Autor E

Mbledhje-Qeverie-1280x854.jpg
Autor E17:59 | 11/12/2019

Qeveria ka emëruar sot dy ministra të rinj gjatë mbledhjes së ditës së sotme. Mësohet se Agron Tare është emëruar zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Po ashtu, qeveria ka vendosur që në vend të Redi Shtinos të emërojë Oltion Rrumbullakun si zv.ministër të Arsimit. Në të njëjtën detyrë është emëruar edhe Nina Guga.

Agron Tare është vëllai i ish-futbollistit të njohur shqiptar, Igli Tare.

Ai u laguar vetëm pas dhjetë muajsh nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit duke bërë edhe një status ironik përmes të cilit theksonte se e kishte përmbushur detyrën tashmë.

“Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës. Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falenderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!” shkruante Agron Tare në 24 tetor kur la detyrën.

Porti i Durrësit ka qenë në qendër të polemikave gjatë muajve të fundit për shkak të kapjes së sasive të mëdha të kokainës në të.

VENDIMET E QEVERISË

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Agron Tare emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Nina Guga emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Oltion Rrumbullaku emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

kristjan.jpg
Autor E16:38 | 11/12/2019

Babai i Kristjanit tha se ishte i papunë, por vdekja e djalit e kishtë rënduar shumë gjendjen e familjes.

“Të gjithë thonë këto janë punët e Zotit, duhet ta pranojmë këtë”, tha babai i tij.

Ndërkohë, Rama pyeti djalin që ndodhej në dhomë se çfarë notash kishte.

Kur ai i tha se ishtme shtata, kryeministri filloi t’i kërkonte llogari.

“Çfarë është kjo me shtata more, prindërit nuk të kanë kërkuar asgjë. S’të kanë dhënë kazmën, thjesht duan të dalësh mirë me mësimë”, tha Rama duke u marrë gjithashtu edhe me veshjen e të riut.

Më tej kryeministri, në dalje i tha vëllait të tij se duhej t’i bëntë krenarë prindërit me rezultatet në mësime. /abcnews.al

47.jpg
Autor E16:30 | 11/12/2019

Forcat izraelite vijojnë prej disa ditësh kontrollet dhe vlerësimin e dëmeve të banesave të dëmtuara në Shqipëri nga tërmeti i 262 nëntorit.

Gjatë ditës së sotme ata vizituan edhe shtëpinë e një kolegut të tyre me origjinë shqiptare duke i dërguar mesazhin se prindërit e tij ishin të sigurt.

Lajmin e ka bërë të ditur në facebook kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Postimi i plotë i Ballës

Njësia e Forcave të Armatosura të Izraelit, e cila sëbashku ekspertë vendas dhe të huaj po kujdeset për vlerësimin e dëmeve në ndërtesa, të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, vizitoi edhe shtëpine e një ushtaraku me origjinë shqiptare të forcave ushtarake izraelite.

Ne telefonatën që ata i bënë kolegut të tyre B.D., i cili nuk mundej t’i gjendej prane familjes ne keto momente, e siguruan se prinderit e tij ishin mire dhe në duar të sigurta. Shokët e tij po kujdeseshin për prindërit dhe vëllezërit në Shqipëri.

prokuroria.jpg
Autor E15:53 | 11/12/2019

SPAK pritet të fillojë nga puna në 19 dhjetor, ndërsa do të zgjidhet shumë shpejt edhe kreu i këtij institucioni tepër të rendësishëm.

Por, me ngritjen e SPAK pritet të shkrihet Prokuroria e Krimeve të Rënda. Nisur nga situata e re e krijuar, Këshillit të Lartë të Prokurorisë i duhet që të bëjë emërimet e reja për prokuorët e kësaj prokurorie tepër të rendësishme.

Kjo do të bëhet pikërisht në mbledhjen e nesërme të KLP, e cila do të përcaktojë detyrën e re të prokurorëve të rendësishëm që deri tani kanë patur në duar dosje tepër të nxehta.

Prokurorët që pritet të transferohen me vendim të KLP

Arens Çela,
Blerim Tominaj,
Besim Hajdarmataj,
Artan Bajrami,
Eugen Beçi,
Doloreza Musabelliu
Elisabeta Imeraj
Manjola Kajana
Përparim Kulluri
Vladimir Mara
Sonila Muhametaj
Pranvera Pustina. /abcnews.al

greta.jpg
Autor E15:40 | 11/12/2019

Greta Thumberg është zgjedhur si personaliteti më i ri i vitit nga revista prestigjioze “Time”.

Kjo e fundit bën përzgjedhjen e personazheve të vitit që prej vitit 1927 dhe i publikon në dhjetor.

Fotoja e Gretës është publikuar në kopertinë, e cila mban titullin: Forca e rinisë.

Në “garën” për kopertinën e “Time”, Greta ka mundur Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump apo Kryetaren e Dhomës së Kongresit amerikan Nancy Pelosi, e cila ka vënë me shpatulla pas murit presidentin amerikan duke e akuzuar për abuzim me pushtetin.

Thunberg është bërë e famshme në të gjithë botën për fushatën e saj kundër ndryshimit të klimës, ndërsa fjalimi i saj në OKB dhe fotoja se si po e shikonte Presidentin Trump kanë bërë xhiron e botës. /abcnews.al

burri.jpg
Autor E12:02 | 11/12/2019

Ditën e sotme Rama pati disa takime me banorët në Laç, ku iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me kohën që do të marrë procesi i bërjes së shtëpive etj.

Ai ka pasur një debat edhe me një të moshuar që tha se demokratët i kanë hequr nusen pa të drejtë nga puna.

“Ata demokratet e qelbur, ma hoqen kot, pa arsye”, i tha i moshuari. Kaq ka mjaftuar qe Rama t’i kthehet keq.

“E pe termetin kur erdhi, nuk pyeti ai, jo demokrat, jo keshtu”- i tha rama, e me pas biseda u tensionua, deri sa kryeminstri i kerkoi te moshuarit ta mbyllte kete teme e te largohej, pasi sikunder i tha nuk merret me futje nusesh ne pune.

DEBATI
Banori: O kryeministër, kam një hall.

Rama: Ca halli ke?

Banori: Kam nusen e djalit tim, ka pas punuar tek Elektriku. Edhe ka punuar me ndërgjegje, por ma ka hequr nga puna demokrati i qelbur.

Rama: Të lutem, nuk i pranoj këto.

Banori: Ah s’i pranon?! Ata i njeh tërë Laçi.

Rama: Të lutem. Mbylle këtë muhabet.

Banori: E kanë hequr me të padrejtë nga puna

Rama: O xhaxhi po na shqetëson. S’kam ardhur për këtë gjë këtu. Mos më përmend mua ‘demokrati i qelbur’. Të lutem!

ramamaaa.jpg
Autor E16:01 | 10/12/2019

Kryeministri Rama paralajmëroi pak ditë më parë se këtë vit nuk do të ketë shpërblime për atë pjesë të administratës që kanë përfituar gjatë viteve të fundit.

Sëfundmi është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi në fjalë, i cili ndalon përdorimin e fondit të veçantë për shpërblime apo aktivitete social-kulturore të punonjësve.

Vendimi i Këshillit të Ministrave

VENDIM

Nr. 781, datë 6.12.2019 për një ndryshim në vendimin nr.929, datë 17.11.2010, të këshillit të ministrave, “për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshua. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 11, të ligjit nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Pika 9, e vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, riformulohet, si më poshtë vijon: “9. Përjashtimisht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucioneve qendrore, buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.”.

2. Ngarkohen institucionet e përmendura në pikën 1 për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

mbyte.jpg
Autor E14:51 | 10/12/2019

Kryeministri Rama ka qenë mesditën e sotme në Shijak pas thirrjes publike që i bërë mbrëmë Arben Meçe që të shikonte gjendjen atje.

Rama vizitoi disa nga pallatet e dëmtuara nga tërmeti duke takuar edhe banorët, të cilët i shprehën shqetësimin për banesat e tyre.

Gjatë takimeve nuk kanë munguar batutat e shkëmbyera mes tij e banorëve, ndërkohe që gratë që e kanë takuar nuk i kanë kursyer lavdet e madje edhe puthjet.

I tillë ishte edhe rasti me një grua që më parë, teksa Rama sqaronte një nga banorët i prekte dorën. Më pas, nuk nguroi t’i kërkonte leje për ta përqafuar.

“Avash se me myte, shih ç’më bërë, je ly sot gjithë ditën dhe ma hodhe gjithë suvanë mua tani”- tha Rama, teksa pastronte pardesynë e zëzë që iu bë gjithë make up.

Një tjetër grua e thirri Ramën nga ballkoni duke i kërkuar që të shkonte për të parë dëmet në shtëpinë e saj.

“O vdeksha unë për ty, mos ki merak, por kujdes se mos na bish e do thonë e rrëzoi Rama”, tha kryeministri.  /abcnews.al

vucic.jpg
Autor E12:46 | 10/12/2019

Një serrë marijuane lëkund karrigen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, prej një viti në objektiv të protestave “Një në pesë milion”.

Tashmë, akuzave për autoritarizëm që mbush sheshet e Serbisë, i shtohet dhe ajo për përfshirje në trafik droge.

Ccdo gjë u zbulua pas gjetjes së një sasie marijuana në një fermë në vend, e cila sapo ishte vizituar nga disa përfaqësues të qeverisë.

Sipas opozitës serbe, pas arrestimit pronari i saj i telefonoi vëllait të presidentit Vuçiç.

Kryebashkiaku i Novi Sadit dhe rivali politik i Vuçiç, Milosh Vucevic deklaroi publikisht se sapo kishte denoncuar personalisht Aleksandër dhe Andrei Vuçiç.

Sipas tij vëllezërit Vuçiç janë të përfshirë në kultivimin e marijuanës në një fermë në Jovanicë.

Ai theksoi se ky është një lajm ndaj të cilit askush nuk duhet të qëndrojë indiferent.

“Qytetarët duhet të dinë të vërtetën dhe autoritetet serbe duhet të bëjnë të mundur që kjo të nddhë sa më shpejt,” përfundoi ai.

Si pasojë e protestave në Beograd dhe akuzave të opozitës për cilësinë e dmokracisë në vend, në Serbi ka nisur një process ndërmjetësimi, i mbështetur nga të dërguarit e parlamentit europian.

Partitë e minoritetit nuk duan të shkojnë në zgjedhje deri në momentin që do të garantohet një process transparent zgjedhor. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono