e rrezikshme. Unë më nuk i besoj procesit të zgjedhjeve”, thotë ai.

Ndërkohë, nga ana tjetër autoritetet Kosovare vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit. Aktualisht janë marrë videoregjistrimet e kamerave të sigurisë në selinë e iniciativës qytetare për “Liri, Demokraci, Drejtësi” për ekzaminim. Ndërsa është zbuluar se një automjet i gjetur i djegur në Mitrovicën Veriore është e regjistruar në Serbi./abcnews.al

vlcsnap-error917-1280x720.jpg
gra moz15:26 | 21/01/2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Mësohet se Aldison Beluli, 23 vjeç nga Fieri, ka qëlluar për vdekje me armë Arjela Muratin, 21 vjeçe nga Fieri.

Ngjarja ka ndodhur para portës së Fakultetit të Mjekësisë.

Eshte mësuar se 21-vjeçarja, e cila ishte studente ne vitin e tretë për Drejtësi, ka ndërruar jetë në spital.

Më pas 21 vjeçari ka qëlluar veten dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.

Policia ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja.

Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al

 

vlcsnap-error295-1-1280x720.jpg
gra moz15:18 | 21/01/2018

Bashkimi i shqiptarëve kundër padrejtësisë, varfërisë dhe aleancës së qeverisë me krimin e ka quajtur kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, protestën e 27 Janarit. Basha ishte në Pogradec, ku bisedoi me tregtarë të kësaj zone.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ftoi pogradecarët t’i bashkohen protestës së 27 Janarit në Tiranë.

Ai u tha atyre se kjo është e vetmja mundësi për të ngritur zërin kundër padrejtësive e për të ndryshuar gjendjen ku ndodhen.

Lulzim Basha: “Nëse je i papunë dhe po mendon të largohesh, mos u largo! Eja me ne në sheshin e protestës!. Nëse je i ri dhe nuk gjen dot punë, mos e ul kokën, por bashkohu me ne në sheshin e protestës! Ta nisim ndryshimin e madh ditën e shtunë me 27 Janar për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”!

Kryedemokrati ishte në Pogradec në 27-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike.

Në takimin me demokratët, Basha u shpreh se kryeministri, Edi Rama, po punon kundër interesave të shqiptarëve.

Lulzim Basha: “Do të blejë 400 milionë makina luksi për veten e tij. Ka harxhuar 300 milionë euro për zyra, për udhëtime luksi dhe nuk gjen para për të blerë ilaçet për të sëmurët, nuk gjen para për të rritur pensionet siç ka premtuar 100 mijë lekë çdo vit”.

Ndërsa qytetarët në materialin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike iu ankuan Lulzim Bashës për vendosjen e TVSH-s për biznesin e vogël, për rënie të punës e mbylljen e sipërmarrjeve dhe papunësinë veçanërisht mes të rinjve./abcnews.al

blushi-hafizi.jpg
gra moz15:03 | 21/01/2018

Zgjedhjet e 25 Qershorit i ndanë duket se përfundimisht.

Një ditë pas lajmërimit të tërheqjes nga politika përkohësisht të kryetarit të Partisë Lista e Barabartë, Ben Blushi, po në rrjetet sociale ka një reagim nga Mimoza Hafizi, për të thënë se e kanë përjashtuar nga partia dhe këtë e zbulon nëpërmjet mediave.

“Deklaroj se nuk kam shkelur për asnjë çast asnjë normë statutore dhe etike të partisë. Mund t’i mbroj kudo argumentet e mia, edhe përpara Komisionit të Etikës. Komision i cili është mbledhur për të më përjashtuar pa më lajmëruar, pa më dhënë fjalën, pa dëgjuar e pa patur avokatinë time”.

Pasi argumenton se ky akt është nul sipas saj, Mimoza Hafizi përshëndet ikjen Ben Blushit.

“Udhë të mbarë Ben! Ti ike nga Libra në fund-Janar 2018 me argumentet e Qershorit 2017. Nëse vota e shqiptarëve më 25 Qershor të tronditi dhe “populli të zhgënjeu” aq shumë sa vendose të ikësh, ç’pate që vazhdove edhe 7 muaj të tjerë ta ngatërrosh e ta hutosh këtë organizatë”?

Kundërpërgjigjen e ka lënë në fund të statusit të saj në rrjetet sociale.

“E pra, unë nuk mund ta lë Libran. As se ti don të më përjashtosh, as nuk mund të jap dorëheqjen”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono