ger ta

albin-kurtii.jpg
ger ta18:29 | 11/11/2019

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se samiti i Ohrit nuk është dashur të mbahet.

Ai vuri në dukje se në Ohër nuk ishte Kosova dhe se Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik.

Kurti theksoi gjithashtu se në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit.

Ai theksoi per mediat se ngutia për ta mbajtur është e gabueshme dhe e pashpjegueshme kur dihej që Kosova nuk do të merrte pjesë. Kurti tha gjithashtu se inicativat e këtilla rajonale duhet të llogarisin reciprocitetin e plotë politik, ekonomik dhe tregtar midis Kosovës dhe Serbisë. /abcnews.al

 

porche.jpg
ger ta18:06 | 11/11/2019

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në New Jersey të Shteteve të Bashkuara.

Siç shihet nga pamjet automjeti ka përfunduar në katin e dytë të një banese dhe për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme. Mjeti tip Porsche Boxster me ngjyrë të kuqe, në të cilën udhëtonin dy persona, humbi kontrollin dhe përfundoi në katin e dytë të një ndërtesë në anë të rrugës.

Sipas policisë, makina  ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Automjeti drejtohej nga Braden DeMartin, 22 vjeç. DeMartin dhe pasagjeri i tij, 23-vjeçari Daniel Foley, u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes, sipas policisë.

Aksidenti ndodhi në Avenue Hooper midis Indian Hill Road dhe College Drive rreth orës 6:30 të mëngjesit të së dielës, ndërsa zona u mbyll për rreth shtatë orë.

Ndërkohë pronarët e ndërtesës janë shprehur se në momentin e aksidentit fatmirësisht nuk ka pasur njerëz në shtëpi./abcnews.al

selia-blu.jpg
ger ta17:42 | 11/11/2019

Në Partinë Demokratike do të mblidhet sot grupi i punës  për Reformën Zgjedhore.

Mbledhja e opozitës është caktuar në orën 18.00. Ndërkaq, selia blu ka zbardhur edhe pikat e rendit të ditës.

Njoftimi i plotë nga PD: 

Opozita vijon punën për të patur gati Platformën dhe zgjidhjet ligjore lidhur me Reformën Zgjedhore, miratimi i së cilës është një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave. Opozita ka propozuar edhe Mekanizimin e posaçëm për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin në miratimin e Reformës Zgjedhore.

Sot në orën 18.00 mblidhet Grupi i Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme, në rend dite do të jetë:

1.Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numërimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus çështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.

2.Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familajre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.

3.Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik./abcnews.al

fatmir-limaj.jpg
ger ta17:32 | 11/11/2019

Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa, në Kosovë, PZAP, vendosi heqjen e votave të ardhura nga Serbia nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve dhe rinumërimin e pothuaj gjysmës së vendvotimeve.

Ky vendim, nëse mbetet kështu, pa u ndryshuar nga Gjykata Supreme, i heq Vetëvendosjes 3 deputetë dhe partive të tjera që u renditën pas saj, nga një deputet. Ndërkohë Nisma hyn në Kuvend me 6 deputetë.

Sakaq, Nisma Socialdemokrate përshendeti këtë vendimin të PZAP-së në Kosovë për të hequr votat e ardhura nga Serbia nga rezultati përfundimtar. Kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, tha në një konferencë shtypi se vendimi i PZAP-it ka treguar që në Kosovë ka institucione që respektojnë ligjin.

“Sot Kosova nga vendimi i PZAP-it për të anuluar ato kuti kontrabande të ardhura nga serbia, është më e sigurt, është ligjore. Është një Kosovë që ka institucione të cilat e mbrojnë ligjin. Besoj që të gjithë sot ne jemi shumë më të sigurt dhe kemi më tepër motiv në respektimin e ligjit. Kjo për shkaks e vendimi i PZAP-it ka treguar që në Kosovë ka institucione që respektojnë ligjin, institucione të cilat mbrojnë barazinë e qytetarit të Kosovës.”, tha Limaj.

Limaj tha gjithashtu se KQZ ka shpallur rezultate më herët rezultate të parregullta dhe shtoi se që nga sot, Nisma është parti parlamentare me 6 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Vendimi i PZAP, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa u komentua edhe nga Lista Serbe, e cila tha se ky vendim është i motivuar politikisht dhe nuk ka asnjë bazë ligjore.

Lista serbe tha gjithashtu se edhe pa ato vota, Lista Serbe ka 10 mandate në Kuvend bazuar në vullnetin e shprehur në mënyrë demokratike.

Ndërkohë PZAP vendosi edhe rinumërimin e pothuaj gjysmës së vend-votimeve. Analistët kanë thënë për mediat në Kosovë se vendimet e somte të PZAP-së, nëse mbesin siç janë pa u ndryshuar nga Gjykata Supreme, do të ndryshojnë numrin e deputetëve që kanë fituar partitë politike. Njohësi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi i tha medias në Kosovë se koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësojet në Kuvend me 6 deputetë, ndërkohë që Vetëvendosje do të ketë 3 deputetë më pak, LDK 1 deputet më pak, PDK 1 deputet më pak dhe koalicioni AAK-PSD 1 deputet më pak.

Megjithatë të gjithë do të duhet të presin për vendimin e Gjykatës Supreme, pasi subjektet kanë të drejtë ankese./abcnews.al

 

 

 

macron-1.jpg
ger ta17:23 | 11/11/2019

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të lobojë tek presidenti francez Emmanuel Macron për mini-Shengenin ballkanik. Megjithëse ka dyshime duke pasur parasysh se rrënimi i ish-Jugosllavisë u bë në mënyrë të përgjakshme, analistët në Serbi thonë se kjo nuk duhet marrë parasysh, pasi edhe Bashkimi Evropian u ngrit mbi gërmadhat e luftës.

Serbia e konsideron si një mundësi për relaksimin e marrëdhënieve në rajon dhe rast për zgjidhjen e disa problemeve me Kosovën idenë e “mini-Schengenit” Ballkanik. Për këtë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kërkon mbështetje edhe ndërkombëtare gjatë vizitës tre ditore në Paris. Deklaratat e Ohrit janë përshëndetur, por në Serbi ky ka qenë vetëm një lajm ditor dhe duket se nuk ka shumë kundërshtarë.

Jaksha Shҫekiҫ, ish-gazetar i Reuters dhe analist, thotë se ideja në parim është e mirë dhe mund të ketë sukses. Por, aty duhet të jenë të gjitha shtetet për ta bërë një rrëfim pozitiv.
“Është një nismë e mirë. Do të ishte mirë që të përfshihen edhe Bosnja dhe Mali I Zi, pavarësisht që Mali I Zi ka frikë që do largohet nga BE-ja dhe të përfsihet edhe Kosova. Këtu do të mund të zgjidheshin disa problem pasi shqiptarët duan zgjidhjen e statusit, serbët duan zgjidhje për komunitetin serb dhe janë qëllime të kundërta”, ka thënë Jaksha Shҫekiҫ

Por, dyshimet për unione dhe lidhje në Ballkan ekzistojnë pasi shteti i madh i dikurshëm u nda përgjakshëm. Shҫekiҫ thotë se kjo nuk është bazë për frikë pasi edhe Bashkimi Evropian u ngrit mbi gërmadhat e luftës.“Ekziston një frikë që ka lidhje me një kthim tek Jugosllavia që nuk ka ndonjë lidhje konkrete. Ka edhe frikë që është projekt serbomadh që Serbia të qeverisë me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi. Por, është mirë që Macron dhe BE do të deklarohen për këtë. Është mirë që kjo nuk do të ketë deklarata politike, por zgjidhje të problmeve”, ka theksuar Shҫekiҫ.

Shtypi serb e ka vlerësuar pozitivisht takimin edhe pse thonë se do të ketë kritika kur të konkretizohet më shumë ideja. Ata janë bazuar edhe tek kritikat nga Kosova./abcnews.al

 

 

 

 

peter-zingraf.jpg
ger ta16:47 | 11/11/2019

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf ka përshendetur votimin në Kuvend të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Zingraf është shprehur se për të ringritur Gjykatën Kushtetuese duhet të marrin përgjegjësitë të të gjithë aktorët.

Në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale është e rëndësishme, që të gjithë aktorët të marrin përgjegjësitë e tyre në emërimin e gjykatësve kushtetues dhe të mos humbin fokusin. Ne përshëndesim vendimin e sotëm të parlamentit shqiptar. Bundestag-u Gjerman e ka theksuar në vendimin e tij të datës 26 shtator 2019 se sa e rëndësishme është rivendosja në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese edhe për procesin e përafrimit të Shqipërisë me BE-në. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në përforcimin e drejtësisë dhe shtetit ligjor”, ka deklaruar ambasadori. 

Kuvendi votoi sot dy kandidatura si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, atë të Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit./abcnews.al

 

agim-kajmaku.jpg
ger ta16:17 | 11/11/2019

Ish-kreu i bashkisë së Vorës, Agim Kajmkau, i cili u shkarkua nga KQZ është shpallur sot në kërkim policor. Sakaq, janë tre akuza që mund ta çojnë pas hekuarve ish-kryebashkiakun.

Kajmaku akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Ndërkohë, akuza e fundit ka të bëjë me një vendim të Kajmakut, të marrë pas shkarkimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pas vendimit të KQZ, Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë,  Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri duke vendosur si të vetmin nënkryetar shefin e Kabinetit Gent Picari, megjithëse edhe vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar si kreu i bashkisë Vorë.

Kujotjmë se Agim Kajmaku është denoncuar fillimisht nga Partia Demokratike si person i dënuar në Greqi dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. /abcnews.al

polici-meksike.jpg
ger ta23:26 | 09/11/2019

Polici meksikan i ekzekutuar nga dy persona të armatosur që e qëlluan me 155 plumba është identifikuar si Eduardo Triana Sandoval.

Sandoval, 32 vjeç, veproi si vëzhgues për anëtarët e tjerë të kartelit kur u arrestua Ovidio Guzman, djali i El Chapo.

Cristóbal Castañeda Camarillo, shefi i Sekretariatit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Civile Sinaloa, konfirmoi rolin e oficerit të policisë të rënë në arrestimin e Guzman.

Ai gjithashtu ishte pjesë e njësisë policore të kapur në një përleshje me armë për të arrestuar  Guzman. Megjithatë Ovidio u lirua menjëherë nga autoritet e sigurisë, për shkak të luftës së përgjakshme që ishte zhvilluar mes anëtarëve të kartelit të babait të tij dhe policisë meksikane./abcnews.al

 

rukije.jpg
ger ta23:01 | 09/11/2019

Në Tropojën e vitit të largët 1974, një operativ i Sigurimit të Shtetit tenton me të gjitha mënyrat të fusë në shtrat një vajzë të zonës.

Por vajza nga malësia e refuzon. E refuzon pafundësisht.

DOKUMENTARI I PLOTË

Për hakmarrje, njeriu i Sigurimit të Shtetit, fabrikon prova dhe dëshmitarë me qëllim që ta fusë në burg nën akuzën e agjitacion-propagandës.

Krejt e vetme, vajza mundohet të mbrohet. Duke shfrytëzuar pretendimin e akuzuesit kryesor, sipas të cilit ai ishte i bindur për krimet, pasi ishte i dashuri i saj, malësorja deklaron përpara hetuesve se është e virgjër, duke kërkuar edhe ekspertizë zyrtare mjekësore.

Ekspertët vërtetojnë se vajza ishte e virgjër, por Sigurimi i Shtetit nuk tërhiqet.

Për herë të parë, emisioni “Abc/Story” i gazetarit Ferdinand Dervishi, sjell, të shtunën në mbrëmje, në televizionin “Abc News” historinë e plotë e Rukie Ramës, këtë radhë të dëshmuar nga ish-Kryeprokurori i Tropojës, Kristaq Ngjela. Përmes një rrëfimi të pazakontë ish-kryeprokurori tregon kulisat që thureshin në Ministrinë e Brendshme dhe Kryeprokurorinë e kohës me qëllim që Rukie Rama të dënohej me patjetër, pavarësisht provave e fakteve./abcnews.al

rudina-hajdari123.jpg
ger ta22:28 | 09/11/2019

Rudina Hajdari pas refuzimit të saj për të mos djegur mandatin duke dalë kundër vendimit të Partisë Demokratike në shkurt të këtij viti, është kthyer në një nga zërat më kritikë të opozitës parlamentare.

Por sa e pasur është Rudina Hajdari?

Në rubrikën “Para dhe Pushtet”, Open Data Albania publikoi sot deklarimet pasurore të deputetëve që kanë marrë mandate gjatë 2019-ës.
Të dhënat janë marrë nga deklarimet zyrtare pranë Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit përmes aplikimit të aksesit për informacion.

Në bazë të këtyre të dhënave, Hajdari ka një burim të fortë të ardhurash nga bashkëshorti i saj Demiraj i cili rezulton pronar i një godinë në New York si dhe pronar i një kompanie, ku deputetes i është dhuruar 10 % të aksioneve.

Mirëpo, ajo që bie në sy është se sipas deklarimeve të saj, deputetja bën me dije se ende nuk ka shlyer kredinë e studimeve të saj. Po ashtu ajo ka deklaruar se përdor apartamentin e të vëllait për të jetuar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono