eri Ida

287622-1280x720.jpg
eri Ida14:49 | 15/02/2020

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u ka bërë thirrje aleatëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara që të punojnë më shumë së bashku.

Nga Konferenca për Siguri në Mynih, Stoltenberg  është shprehur se nga 29 aleatë të ndryshëm, nga pjesë të ndryshme të Altantikut, tashmë është arritur që të gjithë këto dallime të sheshohen.

Nga ana tjetër presidenti i SHBA-së, Donald Trump vazhdimisht ka deklaruar se aleatët evropianë të NATO-s nuk po shpenzojnë sa duhet për të mbështetur aleancën.

Më herët Stoltenberg deklaroi se aleanca është e përkushtuar në promovimin e vlerave demokratike dhe prosperitetit.

“Ne nuk e kemi humbur rrugën dhe vlerat tona nuk kanë humbur vlerën e tyre. Liria, demokracia dhe sundimi i ligjit kanë sjell prosperitet. Nuk besoj vetëm në Evropë, nuk besoj vetëm në Amerikë. Unë besoj në Evropën dhe Amerikën së bashku”, tha Stoltenberg.

Në ditën e parë të Konferencës në Mynih, presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier sugjeroi se Rusia dhe Kina, së bashku me SHBA-në po shkaktojnë paqëndrueshmëri globale, duke paralajmëruar në rrezikun që këto tri shtete mund të çojnë në një garë për fuqi më të madhe dhe garë për armë bërthamore./abcnews.al

1581763842_OEGRTA.jpeg
eri Ida14:33 | 15/02/2020

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ku po kryhet nga sot diagnoza e plotë konfirmuese për koronavirusin COVID-19.

Manastirliu u shpreh se realizimi i identifikimit dhe zbulimit të Koronavirusit COVID-19 në laboratorin e ISHP, vjen në kuadër të përforcimit dhe rritjes së kapaciteteve për zbulueshmërinë e koronavirusit të ri.

“Jemi sot një hap përpara për forcimin e kapaciteteve tona për identifikimin dhe zbulueshmërinë e koronavirusit të ri, pasi, pas kryerjes së koronaviruseve, edhe analiza e konfirmuar kryhet në laboratorin e ISHP, i njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Shqipëria renditet në vendin e 39 për sigurinë shëndetësore, ndër 195 vende të vlerësuara, për përgjigjen e sistemeve shëndetësore për trajtimin e pacientëve, për zbulimin dhe reagimin e shpejtë ndaj epidemive, etj”, tha Manastirliu.

Teksa rikonfirmoi se në vendin tonë nuk ka asnjë rast me koronavirus, Manastirliu u shpreh janë gati planet e reagimit sipas shkallës së rrezikshmërisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se është vënë në zbatim një plan parapërgatitjeje të masave ndaj koronavirusit sipas rekomandimeve të OBSH.

“Janë trajnuar 475 punonjës të sistemit shëndetësor dhe vijon trajnimi kaskadë. Nga ekipet e urgjencës kombëtare, epidemiologët në të gjithë vendin për forcimin e survejancës ALERT, menaxhimin e transportit të një rasti suspect me koronavirus të ri si dhe është saktësuar procedura se si veprohet me ndjekjen e kontakteve. Shqipëria ka ndërmarrë masa të cilat u mbështetën edhe nga Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”,është shprehur ministrja./abcnews.al

hekurudhaaa.jpg
eri Ida13:56 | 15/02/2020

Drejtuesi i linjës hekurudhore në Fushë-Kosovë e sheh me mjaft entuziazëm nënshkrimin e marrëveshjes për rikthimin e linjës hekurudhore Prishtinë-Beograd që u nënshkrua dje në Mynih të Gjermanisë.

Faik Gërbeshi thotë për “Abc News” se do të ishte mirë që kjo marrëveshje të pasohet edhe me nisjen e funksionimit te linjave të tjera ndërkombëtare.

“Nga viti 85’ e këtej ka pasur shumë linja hekurudhore ka pas shumë trena, ka pas qarkullim të mallrave ka pas dhe lëvizje nga ndërkombëtare. Kur vinte treni ka pas shumë lëvizje sa kishte dhe vështirësi me u fut në tren”, tha Gërbeshi.

Gazetarja e ABC News gazetarja Blerta Dalloshi Berisha bën me dije se linja hekurudhore është ndërprerë në vitin 1999 menjëherë pas luftës ishte rikthyer linja hekurudhore deri në kufi me serbinë që administrohej nga UNMIKU por kishte funksionuar deri në vitin 2008.

“Ky tren ka filluar që të lëvizë deri në vitin 2008 kur me shpalljen e pavarsisë së Kosovës filluan acarimet. Personeli jonë ka qenë i rrezikuar nga njerëz të proparcioneve të ndryshme të nacionalitetit serb”, thekson një nga pjestarët e stafit.

Ndërkohë sot janë funksionale vetëm dy linja hekurudhore, Fushë Kosovë-Shkup dhe Fushë Kosovë-Pejë. Ndër të tjera gazetarja Berisha raporton ndër të tjera se Gërbeshi i gëzohet marrëveshjes për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd me shpresën se kjo do të hape rrugën dhe rinisjen e linjave të tjera ndërkombëtare./abcnews.al

 

qeveriaaaa.jpg
eri Ida13:35 | 15/02/2020

Qeveria shqiptare nuk ka reflektuar uljen e rritjes ekonomike  si pasojë e tërmetit në programin e reformave ekonomike 2020-2022. Në raport theksohet se rritja ekonomike afatmesme në Shqipëri parashikohet të shënojë nivelet prej 4.1%në vitin 2020 dhe 4.0% në vitet 2021 dhe 2022. Ndërkohë që pas publikimit të faturës së dëmeve  nga tërmeti u vlerësua se rritja ekonomike gjatë këtij viti nuk do të jetë  më shumë se se 3.5%.

Në programin afatmesëm thuhet vetëm se  Shqipëria është goditur nga një tërmet shumë i fortë, pasojat ekonomike të të cilit mbeten për t’u vlerësuar në periudhën afatmesme, për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara në rrethet e Durrësit dhe të Tiranës, ku u shpall dhe gjendja e jashtëzakonshme nga qeveria.sfidë për ekonominë shqiptare në vitet e ardshme përcaktohet përmirësimi i klimës së investimeve dhe  forcimi  i  sistemit në drejtësi.

Po ashtu si sfidë përcaktohet edhe  shënjestrimi i politikave aktive të tregut të punës dhe aftësimi professional. Ndërkohë që  elementët që vlerësohen si risqe për ekonominë shqiptare janë të ardhurat e qeverisë, shpenzimet dhe administrimi i borxhit  që lidhet me konçesionet PPP ,vendimet gjyqësore, katastrofat natyrore dhe sektori financiar ose rreziqet afatgjata.

Në programin afatmesëm parashikohet që pagesat për PPP të arrijnë maksimumin gjatë 2021 me një vlerë prej 15.2 mld lekë ndërsa në 2022  ulet në 14.6 mld lekë. Në Programin e Reformave Ekonomike 2020-2022 konstatohet se pjesën më të madhe të këtij fondi do e marrë “Rruga e Arbrit”, pasi pagesa për vitin 2020 është parashikuar në vlerën e rreth 32 milionë euro./abcnews.al 

EFQtX79XUAAaOR9-600x360-1.jpg
eri Ida13:19 | 15/02/2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  gjatë qëndrimit të tij në Gjermani pjesë e Konferencës së Sigurisë në Mynih është takuar me ushtruesin të detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker.

Presidenti Thaçipërmes një postimi në tëitter shkruan se aii ka konfirmuar ushtruesit të detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit Reeker përkushtimin e Kosovës për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Një diskutim i shkëlqyeshëm me ushtruesin e detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Phil Reeker sot në Mynih. E falenderova atë për përkrahjen e ShBA-së për Kosovën dhe i konfirmova përkushtimin tonë për të arritur një marrëveshje përfundimtare të njohjes me Serbinë. Dialogu është rruga e vetme për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon”, shkruan Thaçi./abcnews.al

thaci-macron-780x439-1.jpg
eri Ida11:56 | 15/02/2020

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në emër të popullit  francez ka uruar me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kreun e shtetit, Hashim Thaçi.

Përmes një letre dërguar Thaçit, Macron ka shprehur gatishmërinë që bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE’së, Josep Borell , të organizojë një Samit në Paris me qëllim të rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi.

Presidenti francez në letrën e tij të urimit ka theksuar se, Kosova duhet të heq taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Letra e plotë:

Me rastin e festës kombëtare të Republikës së Kosovës, jam i lumtur t’ju adresoj, në emrin tim dhe në emër të popullit francez, urimet e mia të sinqerta.

Që prej vitit 2008, dy vendet tona kanë ndërtuar një marrëdhënie miqësie mirëbesimi. Franca qëndron përkrah Kosovës për t’a ndihmuar në tejkalimin e sfidave me të cilat përballet ajo sot, veçanërisht në konsolidimin e shteti të së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, në kuadër të strategjisë franceze për Ballkanin Perëndimor të cilin e kam miratuar pranverën e kaluar. Agjencia Franceze e Zhvillimit planifikon të fillojë punën në Kosovë këtë vit. Bashkëpunimi ynë dypalësh mbështet gjithashtu agjendën evropiane të reformës në vend.

Dëshiroj poashtu të përshëndes zhvillimin e qetë të zgjedhjeve legjislative të datës 6 tetor si dhe formimin, tash së voni, të qeverisë së re të Kosovës. Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë përpjekjet e saj për të zbatuar reformat e nevojshme të brendshme dhe që vendosmërisht të angazhohet në kërkimin e arritjes së një marrëveshje me Serbinë.

Siç edhe e kam cekur më 12 nëntor të vitit të kaluar, gjatë Forumit të Paqes në Paris, ju mund të llogarisni në mbështetjen dhe gatishmërinë time për të mirëpritur, në Paris, një samit që bashkon liderët e Kosovës dhe të Serbisë, me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josp Borrell, për të lehtësuar rifillimin e dialogut. Për këtë priten veprime nga të dy palët: pezullimi nga Kosova i taksës 100% për produktet nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina; dhe pezullimi i fushatës për “ç’njohje” nga ana e Serbisë. Pasi rifillimit të dialogut, është radha e ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, me mbështetjen e Francës, të lehtësojë bisedimet midis dy palëve me synimin e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe të detyrueshme ligjërisht. Duke përtërirë urimet e mia të ngrohta, ju lus të pranoni, z.President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë./abncews.al

ujeraaa.jpg
eri Ida11:24 | 15/02/2020

Rrjeti ikanalizimeve në lagjen 6 në Sarandë ka degraduar totalisht. Prej disa muaj ujërat e zeza bashkohen më të bardhat dhe në rubinetat e banorëve rrjedh ujë i ndotur. Ata kanë biseduar me gazetaren  ABC News, Silvja Sulaj dhe kanë thënë se kanë frikë për shëndetin e tyre. Instancat përgjegjëse sipas tyre e njohin problemin, pasi ai është i mbartur.

Një nga banoret e lagjes, në fjalën e saj thekson se kanë bërë ankesë në bashki dhe kryetari tha se do ti rregullonin, por të nesërmen erdhën ato të kanalizimeve dhe pastaj su duken më asnjë ne vijojmë në të njëjtën gjenjde prej tre muajsh.

Nga pamjet duket qartë se prej tubave të dëmtuara ujërat e zeza kanë vërshuar nëpër rrugë deri dhe tek oborret e banesave.

Që të iki nga shtëpia te djali mezi kaloj pasi kalojnë ujërat e zeza në rrugë. Ky është një problem që vijon gjatë gjithë dimrit”, është shprehur një nga banoret.

Gazetarja Silvja Sulaj raporton për ABC News se për këtë problem të heshëm të këtyrë banorëve të lagjes 6 në Sarandë kërkuam sqarime pranë Drejtorisë së Ujësjellësit. Po nuk morëm përgjigje. /abcnews.al

konflikt.jpg
eri Ida11:14 | 15/02/2020

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në një biznes në Lezhë. Abc News mëson se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gocaj të Lezhës, në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj.

Dyqani, të cilit i është vendosur eksploviz ndodhet ngjitur me banesën e tij.  Gazetari Gjergj Figuri informon se në momentin e shpërthimit nuk ka patur asnjë person në dyqan apo në shtëpie, pasi pasi ishin duke festuar ditëlindjen e kryefamiljarit.

Familja Malotaj pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe se nuk i di arsyet e vendosjes se lëndës eksplozive në biznesin e tyre.

Se kur ka ndodh shpërthimi nuk e di, pasi nuk kemi qenë në shtëpi,  kemi qenë për ditëlindjen e dajalit kur kemi ardh kemi gjetur derën e hapur kemi lajmëruar policinë dhe kanë ardhë. Nuk kemi pas asnjë konflikt me asnjë. Jemi tremb nga kjo ngjarje dhe pse nuk e dimë se pse ka ardhe”, është shprehur zonja e shtëpisë./abcnews.al

 

protesta-greve-1.jpg
eri Ida10:56 | 15/02/2020

Punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem vijojnë për të tretën ditë rrjesht grevën e tyre të urisë.

Punonjësit pretendojnë se nuk janë paguar prej 27 muajsh. Me kalimin e kohës gjendja e tyre shëndetësore rëndohet, pasi në ditën e tretë një nga grevistët ka shfaqur probleme me tensionin. Në grevë janë 14 punonjes të cilët deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa marrë 27 pagat e papaguara.

Me punën në stacionin elektrik grevistët siguronin të ardhur për të mbajtur familjen e tyre. Ata vendosën që të dalin në grevë urie pa asnjë kthim pas./abcnews.al

drogeee.jpg
eri Ida10:44 | 15/02/2020

Një çift sqiptar kanë rënë në prangat e policisë në Igumenicë, pasi janë kapur me 15 kg marijuanë.

Burime për Abc News është ka bërë me dije se operacioni për ndalimin e tyre u bë në në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar. Autoritetet greke ndaluan automjetin me të cilin ata po udhëtonin në momentin kur po tentonte të hynte në tokën greke.

Në kuadër të kontollit të ushtruar në makinën e tyre ëhtë gjetur e fshehur në disa vende të improvizuara enkas 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë dhe dy celularë.

Ndërkohë në momentin e ndalimit çifti ka deklaruar se vinte nga Shqipëria në Greqi për të festuar ditën e të dashuruarve, por në momentin e kontrollit është konstatuar edhe lënda narkotike./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono