Autor E

MERKEL.jpg
Autor E09:59 | 07/12/2019

Kancelarja gjermane Angela Merkel filmohet në një tjeter moment të sikletshëm gjatë takimeve të saj me liderët e tjerë botërore.

Kësaj radhe ajo është filmuar duke humbur ekuilibrin pas pamjeve të disa javëvë më parë teksa i dridhej dora në mënyrë të pakontrolluar.

Gjithcka ndodhi gjatë udhëtimit të saj të parë në kampin e përqendrimit në Aushvic.

Pamjet treguan se teksa po kthehej, pasi vuri kurora në një mur që dikur shërbente për ekzekutimet, Merkel u pengua dhe thuajse po binte nga humbja e ekuilibrit.

Ajo mundi ta mbante veten, ndërsa e ndihmoi edhe kryeministr polak Mateusz Morawiecki.

Shikoni VIDEON /abcnews.al

policia-durres.jpg
Autor E09:52 | 07/12/2019

Një pengmarrje si në filma ka ndodhur sëfundmi në Tiranë ku dy persona kanë futur fillimisht me forcë në makinë një 23 vjeçar nga Maqedonia duke i kërkuar 250 mijë euro pasi i kishin vënë pistoletën në kokë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në lagjen “Ali Demi” pranë Kryegjyshatës Bektashiane ku dy persona, një 41 vjeçar dhe një 42 vjeçar fillimisht futen me forcë në makinë 23 vjeçarin nga Maqedonia Davor Velefski.

Pasi e kanë futur në makinë ata i kanë vendosur pistoletën në kokë duke i kërkuar 250 mijë euro.

Dalin pamjet e operacionit: Si e shpëtoi policia maqedonasin që u mor peng për 250 mijë euro në Tiranë

Pasi është informuar për ngjarjen, policia është vënë në ndjekje të personave duke i arrestuar. Njëri prej tyre tentoi të largohej në këmbë me vrap, por pas një ndjekjeje të shkurtër efektivët e policisë kanë mundur ta kapin.

Të arrestuarit janë Abert Xhoka dhe Sokol Masha, të cilët tani akuzohen për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Atat hodhën poshtë akuzat pasi pretendonin se nuk ishte pengmarrje por se 23 vjeçarit i kishin bërë presion për kthimin e një borxhi.

Nga policia është proceduar dhe shtetasi tjetër maqedonas Subi Ethemi për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Goditet një rast i heqjes së padrejtë të lirisë dhe shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lake”.

Vihen në pranga dy shtetas dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan operacionin policor të koduar “Lake” si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Heqje e padrejtë e lirisë” dhe “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, shtetasit:

– A. Xh., 41 vjeç, dhe S. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasi: S. E., 50 vjeç, lindur dhe banues në Strugë/Maqedoni.

Këta tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë shtetasit maqedonas D. V., 23 vjeç dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar një shumë prej 250 000 eurosh.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

tirane-sjp.jpg
Autor E07:20 | 07/12/2019

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shyqyri Brari”, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H.

Nga shpërthimi raportohet vëtëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.12.2019, rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar vetëm  dëme materiale.

Grupi hetimor  po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al

familjareci.jpg
Autor E17:26 | 06/12/2019

Një ndër episodet më të rënda të tragjedisë së 26 nëntorit u shënua në pallatin 6 katësh pranë Kryqit të Kuq në Durrës ku u shuan dy familje.

Familja Reçi, me Eduartin, Dolorën, Klausin dhe Kristin, studente e Mjekësisë, jetonin një njërën prej apartamenteve të këtij pallati, i cili nuk i rezistoi dot lëkundjeve të forta të tërmetit të datës 26 nëntor.

Në këtë pallat jetonin edhe Diena me vajzën e saj Esiela si edhe gjyshja e tyre.

Jetët e tyre morën fund në pak sekonda.

Gazetari Juxhin Mustafaraj ka siguruar për abcnews.al foton e pallatit 6 katësh në gjëndjen e tij të mëparshëm. Godina nuk duket të ketë probleme nga jashtë, ndërsa dyshohet se shkak për dhembjen janë bërë ndërhyrjet në kolonat e tij nga biznese në katin e parë.

Pallati ishte i ndërtuar në vitin 1996 dhe për shkak të shkatërrimit ka dëmtuar kolonat e një tjetër godine aty pranë.

Në një prononcim për Abc News, gazetari Gjergj Thanasi tregon se si u rrënua gjithçka në pak sekonda.

“Gjatë tërmetit dëgjuam disa zhurma, por menduam se kishin rënë librat. Kur mbaroi gjithçka, dolëm jashtë dhe pam që pallati nga gjashtë kate ishte bërë dy kate”, tregon ai. /abcnews.al

marina.jpg
Autor E15:14 | 06/12/2019

“Mbretëresha vdiq!” Ky mesazh i publikuar fillimisht nga një marinar i Marinës Mbretërore Britanike u përhap shumë shpejt në rrjetet sociale gjatë javës së shkuar në Britaninë e Madhe duke bërë që të reagojë edhe Shtëpia Mbretërore.

Shkaku i alarmit të rremë ishte një keqkuptim nga dikush në Royal Navy Air Station Yeovilton, deklaroi Portsmouth News.

Personeli detar po praktikonte “Operacionin London Bridge” emrin e koduar për procedurën pasi Mbretëresha vdes, por kur një person mendoi se po ndodhte me të vërtetë ai e përhapi.

Burimi i bashkangjitur në mesazhin viral të WhatsApp ishte “nga një roje” që ishte pjesë e një regjimenti në Divizionin e Rojeve të Ushtrisë Britanike.

“Mbretëresha ndërroi jetë këtë mëngjes, pas një sulmi në zemër, në 930 të mëngjesit, në kanalit 0800 në numrat e plotë 1s “, shkruante mesazhi, i cili i referohej uniformës ceremoniale të Marinës me emrin e saj kolokues të” numrit 1″.

Një zëdhënës i Pallatit Buckingham e hodhi poshtë lajmin, duke folur para mediave britanike të hënën, duke e quajtur lajmin si “biznes”.

Mbretëresha i mirëpriti udhëheqësit e NATO-s në Pallatin Buckingham të Martën në mbrëmje,dhe dukej sanguine dhe shumë e gjallë.

Duke cituar për Marinën Mbretërore, Portsmouth News, tha se incidenti ishte një “gabim i vërtetë” por që asgjë nuk ishte bërë me qëllim.

Royal Navy tha më vonë në një deklaratë zyrtare: “Ne mund të konfirmojmë që një stërvitje e brendshme u zhvillua në Stacionin Ajror Royal Naval Yeovilton në parametër me planet e përcaktuara. “Këto ushtrime kryhen rregullisht dhe nuk duhet të nxirret asnjë rëndësi nga koha e ushtrimit.”

“Ndërkohë që stërvitja u zhvillua si duhet, ne pendohemi për çdo keqkuptim që mund të ketë shkaktuar”. /abcnews.al

fo2.jpg
Autor E14:00 | 06/12/2019

Emily, një vajzë e vogël nga Agordo, i shkroi një letër të veçantë provincës së Bellunos, adresuar vullnetarëve të Mbrojtjes Civile, ndërkohë që brenda zarfit kishte futur edhe një kartëmonedhë 5 euro.

“E dashur Mbrojtja Civile e Bellunos”, shkruante Emily në letrën me datë 26 nëntor.

Unë jam Emily dhe po ju shkruaj sepse sot në mëngjes, sapo u zgjova, dëgjova një lajm të keq në emisionin e lajmeve. Mami, e cila po pinte kafenë, më shpjegoi se në Shqipëri ka pasur një tërmet shumë të fortë.

Më shkoi mendja te të gjithë fëmijët që flinin në krevatët e ngrohtë, pranë mamit e babit apo me vëllezërit e motrat. Do jenë trembur shumë. Më vjen shumë keq, shpresoj të mos dëgjoj më nga këtë lajme.

Nga frika, ata fëmijë nuk do kenë ngrënë as mëngjes.

Unë nuk jam shqiptare, por do të doja t’u thosha atyre fëmijëve që dua të jem shoqja e tyre e zemrës. Nuk di se si, por do të doja që ju të Mbrojtjes Civile të më ndihmonit t’u dërgoj fëmijëve të Shqipërisë vizatimin tim, kështu që të mund ta shohin që kam menduar për ta dhe që më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur.

Shpresoj që të jenë përsëri të qetë e të lumtur me familjet e tyre. Përshëndetje fëmijë shqiptarë. Po ju dërgoj edhe 5 euro, që të mund të hani mëngjes nesër”.

‘Solidariteti i belunezëve është gjithmonë i madh e prekës dhe ky është shembulli më i mirë’, thotë kryetari i Provincës së Bellunos, Roberto Padrin, i cili e gjeti letrën mbi tavolinën e tij.

Por një histori e tillë nuk mund të mos ketë një fund të lumtur.

Këshilltari i deleguar i MC, Massimo Bortoluzzi, po përpiqet të organizojë një ‘ditë speciale për Emily, duke i mundësuar një takim me vullnetarët’.

krediiii.jpg
Autor E12:19 | 06/12/2019

Banka Qendrore e Kosovës mbylli sot “Iute Credit” dhe “Monego” me argumentin se kishi shkelur rregullat e operimit duke aplikuar ineteresa jashtë çdo standardi, të cilat sipas saj varfëruan huamarrësit.

“Sot, duke u bazuar në kompetencat që ka BQK-ja, ka vendosur që të revokojë regjistrimin dhe të Iute Credit Kosova, dhe Monego”, është thënë në konferencën e jashtëzakonshme për media.
“Këto instictione kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit.

Devijimi më shqetësues ka të bëjë me normën e interesit që këto institucione kanë aplkuar në kredi që janë shumëfish më të larta nga sa kishin paraparë kur kishin aplikuar për tu regjistruar në Kosovë.

Janë norma më të lartë krahasuar edhe me institciuonet e tjera mikrofinancuese.

Normat e interesit kanë qenë jashtë standardit. I kemi thënë që të vendosin norma të pranueshme, por nuk kanë qenë të gatshme për të bërë rregullimet e nevojshme.

Me veprimtarinë e tyre kanë rrezikuar huamarrësit. Ne nuk do të lejojnë operimin e institucioneve që nuk zbatojnë rregullat duke shfrytëzuar kushtet financiare të qytetarëvem, gjë që vëshirëson edhe më tepër gjendjen e tyre.

Jemi të vetëdijshem për sigurinë kombëtare dhe nuk do të lejojmë asnjë gjë që të cënojë këtë siguri”, u shprehen gjithashtu nga Banka Qendrore e Kosovës.

Por çfarë ndodh me kredimarrësit e këtyre institucioneve?

Banka Qendore njofton sit se procesi i likuidimi8t të kredive do të vijojë normalisht. Sipas bankës, për këto dy institucione do të caktohet një person përgjegjës që do të menaxhojë mbledhjen e kredive të dhëna. Gjithçka do të bëhet nën mbikëqyrjen e Bankës Qendrore të Kosovës.

Të dyja këto institucione operojnë edhe në Shqipëri. /abcnews.al

GJIROKASTER-NGROHJA-SHKOLLA_-1280x720.jpg
Autor E11:59 | 06/12/2019

MAS ka shpallur datat për nisjen e mësimit në zonat e prekura nga tërmeti. Sipas urdhrit të MAS, mësimi në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Shijak do të nisë më datë 9 dhjetor.

Sa i përket shkollave private, MAS urdhëron që mësimi tek to të nisë në datën e mësipërme, por fillimisht ato duhet të kenë bërë inspektimet e duhura nga Instituti i Ndërtimit për sigurinë e godinës.

Ministria e Arsimit urdhëroi pezullimin e mësimit në shkollat e zonave të prekura nga tërmeti pasi u konstatuan dëme në godina si edhe për shkak të frikës nga lëkundjet e vazhdueshme. /abcnews.al

 

arben-malaj123.jpg
Autor E16:44 | 05/12/2019

Ndërkohë që vendi është në emergjencën pas tërmetit të 26 nëntorit duket se qeveria ka patur edhe një prioritet tjetër në mbledhjen e dy ditëve më parë.

Sëfundmi në Fletoren Zyrtare është publikuar propozimi për shkarkimin e Arben Malajt nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Vendimi mban firmën e zv.kryeministrit Erion Braçe.

Më parë, socialistët i kishin nisur Kuvendit një kërkesë për shkarkimin e Malajt nga detyra që mbante prej gati tre vitesh me argumentin se kishte shkelur etikën e institucionit duke bërë deklarata politike në media.

Kujtojmë se të majtët kanë miratuar më parë edhe Ridvan Boden si anëtër i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Pas këtij propozimi i mbetet Kuvendit që të vendosë për mandatin e Malajt.

Në vendimin e publikuar sot në Fletoren Zyrtare shkruhet:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit,
Këshilli i Ministrave VENDOSI:

Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”. /abcnews.al

 

bozo.png
Autor E16:12 | 05/12/2019

Kryeministri Rama ka pritur sot Profesor Emeritus Luljeta Bozon, e cila ka qënë një ndër zërat kryesorë që ka nxjerrë problemet me kaosin e ndërtimeve në vend, një problematikë që doli pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në diskutimin me Ramën, Profesoresha që është bërë shumë e dashur për shqiptarët me thjeshtësinë dhe saktësinë e saj, u shpreh se duhen marrë masa për të respektuar planifikimin e ndërtimeve duke shmangur katrahurën e deritanishme.

“Duhet të bëjmë një platformë siç duhet se si do të zhvillohet ndërtimi. Këtë e them për shkak të katrahurës së deritanishme për të parë se si do të organizohet ndërtimi deri tani”, tha Bozo.

Ndërkohë Rama tha se nga inspektimet e bëra janë konstatuar disa kategori godinash të dëmtuara, të cilat lidhen me vjetërsinë e ndërtesave, mënyra si është ndërtuar si edhe ndërhyrjet e bëra më pas. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono