ger ta

kronike-ekstradohet-behar-bajri.mp4_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ger ta14:41 | 21/11/2019

Zbardhen detajet e operacionit të kryer sot nga policia për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj 10 personave pjesë e grupit “Bajri”.

Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për abcnews.al se arrestimet janë bërë në kaudër të operacionit “Oaz” mbrëmjen e djeshme në orën 19:00.

Të arrestuarit të cilit kishin lidhje me grupin “Bajri” kanë qenën nën përgjim, ndërsa akuzohen se bënin punësime me anë të kanosjes tek OSHEE dhe Spitali Rajonal i Shkodrës.

Në këtë operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases Jonida Muratit, ku u gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme të hollash, prej 9 000 euro.

Kjo e fundit e cila është arrestuar mëngjesin e sotëm në Tiranë është e dashura e Behar Bajrit, ndërsa sipas policisë vinte gjoba në emër të Beharit, duke kanosur për marrjen e parave por edhe pozicinonit të punës.

Policia njoftoi se drejtuesi i grupit Behar Bajri ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja Jonida Murati, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.

Sakaq, 5 nga anëtarët e këtij grupi kriminal, për të cilët sot u bë ekzekutimi i masës së re të sigurisë, janë ndaluar më parë dhe ndodhen në IEVP.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëpërmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.

Me masë “Arrest në burg” janë:

Behar Brajoviq (Bajri)

Safet Rustemi

Ilir Rustemi

Asmer Bilali

Ismet Idrizi

Sirjan Alija

Jorida Murati

Me masë “Arrest në shtëpi”:

Senad Halluni

Florine Hoxha

Mira Nikaj

 

Vucic-Ambasadori-600x360.jpg
ger ta14:34 | 21/11/2019

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, takoi të enjten ambasadorin e Rusisë në Beograd, Alekandër Bocan-Harchenko.

Takimi mes tyre vjen pas skandalit të madh me agjentin rus, i cili në një video të publikuar nga RSE, shihet sesi spiuni rus i jep ryshfet një shumë të madhe parash një zyrtari të lartë serb, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i cili ka thënë se Vuçiç është duke pritur hetimin nga Agjencia Ushtarake e Inteligjencës, shkruan RTS.

Vuçiç pritet të mbledhë po të enjten edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet rreth skandalit të veprimtarisë së agjentëve rusë në Serbi. Mbetet të shihet nëse një skandal i tillë do të trondisë marrëdhëniet e mira të Serbisë me Rusinë./abcnew.al

shkoder-2-1280x720.jpg
ger ta14:04 | 21/11/2019

Zbardhen detajet e operacionit të kryer sot nga Policia e Shtetit për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj 10 personave pjesë e grupit “Bajri”.

Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për abcnews.al se arrestimet janë bërë në kaudër të operacionit “Oaz” mbrëmjen e djeshme në orën 19:00.

Të arrestuarit të cilit kishin lidhje me grupin “Bajri” kanë qenën nën përgjim, ndërsa akuzohen se bënin punësime me anë të kanosjes tek OSHEE dhe Spitali Rajonal i Shkodrës.

Në këtë operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases Jonida Muratit, ku u gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme të hollash, prej 9 000 euro.

Mes të arrestuarve për të cilën gjykata ka dhënë masën e sigurisë është edhe e dashura e Behar Bajrit. Kjo e fundit vinte gjoba në emër të Behar Bajrit, duke kanosur për marrjen e parave por edhe pozicinonit të punës.

Me masë “Arrest në burg” janë:

Behar Brajoviq (Bajri)

Safet Rustemi

Ilir Rustemi

Asmer Bilali

Ismet Idrizi

Sirjan Alija

Jorida Murati

Me masë “Arrest në shtëpi”:

Senad Halluni

Florine Hoxha

Mira Nikaj

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara nga Policia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar 10 masa të reja sigurie në kuadër të anëtarëve dhe lidhjeve të grupit kriminal “Bajri”, tha policia.

Policia njoftoi se 5 nga anëtarët e këtij grupi kriminal, për të cilët sot u bë ekzekutimi i masës së re të sigurisë, janë ndaluar më parë dhe ndodhen në IEVP.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëprmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve./abcnews.al

 

bajri-foto-1280x720.png
ger ta13:47 | 21/11/2019

Gjykata ka dhënë 10 masa të reja sigurie në ngarkim të pjesëtarëve të grupit kriminal “Bajri”, ku 9 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim.

Mes tyre ështe edhe e dashura e Behar Bajrit që dyshohet se bënte punësime duke përdorur emrin e tij.

Sipas policisë urdhrat e arrestit janë nxjerrë në vijim të operacionit “OAZ”, gjatë hetimeve të kryera nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të grupit kriminal “Bajri”, u arrit të dokumentoheshin edhe vepra të tjera penale, të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara nga Policia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar 10 masa të reja sigurie në kuadër të anëtarëve dhe lidhjeve të grupit kriminal “Bajri”.

Njoftimi i plotë: 

Gjykata jep 10 masa të reja sigurie në ngarkim të pjesëtarëve të grupit kriminal, për 9 prej tyre janë ekzekutuar masat, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim.

Në vijim të operacionit “OAZ”, gjatë hetimeve të kryera nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të grupit kriminal “Bajri”, u arrit të dokumentoheshin edhe vepra të tjera penale, të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara nga Policia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar 10 masa të reja sigurie në kuadër të anëtarëve dhe lidhjeve të grupit kriminal “Bajri”.

-B. R. alias B. B, 39 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i  ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

-S. R., 35 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar  masën e sigurisë “Arrest në burg”.

-I. R., 43 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar  masën  e sigurisë “Arrest në burg”.

-A. B., 30 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar  masën  e sigurisë “Arrest në burg”.

-I. I., 29 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën  e sigurisë “Arrest në burg”.

-S. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, është  shpallur në kërkim, Gjykata i ka caktuar  masën  e sigurisë “Arrest në burg”.

-J. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar  masën  e sigurisë “Arrest në burg”, është ndaluar gjatë mëngjesit të sotëm, në Tiranë.

-S. H., 46 vjeç, Shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën  e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

-F. H., 48 vjeçe, banuese në Koplik, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitetin pranë Spitalit Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar  masën  e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

-M. N., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, përgjegjësë finance në Spitalin Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar  masën  e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjatë operacionit të sotëm për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases J. M., për të cilën mëngjesin e sotëm u bë dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”. Gjatë kontrollit në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi 9 000 euro.

Drejtuesi i grupit B.B ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja -J. M, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.

5 nga anëtarët e këtij grupi kriminal, për të cilët sot u bë ekzekutimi i masës së re të sigurisë, janë ndaluar më parë dhe ndodhen në IEVP.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëprmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.

Departamneti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal./abcnews.al

 

ilir-meta-deklarate-presidence-1280x602.jpg
ger ta13:20 | 21/11/2019

Presidenti Ilir Meta u tregua i ashpër në daljen e tij për mediat, duke i cilësuar disa ndërkombëtare si palaço.

Po ashtu Meta bëri edhe thirrje për referendum për Gjykatën Kushtetuese, ku sipas Presidentit ai dhe qytetarët do të jenë përballë Ramës.

Me tone të ashpra kreu i shtetit i cilësoi hipoktitë ata që duan ta çojnë çështjen e Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias, ndërsa SHBA-në e cilësoi “si shpirt”.

Sakaq, vendimin e KPA për Besnik Muçin e komenton si “vettingu i partisë”.

““Vettingu i partisë u shpall para pak ditësh. Nuk jam i habitur se që ditën e parë që ka hyrë në zyrë ka pasur presione, që të bëhej pjesë e puçit për Xhaferllarin. Unë nuk i bëj presion askujt. Nqs doni emra, nuk besoj se keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj, i cili i bëri shantazhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila ka qëndruar me sforco në atë detyrë për të mbajtur hapur derën e Gjykatës Kushtetuese.
SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, me ato e kemi bërë Kushtetutën. Ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Rama, Agaçi, Dvorani. I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën mbi të cilën jam betuar. Ka vetëm një zgjidhje për Ramën e për disa palaço ndërkombëtarë, referendumi.

 Të dalin edhe diplomatët me Edi Ramën dhe unë do dal me të gjithë shqiptarët sepse nesër është edhe dita kur populli votoi Kushtetutën. Prandaj larg duart nga Gjykata Kushtetuese. Hipokritët që duan të çojnë këto akte në Venecia se ata janë hipokritë se duhet të çonin Arta Markun atje. Tani duan ta bëjnë për të shpëtuar Dvoranin. Zgjidhja është referendumi. Besoj se Blushi im e ka dhënë mesazhin qartë”, tha Meta./abcnews.al

rinass-1.jpg
ger ta12:52 | 21/11/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të lërë në burg 6 personat e arrestuar për grabitjen e rreth 6 milion eurove ne aeroportin e Rinasit, më 9 prill.

Te arrestuar janë Oltion Veseli, Elton Pikli Renaldo, Sula Saimit Çela, shtetasi nga kosova Ragip Hajdini dhe Alkond Bengasi i cili është bërë është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.

Sakaq, në seancën e sotme trupa gjykuese ka rrëzuar ankimin e Oltion Veselit dhe Elton Piklit, të arrestuar për grabitjen  e Rinasit për zgjatjen e afateve hetimore me tre muaj nga ana e Prokurorise për Krime të Rënda.

Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për abcnews.al se është urdhëruar një ditë tjetër marrja me detyrim e kampionit biologjik për ADN-në për Veselin.

Pa ditë më parë policia zbuloi dy shuma të tjera parash që dyshohet se u grabitën në prill të këtij viti dhe i përkasin një banke të nivelit të dytë. Shuma prej 5 mijë euro iu gjet Elton Piklit. Ndërkohë, një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen.

Kujtojumë se më 9 prill 2019 ne Aeroportin e Rinasit u grabitën rreth 6 milion euro të cilat do të transportoheshin jashtë vendit. Grabitësit arritën të çanin perimetrin e jashtëm të sigurisë në aeroport dhe morën paratë në pistën e uljes së avionëve me një fugon. Pas grabitjes, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili pretendohej se ishte edhe koka e bandës. Në kërkim për grabitjen e rreth 6 milion eurove në Rinas janë edhe vëllezërit Eldi dhe Klement Çala dhe Talo Çela./abcnews.al

 

bujar-nishani-presidence-1280x578.jpg
ger ta12:40 | 21/11/2019

Ka përfunduar takimi i ish-Presidentit Bujar Nishani me kreun e shtetit Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, Nishani zbardhi takimin me Metën, ku në fokus ka qenë çështja e Gjykatës Kushtetuese.

Sulmi ndaj kushtetueses, prishje të balancës kushtetuese mes insiticioneve të vendit dhe goditje e rëndë barbare ndaj Kushtetutës dhe Reformës në Drejtësi me aktin më të fundit që ka ndodhur me gjykatën kushtetuese”, u shptreh Nishani.

I pyetur për propozimin e SHBA për ta cuar çështjen e Kushtetueses në Komisionin e Venecias, Nishani tha se kjo nuk ka arsyetim.

Çështja e komisionit të Venecia është një çështje që nuk ka asnjë arsyetim politik, pasi Venecia në rastin e Reformës në Drejtësi i ka dhënë rekomandimet e saj, mbi bazë të tryre është shkruar Kushtetuta e vendit. Në këta rast janë  3 çështje që nuk kanë nevojë për interpretim por për zbatim. Gjykata bëhet nga 9 anëtarë, 3 nga Presidenti, 3 nga Parlamenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Janë çështje që janë të qarta dhe nuk kanë nevojë për interpretim por për zbatim”, tha ish-Presidenti.

Më tej Nishani theksoi se nuk beson se Presidenti është nën presin ashtu sikurse artikulohet së fundi, por gjatë bisedës ka zbuluar fakte tronditëse për kapjen e sistemit të drejtësisë.

“Nuk besoj se Presidenti është nën presion. Duket dhe vërtetohet që Presidenti nuk është nën presion por se cilat janë komuniket e presidenit i takojnë atij ti bëjë publike.

Në bisedë mua më tronditën faktet që kanë të bëjnë me kapjen e sistemit të drejtësisë. Duke u munduar të infektojnë rëndë pavarësinë dhe profesionalizimin asaj që është gjykata me e lartë, Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

Më tej Nishani komentoi edhe çështjen e shpërndarjes së Parlemntit dhe shkarkimin e Besnik Muçit.

Çështja e zgjedhjeve të parakoshme dhe shpërndarja e parlamentit nuk kanë qenë në diskutimin tonë. I takon gjykatës Kushteuese që të japë vendimin e saj dhe në gjykimin tim ky parlament nuk duhet të funskionojë.

“Besoj se arsyetimi i Muçit është i saktë, si prokuror nuk ekziston më. Po flasim për procesin. Në rastin konkret po flasim se jo çdo individ hyn në vetting”, tha ish-Presidenti./abcnews.al

muciii-1280x853.jpg
ger ta12:34 | 21/11/2019

Besnik Muçi dha sqarimet e tij për mediat menjëherë pas vendimit të KPA për shkarkimin e tij nga detyra.

Muçi mes të tjerash rrëfeu “mëkatet” siç tha ai, ndërsa theksoi se KPA nuk ka kompetencë për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk e njeh këtë vendim.

Unë e kam thënë jam bërë prokuror vetë, kam konkuruar dhe kam ushtruar profesionin për 17 vite duke respektuar ligjin. Mëkati i vetëm që bëra para 2 vitesh, të nderuar të gjithë ata zotërinj janë marrë me analizën e rastit tim, mëkati i vetëm është se aplikova për anëtar të gjykatës Kushtetuese. Mëkatin tjetër e bëri Dvorani, më listoi të tretin në listë, mëkatin e katërt e bëri Presidenti që më emëroi anëtar të Kushtetuese. Tani ku qendron problemi im në këtë situatë, çfarë mund të bëj një prokuror, që ka punuar për vendin e tij dhe kërkon të bëjë karrierë duke respektuar në mënyrë maksimale të gjitha procedurat.

Unë tani po përpiqem të analizoj vendimin e KPA. Vendimi nuk afekton funskionin tim si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Kolegji nuk mund ti shtrijë kompetencat në Gjykatën Kushtetuese. Që do të thotë, se në momentin që unë kam bërë betimin te Presidenti e kam humbur statusin e prokurorit. Kolegji nuk ka pasur kompetencë për çështjen time. Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror unë nuk jam më subjekt, KPA nuk ka kompetencë mbi anëtarin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Muçi./abcnews.al

kampet.jpg
ger ta11:59 | 21/11/2019

Janë burgje në qiell të hapur të vendosura në pesë ishuj të Egjeut, shpesh në kushte të këqija higjenike, dhe gjithnjë me minimumin e shërbimeve kryespore. Por Greqia vendos të bëjë kthesën dhe paralajmëron mbylljen e kampeve më të mbipopulluara dhe çnjerëzore të refugjatëve. Shembulli është ai i Moria-s në Lesbo: me një kapacitet prej tre mijë personash, por ku aktualisht jetojnë 15 mijë refugjatë.

Zv/ministri grek i mbrojtjes Stefanis gjatë deklaratës për mediat, u ka treguar gazetarëve hartën e vendit ku ndodhet kampi Ii mbipopulluar ku sipas tij qëndrojnë rreth 17 mijë refugjatë. Sipas tij objektivi është krijimi i një qendre më të madhe dhe më të përshtatshme, me një kapacitet prej pesë mijë personash.

Në fakt qendrat e reja do të presin nga një mijë deri në 5 mijë persona dhe do të zëvendësojnë kampet e hapura si Moria dhe Vathi. Qendra e parë do të jetë ajo në Samos. 20 mijë refugjatë do të transferohen shumë shpejt nga ishujt, në qendra. Ndërkohë qeveria greke po përgatit një sërë masash mbështetëse për pesë ishujt, ku ndodhen kampet: mes tyre dhe shtyrjen e reduktimit të taksave deri në vitin 2020.

Qeveria greke deklaron se do të realizojë planin e qendrave të mbyllura për të shmangur faktin që emigrantët të largohen fshehurazi nga kampet. Në mënyrë më të përgjithshme, politika e re e emigracionit e ekzekutivit konservator parashikon krijimin e një agjencie të vetme për kontrollin e kufijve dhe një linjë më të ashpër për dhënien e azilit. Në Lesbo seli e kampit Moria, banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë që emigrantët të transferohen sa më shpejt. Ata janë skeptikë përballë deklaratave të qeverisë por dhe të lehtësuar me idenë. Por me flukset e emigrantëve që vijnë nga Turqia në vazhdimësi, janë të shumtë ata që mendojnë se masat duhet të jenë më urgjente./abcnews.al

 

ngacmim.jpg
ger ta11:17 | 21/11/2019

Policia e Durrësit ka arrestuar një 54 vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksulaisht një 15-vjeçare.

Ka qenë adoleshentja e cila ka denoncuar 54 vjeçarin me iniciale A.L., i cili më pas është arrestuar nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin Durrës, arrestuan shtetasin: A.L.,54 vjeç, banues në,Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 15 vjeçare”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono