ent ela

KESHILLI-KOMBETAR-PD-ANTARET-1280x720.jpg
ent ela15:36 | 17/12/2018

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i dalë pas votimit të Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike, ka në përbërjen e tij ish-ministra, ish-deputetë demokratë, por njëkohësisht edhe të rinj. Me një vështrim të kësaj liste spikasin figura të njohura të kësaj force politike e jo vetëm, ashtu si edhe emra të atyre që janë konsideruar si kritikë të kreut të demokratëve Basha.

Këta janë 220 anëtarët e ri të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar zgjedhor të kësaj force politike, ku mijëra delegatë votuan në listën shumë-emërore anëtarët e ri të Këshillit, mes emrave që sot përbëjne një nga organet kryesore vendimmarrëse të Partisë Demokratike spikasin ish-ministra dhe ish-deputetë të kësaj force politike si:

Albina Dede ish-deputete

Asllan Dogjani ish -deputet

Avenir Peka ish- zv.ministër

Bedri Mihaj ish-deputet

Gert Bogdani ish- deputet

Nuk pati të njëjtin fat ish-deputeti demokrat Sherefedin Shehu, i cili edhe pse kandidat nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme për të qënë pjesë e këtij Këshilli.

Pjesë e këtij organi janë votuar edhe ministrat teknikë të qeverisë së dalë nga marrëveshja Rama – Basha e 17 majit të vitit të shkuar si:

Arben Beqiri, ish-ministër Shëndetësie

Dritan Demiraj, ish- ministër i Brendshëm teknik

Gazment Bardhi, ish-ministër drejtesie teknik

Mirela Karabina,  ish-ministre teknike arsimi

si dhe demokratë të cilët janë tashmë pjesë e strukturave të kësaj force politike si:

Arben Ristani – sekretar i përgjithshëm

Enno Bozdo – sekretar organizativ

Fatbardh Kadilli   – sekretar për burimet njerëzore

Ina Zhupa – zëdhënëse

Ivi Kaso  – sekretari për zgjedhjet

Jemin Gjana – kreu i Departamentit për Kthimin e Figurave Historike në PD

Lealba Pelinku  – departamenti i Ekonomisë

Roberto Caparota – këshilltar

Të rikthyer pranë selisë blu me post në Këshillin Kombëtar të saj janë tre ish-anëtarë të Frymës së Re Demokratike.

Aleksandër Biberaj, ish-FRD

Gazmend Oketa, ish-FRD

Mirela Bogdani, ish-FRD

si dhe figura të identifikuara jo shumë kohë më parë si kritikë të kreut të kësaj force politike Lulzim Basha.

Gent Malko dhe Tomor Alizoti.

Një tjetër anëtar i këtij Këshilli të ripërtërirë, zëri i të cilit është dëgjuar të kundërshtojë kreun e kësaj force politike, është aktori Julian Deda.

Anëtarë të Këshillit janë edhe anëtarë të botës akademike.

Besnik Aliaj  urbanist

Besart Kadia ekspert ekonomie

Fitim Zekthi pedagog

Mateo Spaho ekspert ekonomie

asaj kulturore dhe sportive

Bardhyl Londo   shkrimtar

Robert Budina  regjisor

Klodjana Shala  sportiste

Rajmonda Bulku  aktore

Rudi Sata   tenor

…madje edhe shoqërisë civile:

Aulon Kalaja shoqëria civile

Pjesë e këtij Këshilli Kombëtar të Partisë Demokratike prej votimit nga Kuvendi është edhe juristi Çlirim Gjata, i cili duket se sakrifikon në këtë mënyrë kandidaturën e tij për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për të cilën ka hedhur kandidaturën prej muajsh tashmë.

Bazuar në statutin e kësaj partie, i cili sanksionon në nenin 49 pika 13 të tij se numri i zonjave fituese të mos jetë më pak se 30%, vëreehet se nga 220 anëtarë, 67 janë zonjat duke shënuar jo më shumë se 30% të listës.

Është ky Këshill ai i cili do të zgjedhë ekipin e ngushtë të kryedemokratit Lulzim Basha si sekretarin e përgjithshëm dhe nënkryetarët e partisë demokratike. Këshilli pritet të zgjedhë edhe kryetarin e tij për herë të parë pas ndryshimeve në statut të adoptuara pas Kuvendit statutor të prillit të këtij viti. /abcnews.al

koza-lara-123.jpg
ent ela16:57 | 16/12/2018

Kompozitori i njohur Kozma Lara na rrëfen emocionet e të jetuarit nën efektin e tingujve muzikorë. “Artisti i merituar” në një intervistë për ABC News rrëfen frymëzimin që ka marrë gjithnjë nga deti i vendlindjes së tij Durrësit në krijimtarinë e tij.

Kozma Lara është padyshim një prej kompozitorëve, të cilët i kanë dhënë shumë muzikës shqiptare. Ai ka lëvruar thujase çdo zhanër të muzikës serioze dhe ku vazhdon të krijojë edhe sot. Ajo çfarë e karakterizon këtë artist është modestia.

“Muzika në përgjithësi që unë e barazoj me tinguj merr jetë sikur të jenë një ose dy tinguj. Ata bëjnë shumë jo vetëm në sferën intelektuale, por edhe në atë të gjallën. Të dyja sëbashku komunikojnë me njëra tjetrën dhe na japin pikërisht atë madhoren, atë që mishërohet në një vepër qoftë e vogël ose e madhe”, tha kompozitori.

Kozma Lara jeton një jetë nën tingujt muzikorë, ndaj ai nuk i reziston edhe improvizimit mbi tastet e pianos. Miqtë e tij artistë në Akademinë e Shkencave nxorrën në pah vlerat e tij në krijmtarinë muzikore, ku Lara jetoi emocione të veçanta. Teksa rrëfen plot pasion për të shenjtën muzikë, pranon se aroma e detit ka qenë një frymëzimi i pashtershëm për profesor Kozma Larën.

“Vij nga një qytet bregdetar që u rrita me ndjenja të fuqishme që mora pikërisht nga deti i pafund. Sa herë që shkoja unë vështroja gjithnjë nga deti për të zbuluar enigmën e pafundësisë. Po s’e gjeta asnjëherë. Kaq ishte i madh deti! Ç’është e vërteta ky ballafaqim me detin, fillova të bisedoj, krijova monologun me të. Siç ishin dallgët njëherë të fuqishme që më ndihmuan me kuptu dramaturgjinë muzikore. Kontrasti midis tyre po edhe numeriteti që ekziston edhe midis tyre”, tha ai.

Por ajo që e gëzon më fort sot është liria. Ai thote se e ka sfiduar edhe diktaturën e kornizave në këtë formë.

“Sot kam kohën në dispozicion. Jam i lirë. Ashtu siç kam qenë i lirë dhe në trajtimin e veprave të mia. E kam sfiduar sipas mendimit të diktaturës, e cila qe sfida e parë. Unë duke qenë pianist e pashë që qysh në këngët kishte qëndrime ideologjike, politike të krijuesve. Unë nuk ia dal thashë. Jam me temperament shumë emocional dhe shkruajta në një literaturë që e pranonte piano. Sfidova pak a shumë atë gjendje shumë të vështirë. Ato ngacmime që jepnin nga koha në kohë dhe kur mora vesh që krijuesit e tjerë, piktorë më vinte shumë keq. Atëherë pse ta bëj unë këtë? Sepse kafshët që ishin në fuqi nuk e kuptonin muzikën serioze”, tha Lara.

E ndjen veten me fat që një pjesë të krijmtarisë e ka botuar dhe brezi i ri. I ka ndër duar partiturat e tij, për t’i luajtur në koncerte të ndryshëm.

“Pjesë të krijimtarisë time është e botuar në kohët e fundit, në tre volume. Janë sonatat e mia. E vështirë në zhanrin simfonik që marrin e i japin njëra-tjetërs pranë. Është ajo që krijon aty përmbajtje të karakterit, atij detit që them unë. Janë kontraste kaq të nevojshme për t’i aplikuar në format e mëdha të muzikës, qofshin këto simfonike apo instrumentale”, u shpreh ai.

Por ai vlerëson edhe pianisten e re Ana Kaçinarin e cila interpretoi sonatën nr. 7 të tij.

“I ra shumë bukur. E kishte kuptuar mesazhin tim dhe interpretimi i saj më shtyu të them se është përfaqësuese e gjeneratës së re. Çfarë mund të bëjë gjenerata e re? Shumë gjëra. Respekton traditën. Me ato veçori që marrin duke i parë me profesionalizëm, me një optikë të re ato karakteristika të reja, bashkëkohore që i kërkon vetë jeta jonë”, u shpreh ai.

Megjithëse aktualisht është i fokusuar tek këngët, ai renditet në sërën e kompozitorëve që lanë pas një thesar të muzikës serioze të gjinive të ndryshme.

“Historia do të evidentojë vlerat e saj. Krijuesit tanë, kompozitorët në atë kohë kanë krijuar vepra ç’është e vërteta, opera simfoni. Sot ka një vakuum. Kur meditojmë sot për krijimtari muzikore, për kompozitorët që kanë shkruar me pasion kjo mungon në kohën e sotme”, theksoi Lara.

Kompozitori i mirënjohur, autor i shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi intervistën për ABC News e përmbyll  me një këshillë për brezin e ri.

“Muzikë do thoja në vazhdim të asaj që kemi krijuar duke respektuar momentet, veçoritë, identitetin kombëtar në përgjithësi, traditën. Vetëm në saj të kulturës që marrin, fitojnë, kulturë e cila jo vetëm të jetë për artin muzikor, por edhe ana tjetër, të njohin letërsinë e këtij vendi, poezinë e këtij vendi. Është një domosdoshmëri për të kompletuar atë që thoni ju se pa këto nuk mundet të krijosh”, përfundoi kompozitori.

/abcnews.al

SPECIALE-TIME-GAZETARET-1280x720.jpg
ent ela15:44 | 15/12/2018

Nga Dorina Kurtaj – “Time” zgjedh si personazh të vitit 2018, gazetarin Khashogi por dhe kolegë të tij të cilët janë në rrezik real për jetën në vende të ndryshme të botës. Gazetarë që pavarësisht kërcënimeve nga pushteti, mafia a grupe kriminale vijojnë të bëjnë punën e tyre deri në fund, madje duke dhënë dhe jetën për të thënë të vërtetën e tyre.

Është Jamal Khashoggi, gazetari saudit i vrarë në Stamboll, mes personazheve të vitit në kopertinën e “Time”. E përjavshmja prestigjoze amerikane për vitin 2018 ka zgjedhur reporterët në rrezik. Përveç editorialistit të vrarë në konsulatën e Riad, janë emëruar dhe gazetarët të mbetur viktimë nga të shtënat në “Kapital Gazett” të Annapolis, sipas “Time” ata janë gardianët e të vërtetë të informacionit.

Për arsye se janë përballur me rreziqe të mëdha në kërkim të së vërtetës, për mënyrën jo të përsosur por thelbësore të kërkimit të fakteve, për të ngritur zërin e tyre duke tjënë të vërtetën, gardianët Jamal Khashoggi, Kapital Gazett, Maria Ressa, Ua Lon e Kiau Soe Oo janë personazhet e vitit të zgjedhur nga “Time”.

Khashoggi u vra në 2 tetor brenda konsulatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Kapital Gazet është e përditshmja e Anapolis, në Merilend, kun ë 28 qershor të këtij viti një persona hapi zjarr duke vrarë pesë anëtarë të stafit. Maria Ressa, është një gazetare filipinase që drejton një agjenci informacioni e që është në objektivin e presidentit të vendit Rodrigo Duterte. Ua Lone e Kiau Soe Oo, janë dy gazetarët e Reuters të arrestuar në Birmani që janë dënuar me shtatë vjet burg për punën e tyre në dokumentimin e dhunës ndaj minoritetit Rohingia.

Kjo është hera e parë që gazetarët zgjidhen si personazhe viti nga revista, e cila e jep këtë titull që nga viti 1927. Ndër të tjera, është hera e parë që një person I cili nuk jeton më, zgjidhet si personaliteti më domethënës i vitit. Meqënëse këtë vit titulli I personazhit të vitit 2018 është i ndarë, “Time” ka zgjedhur të publikojë katër faqe të ndryshme, një kopertinë për cdo gazetar apo skuadër gazetarësh.

Duke folur për rrezikshmërinë që gazetarët zgjedhin si bashkëpunëtor të përditshëm, reporterët në Rripin e Gazës, janë të rrethuar nga të gjitha anët duke rrezikuar jetën përditë për të bërë punën e tyre

Ata jo vetëm duhet të shqetësohen për qitësit izraelitë në kufi, por janë të detyruar të punojnë pa mjetet e duhura, pa masat e sigurisë, mbështetje piskologjike apo liri fjale.

Gazetarët në Rripin e Gazës luftojnë për të ndërtuar karrierën e tyre, dhe reporterët e lirë e dinë shumë mirë se ajo që mungon është siguria personale.

Në ndryshim nga kolegët e tyre të huaj të cilët pasi përfundojnë punën largohen, gazetarët e Gazës janë përditë aty, në pjesën më të madhe të kohës. Të premten mbuloojnë protestat dhe të shtunën funeralet e atyre që humbin hetën nëprotesta. Por ndonjëherë dhe funeralet e kolegëve të tyre. Ndërsa të dielën raportohen historitë e atyre që kanë mbetur të plagosur. Një rutinë kjo që vazhdon cdo javë njësoj.

Sipas Qendrës Al Mezan për të drejtat e njeriut, me seli në Rripin e Gazës, që nga 12 tetori janë 215 palestinezët që janë vrarë në Gaza, mes të cilëve 33 fëmijë, dy gazetarë dhe tre infermierë.

Por në vitin 2017 janë 326 gazetarët e burgosur dhe 78 ata që janë vrarë teksa kryenin punën e tyre. Të dhënat janë konfirmuar nga raporti i Artikullit 19, organizatë jo fitim prurëse për të drejtat e njeriut me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

Më shumë se gjysma e gazetarëve të burgosur, shumë prej të cilëve si kundërshtarë politikë, janënë Turqi, Kinë dhe Egjipt.

Sipas Tomas Hjuhs, drejtori ekzekutiv të “Artikullit 19”, ajo që po ndodh është një fenomen global dhe janë të shumta shkeljet që verifikohen në vende ku liria e shprehjet është gjithnjë e mbrojtur. Sipas organizatës, armiqësia ndaj medias po normalizohet në nivel botëror dhe me anë të përdorimit të një gjuhe gjithnjë e më të ashpër të liderëve populistë, të cilët ofendojnë dhe krahasojnë me djallin kategorinë e gazetarëve. Ata që janë më të ekspozuar ndaj këtyre sulmeve jajnë gazetarët që e gjejnë veten të kufizuar në një komunitet të vogël dhe të diskriminuar. Nuk është një rastësi që 97% e atyre gazetarëve që ndodhen në burg janë gazetarë lokalë. Por dhe mediat online, gjithnjë e më shumë në shënjestër për “fale Njus” nuk është e paprekshme nga sulmet që i bëhen lirisë së shprehjes.

Për sa i përket vendeve ku liria e medias është e garantuar, janë pesë treguesit e zgjedhur nga “Artikulli 19” – e drejta e protestës, censura në internet, liria e shprehjes në media, siguria e gazetarëve dhe transparenca e qeverisë. Sipas këtyre treguesve në vendet e para për lirinë e medias janë: Danimarka, Norvegjia, Zvicra, gjermania dhe Finlanda.

Përvec Turqisë, të dhëna për shkelje të lirisë së medias në mënyrë të konsderueshme ka dhe në Jemen, Burundi, Rumani dhe Zanzibar. Në Sri Lanka, Gambia, Ishujt Fixhi dhe Somali, liria e medias është rritur katër vitet e fundit.

Duke komentuar të dhënat e “Artikullit 19” britanikja Gardian shkruan se dhe sipas komitetit për mbrotjtjen e gazetarëve, në vitin 2018 janë vrarë 31 gazetarë, mes të cilëve dhe sauditi Jamal Khashoggi. Ndërsa në dhjetë vitet e fundit janë vrarë 300 gazetarë në më shumë se 40 shtete të ndryshme. Në këtë periudhë numri më i madh i vrasjeve të tilla është regjistruar në Indi, Meksikë, Brazil, Pakistan dhe Rusi.

Nga ana e tyre, reporterët pa kufij, konfirmojnë se jamë më shumë se 30 gazetarët e vrarë nga mafia në periudhën 2017 – 2018. Në raportin më të fundit ët organizatës, me titull “Gazetarët ankthi i mafias”, fryt i një pune hetuese të muajve të fundit, janë mbledhur me dhjetëra dëshmi të reporetëve të kërcënuar, apo të të afërmeve dhe miqve të gazetarëve të vrarë.

Në këto intervista, gazetarët – viktima të kërcënimeve (shumë prej tyre jetojnë nën mbrojtjen e policisë) tregojnë detajet e historive personale, që nga sulmet ndaj familjarëve të tyre dhe deri tek përpjekjet për djegien e banesave. Dhe të gjithë ata bien dakord për një gjë, sipas reporterëve pa kufij, fakti që mafian nuk e duron dot reklamimin dhe nuk ndalojnë para asgjëje vetëm për t’i mbyllur gojën gazetarëve që i konsiderojnë si shumë kureshtarë.

Reporterët pa kufij, prej më shumë se 30 vitesh organizata kryesore për mbrojtjen e lirisë së medias në botë, analizon në detaje nivelin e ndërhyrjes së strukturave mafioze në çdo vend si dhe pasojat e pranisë kriminale në aktivitetin e medias. Që nga Amerika Latine me të paktën 10 gazetarë të vrarë këtë vit nga mafia e narko trafikantëve në Meksikë, Kolumbi dhe Brazil, deri tek rastet në Indi, Kambxhia dhe disa vende afrikane, ku krimi i organizuar përforcohet me grabitjjen e burimeve natyrore. Ata që denoncojnë trafikun e naftës, drurit apo mineraleve rrezikojnë të vriten, ashtu si dhe ka ndodhur.

Por një pjesë e konsiderueshme e këtij raporti i dedikohet Europës. Citohen sigurisht raste si ai I Dafne Karuana Galicia, e vrarë një vit më parë në Maltë, dhe Jan Kusiak, i vrarë në Sllovaku në shkurt të këtij viti. Reporterë pa kufij thekson se gjatë vitit të fundit janë më shumë se 200 gazetarë të kronikës që kanë marrë mbrojtjen e policisë, duke shtuar dhe ata që jetojnë çdo ditë të shoqëruaj nga policia.

Ndërsa për sa i përket Ballkanit, Raporti i fundit i organizatës joqeveritare “Reporterët pa kufij” e ka nxjerrë Serbinë si vendin ballkanik ku liria e medias është në situatën më të keqe. Nga vendet e rajonit, sipas kësaj organizate, situata më e mirë e medias, në raport me Serbinë, është në Slloveni, Rumani, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Hungari e Shqipëri, por më e keqe raportohet të jetë në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Bullgari. Aktualisht, Reporterët pa kufij raportojjnë për gjendjen e medias në 180 vende.

Ka qenë një protestë e opozitës serbe në Beograd, disa ditë më parë, ajo që riaktualizoi problemin e medias, respektivisht kontrollin e saj nga regjimi i pesidentit Aleksandar Vuçiç. Mënyra se si u raportua nga ky tubim, sipas televizionit të pavarur serb N1, ishte njësoj si në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, kohë kur televizioni i vetëm shtetëror kontrollohej nga Miloshevici, ndërsa sot për shumicën e televizioneve thuhet se janë në shërbim të presidentit Aleksandar Vuçic të cilin, Reporterët pa kufij, e bëjnë përgjegjësin kryesor për përkeqësimin e gjendjes së medias, që nga dita kur u zgjodh president. Është interesante se si në vitet ‘90, ashtu edhe tani, zëri opozitar, apo edhe i lirisë së medias, përpiqet të shuhet për shkak të Kosovës.

‘Mitingu kaloi, kurse nga madhështia dhe jehona e tij në popull mbetën vetëm fjalët e mëdha. Opozita e bashkuar tregoi qartë se do të sakrifikonte edhe demokracinë e mirëfilltë edhe unitetin kushtetues të Serbisë, madje edhe intergritetin territorial të saj. Në verbërinë dhe dëshirën e vet për të ardhur në pushtet, ajo do të sakrifikonte edhe Kosovën!’- lexonte më 1990, Dushanka Kalanj, njëra ndër folëset më të mira të telelevizionit jugosllav.

Njëzetetetëvjet më vonë, i njëjti stil i të raportuarit: “Protesta u organizua kundër dhunës, nën moton ‘ Ndal këmishave të përgjakura’ që është një hipokrizi e madhe për shkak se po ata njerëz të cilët organizuan protestën bëjnë thirrje për vetëgjyqësi, përdhunime, dhunë, grusht-shtet dhe këtë e konsiderojmë si tejet, tejet, hipokrite sidomos në këtë situatë kur në shtetin tonë gjendja duhet të jetë e qetë dhe e qëndrueshme për shklak të gjithë asaj që ndodhë në Kosovë e Metohi,’- raportoi më tetë dhjetor gazetarja e TV B92 për të cilin thuhet se është i kontrolluar nga regjimi i presdentit aktual serb.

Receta e pushtetit për keqpërdorim të medias në vitet ‘90 të shekullit të kaluar  dhe kjo aktuale – është e njëjtë, shprehet Lazar Lalic, një ish punonjës i televizionit shtetëror të Serbisë i cili ka bërë një serial televiziv  me titull ‘Pamjet dhe fjalët e urrejtjes’ që analizon raportimin gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit XX.

Këtë e patentoi Miloshevic: të mbështetem në televizion si shtyllë e katërt e ruajtjes së pushtetit. Natyrisht, ky që doli nga kapota e  Miloshevicit dhe Sheshelit – këtë vetëm po e përsos – krahason Lalic ndikimin dhe presionin e Miloshevicit dhe të Vuçiç mbi median.

Në fakt, kohët e fundit në Beograd janë shtuar kritikat në adresë të presidentit dhe partisë së tij për intensifikim të përpjekjeve për të vënë nën kontroll median elektronike. Ditë më pare u bë një transaksion i dyshimtë i shitjes së një rrjeti kabllovik privat telekomit shtetëror serb dhe I shit-blerjes, po ashtu të dyshimtë  të grupimit ‘Antena’ me dy televizione me frekuenca kombërtare në Serbi e Mal të Zi. Organizata Freedom House tha se mungesa e transparencës nuk ushqen shpresën se qeveria e Serbisë dëshiron të respektojë lirinë e medias. /abcnews.al

POLITIKA-NE-ABC-NEWS-KUR-POLITIKA-HYN-MES-STUDENTEVE-1280x720.jpg
ent ela15:27 | 15/12/2018

Protesta e studentëve që nuk pranojnë të dialogojnë me Kryeministrin për 8 kërkesat që kanë shpallur, dominoi ngjarjet e javës politike që lamë pas. Mimoza Koçiu na sjell presionin e dukshëm e të padukshëm ndaj studentëve protestues, në funksion të llogarive politike.

E kaluan 10 ditëshin e parë në rrugë, e tashmë i ka poshtë zyrës së tij. Për dy ditë protestuan të ndarë, por prej të enjtes së javës politike që lamë pas, u bashkuan para kuvendit, e më pas para Kryeministrisë. Si kurrë më parë, nuk ka patur një mungesë kaq të theksuar publike mosbesimi mes një kryeministri e protestuesve. Thirrjet e Edi Ramës për dialog në këmbim të përmbushjes së 8 kërkesave të tyre, përsëriten çdo ditë, e disa herë në ditë, e çuditërisht studentët i refuzojnë. Tendencat për t’i orientuar majtas a djathtas nuk janë më aq të padukshme, por misioni duket i vështirë, pasi nuk kanë një përfaqësi. Megjithatë Kryeministri po merr gjithë kohën për t’u fokusuar tek ata, pasi ia ka dalë ta kompleksojë opozitën me akuzat se po ndikon studentët që të mos dialogojnë me të. Ndërkohë po e kalon pa kokëcarje e pa zhurmë skandalin e firmës fantazëm, që mori nga qeveria rreth 30 milionë euro për dy tendera.

Po çfarë ndodhi javën politike që lamë pas?

Kryeministri e nisi njëanshëm komunikimin me studentët, që të hënën, me atë që e quajti dialog për Universitetin. Për 1orë e 43 minuta iu drejtua studentëve përmes FB, duke iu përgjigjur pyetjeve që i dërgoheshin në profilin e tij. Monologu i gjatë i zbuloi ndjesitë për ta: herë i duken të pabindur, e herë si rivalët e tij politikë.

E nesërmja, dita e shtatë e protestës, por edhe e rifillimit të shkollave pas ditëve të pushimit, i gjeti më të shumtë në numër para Ministrisë së Arsimit, pasi kishin përcaktuar orën 16, si afat për përmbushjen e kërkesave të tyre. Në fakt prej të martës, protestat e studentëve vijuan edhe në Korçë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan, e një pjesë e tyre iu bashkuan studentëve në Tiranë. Në pritje Kryeministri u përsëriste ftesat për të vendosur një urë komunikimi me qeverinë, duke u sugjeruar si vendtakim sallën e parlamentit.

Por pas orës 16:00, skadimit të afatit, çka spikati mes studentëve ishte vetëm ndarja në qëndrim, se ku duhet të protestonin, para ministrisë apo km. Shefi i qeverisë ua lexoi si përcarje, e nxitur nga presioni i opozitës, e u përsëriti ftesën për dialog.

Duhet thënë se me akuzat që i bën PD e LSI, ia ka dalë t’i kompleksojë 2 partitë opozitare, të cilat janë tkurrur në komunikimin publik. Lulzim Basha i mbështet kujdesshëm.

Vetë Rama tha se Freshistët e tij nuk ia kishin dalë të ndikonin protestën. E megjithatë jo pak prej tyre, i kishte  përballë të martën në mbrëmje në Top Channel.

Po na akuzojnë si fresshistë, unë po jam koordinator”.

I prekur, si çdo i ri i moshës së tij ndaj komenteve në rrjetet sociale, padashur kishte zbuluar një realitet tjetër në atë dialog TV. Me nuhatjen e eksperiencën e gjatë, Km mori situatën në dorë, për të sfumuar deklaratën e të riut të Fressh, e mbyllur temën e hapur padashje, se sa Fresshistë kishte përballë në atë studio

Por shija e atij komunikimi vijoi në rrjetet sociale, ndërsa vetë Kryeministri, pas vendimit për anullimin e tarifave për provimet e mbartura, dëshmoi edhe njëherë fuqinë e tij, pavarësisht autonomisë universitare.

Për dy ditë studentët protestuan të ndarë, një pjesë tek Ministria e Arsimit e tjetra tek Kryeministria.

Vazhdon t’u bëjë disa ftesa në ditë, virtualisht për dialog, duke u konfirmuar cdo herë se i pranon 8 kërkesat e tyre. Por si përgjigje, dy grupet e studentëve u bashkuan të enjten e seancës plenare para parlamentit. Të shumtë në numër këmbëngulën se nuk do ketë dialog, pa u plotësuar më parë kërkesat e tyre.

Brenda u përball me dy kërkesa të ndara, nga 8 deputetë të opozitës. LSI paraqiti dy amendime shtesë në buxhetin për arsimin e lartë, në funksion të kërkesave të studenteve për ulje tarifash e rritje të buxhetit për arsimin. Ndërsa PD kërkoi abrogimin e ligjit të arsimit të lartë. Asnjëra nuk u pranua dhe Edi Rama ua bëri leximin e tij të protestës së studentëve.

Pas largimit të tyre e rimori prapë fjalën, tashmë me audiencën e bindur të të vetëve.

Por para të vetëve bëri edhe pohimin e fortë, duke zbuluar merakun politik. Studentët që protestojnë janë kontigjent votuesish, bashkë me prindërit e tyre, e tashmë Kryeministri bën llogaritë për vendoret e 30 qershorit, e këtë ia kujton publikisht opozitës.

Dushëm studentët i do në krah. Ua kishte thënë edhe 3 ditë më herët.

Për t’i bindur studentët, ka intensifikuar në mënyrë të pabesueshme mesazhet vituale në rrjetet sociale, më të aksesueshme prej të tyre. Në instagram hedh papushim foto me mesazhe atipike për një kryeministër të cilat shndërrohen shpejt në meme, që zbavisin përdoruesit e rrjeteve sociale, përfshi vetë Kryeministrin.

Sikleti disa ditor i Kryeministrit, që i refuzohen ftesat, lexohet me thirrjen për të patur këdo prej tyre, madje edhe pa një mandat përfaqësimi nga studentët protestues.

Por ende asnjë grup nuk po i përgjigjet, ndërsa prej të enjtes pasdite janë bashkuar në protestë para dritareve të zyrës së tij.

Një aleat të dukshëm studentët kanë mediat. Përveçse i ndjekin në kohë reale në protestën e kërkesat e tyre, çdo studio televizive u hap për ta gjatë javës politike që lamë pas. Rekord shënoi Blendi Fevziu që u ofroi studion e “Opinion”, për tre mbrëmje rradhazi, duke i dhënë një vizibilitet maksimal kauzës së tyre. Të enjten në mbrëmje aty ishte i vetëm Kryeministri, me ftesën për studentët, pa e fshehur kënaqësinë se ata nuk kishin kërkuar largimin e tij.

Duket se ka përgatitur zgjidhjet për ta, sepse i paraqet pjesërisht në studiot tv. A do gjenden vallë studentët, nëse pranojnë të ulen me të, në pozicionin e spektatorit, që do dëgjojnë e konfirmojnë çfarë Kryeministri ka përgatitur për ta?

Nëse Kryeministri po merr kohë për të bindur studentët që të ulen me të, spikat heshtja e Lulzim Bashës, për një siklet tjetër të qeverisë, pasi VOA konfirmoi hetimet e nisura në SHBA për firmën fantazëm Dunwell Haberman, e cila me përfaqësues 26 vjeçarin Avdjol Dobi, kishte përfituar dy kontrata nga qeveria shqiptare me vlerë afro 30 milionë euro, nga ARRSH dhe OST.

Duke konfirmuar mashtrimin nga firma fantazëm, Ministri i Infrastrukturës e Energjisë, u shpreh i gatshëm për t’u hetuar.

ARRSH edhe OST rihapën tenderat për kontratat që kishte fituar kompania fantazëm, e cila po hetohet tashmë në SHBA e në Shqipëri. Heshtjen e opozitës e theu Kryeministri, duke folur 7 ditë pas publikimit të skandalit.

Opozita duket se humbi mundësinë që ta merrte nga Komisioni i Venecias, miratimin për kauzën e saj kryesore, Vetingun në politikë. Në opinionin e miratuar të premten, Komisioni nënvizon rreziqet e keqpërdorimit të këtij procesi dhe fton palët të dakordësohen për modalitetet në kuvend. Natyrisht leximi i Ramës e Bashës ishte i ndryshëm, dhe nuk mungoi edhe përplasja virtuale mes tyre. Duhet thënë se vetë Basha ka shkëlqyer me mungesën e tij publike javën politike që lamë pas, edhe pranë banorëve të zonës së unazës së re, ndërsa protestat e përditshme në Shkodër, Kavajë e zona të tjera, për cmimin e karburantit e taksat, dukshëm kanë mbështetjen e partisë së tij.

Në Tiranë, studentët protestues u japin herë pas here prova para mediave, se nuk u interesojnë partitë politike. Duket e pamundur të orientosh një protestë pa përfaqësi. Të enjten e javës politike që lamë pas, Kryeministri zgjodhi t’u bënte një gjyq publik drejtuesve të universiteteve, që i mblodhi me urgjencë në mjediset e Ministrisë së Arsimit. Foli vetëm vetë, e në 45 minuta u përmendi publikisht disa raste abuzimi me fondet dhe u të mos u fshohen përgjegjësive për situatën e studentëve.

Të nesërmen rektori i UT Mynyr Koni dhe Kryeminsitri u përplasën virtualisht. Rektori zgjodhi të hidhte poshtë akuzat e Kryeministrit, duke i konsideruar presion e shantazh, jo në një dale publike, por përmes faqes FB të UT. Sipas tij në UT nuk ka patur asnjë bllokim, siç mundohet ta paraqesë Km, për të justifikuar e shtrembëruar arsyet e vërteta të protestës së studentëve. Ai madje thotë se pengimi normal i punës ka ardhur nga administratori i UT, një aktivist në fushatat e partisë së Kryeministrit.

Përgjigja e Kryeministrit nuk vonoi në Tëitter, therëse e fyese. Përmes eufemizmave të fortë, Rama shkruan se e mëshiron pafytyrësinë e rektorit dhe e fton të gjejë kurajon t’ia thotë gjërat në sy, shumë shpejt kur KM të shkojë nëpër auditoret universitare.

Senati akademik i UT kishte denoncuar me herët se shfuqizimi nga qeveria i nenit të VKM për heqjen e tarifave për provimet e mbartura, ishte bërë pa një kërkesë nga senati, siç e parashikon ligji. Madje Senati kishte vendosur të mbështeste kërkesat e studentëve për ulje tarifash, e kish nisur përllogaritjen e efekteve financiare për atë ulje. Në të njëjtën linjë u deklaruan publikisht këto ditë edhe senatet akademike të disa universiteteve të tjera. A është vallë kjo një përpjekje për ta zgjidhur situatën nga brenda universiteteve? Koha do e tregojë. Në pritje, e premtja pati disa zhvillime të pazakonta, që reflektonin presion për orientimin e studentëve. Numri i tyre në shesh ishte reduktuar ndjeshëm, e pas ftesës së radhës së Kryeministrit.për dialog, vëmendja e gazetarëve që ndiqnin protestën e studentëve para Kryeministrit. u tërhoq, për një njoftim të rëndësishëm. Një student i fakultetit juridik i kërkoi Kryeministrit. një seancë urgjente parlamentare, për kërkesat e tyre.

Për studentë të pranishëm, thirrja ishte e pakonsultuar me ta.

E megjithatë ai apel i vetmuar verbal e mori një përgjigje pozitive, jo nga Kryeministri, por nga nr. 2 i PS, që konfirmoi gatishmërinë që parlamenti të mblidhej të nesërmen me Kryeministrin e studentët.

Por të paktën ata studentë që qëndrojnë para Kryeministrit, paralajmëruan vetëm vijimin e protestës. /abcnews.al

 

ZHDUKJA-E-GRUAS-ME-FEMIJET-NE-ELBSAN_-1280x720.jpg
ent ela15:09 | 15/12/2018

Një 36 vjeçar ka denoncuar në media zhdukjen e gruas  dhe dy fëmijëve të mitur. Nikolla Bardhi ka deklaruar për ABC News se familjarët janë larguar nga shtëpia të shtunën e kaluar dhe nuk e di vendndodhjen e tyre. Bardhi thotë se policia nuk i ka marrë asnjë denoncim për rastin.

Prej një jave i zhduket bashkëshortja me fëmijët, por nuk merr asnjë përgjigje nga policia. Nikolla Bardhi 36 vjeç nga fshati Shelsan i Elbasanit i është drejtuar për ndihmë medias për ta bërë publik rastin e tij.

Bashkëshortja, Zana bardhi, është larguar nga shtëpia bashkë me dy djemtë, 12 dhe 8 vjeç që të shtunën e kaluar dhe nuk dihet asgjë për vendodhjen e saj.

Nikolla Bardhi, denoncues: “Të martën kam shkuar në policinë e Elbasanit dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. Denoncimet e mia nuk merren në konsideratë”.

Bardhi thotë që historia e mosmarrëveshjeve në çift ka lindur që kur djali i madh ishte vetëm 3 vjeç. Ai pretendon se e ka kapur bashkëshorten duke dhunuar të birin dhe për këtë ka bërë denoncim në polici.

“Çuni i madh është dhunuar në mënyrë ekstreme që në moshën 3 vjeç deri më sot që është 12”.

Prindi i dy djemve bën apel për ndihmë pasi sipas tij, fëmijët i janë marrë forcërisht. /abcnews.al

 

OKB-PER-USHTRINE-IDRO-1280x720.jpg
ent ela14:55 | 15/12/2018

Pas kërkesës së Serbisë, mediat serbe thonë se është konfirmuar mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Kjo është bërë përmes Rusisë dhe partnerëve serb. Në Nju Jork pritet të shkojë Presidenti, Aleksandër Vuçiç. Analisti Dushan Janjiç, jep idenë e një trioje ndërkombëtare për Kosovën, njohje të ngushtë të pavarësisë dhe dialog me ide të qarta.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të udhëtojë të hënën drejt Nju Jorkut pasi është konfirmuar diskutimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Këtë e konfirmojnë mediat serbe përmes agjencisë ruse Tass, e cila thotë se Bregu i Fildishtë do ta marrë një përgjegjësi të organizimit.

Mbrëmjen e së premtes ambasadori rus kishte arritur në një takim të pa paralajmëruar tek presidenti serb.

Analisti Dushan Janjic, thotë se tani do të duhej bërë kujdes pasi faktorët e jashtëm mund të ndikojnë në krijimin e tensioneve të lokalizuara në rajon. Formimi i ushrisë së Kosovës ndikon në krahun jugor të NATO-s.

Dushan Janjic, Forumi për Marrëdhënie Ndëretike: Duhet parë se çfarë ka ndodhur si pasojë e masave dhe të bëhet një analizë e problemeve dhe zgjidhjeve në mënyrë që disa të zgjidhen më herët. Këtë mund ta bëjë një treshe politike e SHBA, NATO dhe BE, përkatësisht Gjermania. Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Janjic thotë se zgjedhjet janë të mundshme edhe në Kosovë edhe në Serbi pasi kjo situatë forcon qeverisjen politikisht. Por, thotë se konflikti i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë i ngrirë.

Dushan Janjic, Forumi për Marrëdhënie Ndëretike: Kosova duhet ta pranojë një njohje të kufizuar, si modeli i dy Gjermanive. Një deklaratë të qartë të Serbisë që ky shtet ekziston, pa shkëmbim ambasadorësh dhe ndërprerje e veprimeve kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Duhet folur edhe për kufijtë. Ky është maksimumi që mund të fitohet.

Reagimet e Serbisë ishin të ashpra dhe kryesisht me idenë për ta paraqitur si rrezik për sigurinë. Presidenti Vuçiç tha se do t’i mbrojë serbët e Kosovës, por për të shmangur tensionet andaj ishte pro kompromisit. /abcnews.al

 

 

rinas-polici-ekstradim-642x330-1.jpg
ent ela14:28 | 15/12/2018

Një 43-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bardhok Frroku është dënuar me 16 vite burgim për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje nga Gjykata e Pukës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur  arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë. /abcnews.al

JUNCKER-QEJFLI-1280x642.jpg
ent ela14:08 | 15/12/2018

Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker luajti me flokët e një zyrtareje femër në hyrjen e selisë së Komisionit Europian në Bruksel. Ku liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian si dhe krerët e qeverisë janë mbledhur në ditën e dytë të samitit të Këshillit Europian. Junker gjithashtu bllokoi me dorë një kamera si dhe hodhi letrat nga podium i tij – të gjitha këto brenda një dite. /abcnews.al

SHFAQJA-PROSTITUTA.mpg_snapshot_00.46-1280x720.jpg
ent ela14:01 | 15/12/2018

Drama rrënqethëse “Prosituta”e autorit dhe regjisorit Leka Bungo u mirëprit nga spektatori kryeqytetas. Pas premierës në Teatrin Eksperimental, shfaqja do të jetë edhe në teatrin Skampa në Elbasan.

Autori dhe regjisori Leka Bungo sjell në skenën e Teatrit Eksperimental, një plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare siç është prostituimi.

Përjetimet dhe kujtimet e vajzës 16 vjeçare e cila bie preh e prosituimit, vijnë në skenë nëpërmjet interpretimit të aktores se re Julinda Emirit, përkrah aktorëve me emër si Viktor Zhusti, Bujar Asqeriu, Mehdi Malha, Natasha Sela e Vangjel Toçe.

Vajza vjen që përtej detit për t’u hakmarrë e anatemuar nga familja, i vëllai, i ati dhe kërkon atë njeri të cilin e do dhe e urren më shumë se asnjë njeri tjetër, të cilin e gjen deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo ish-prostitutë vjen të rrëfehet me një histori të padëgjuar më parë në dhomëzën e vogël të sankristisë në Kishën e Zojës.

Vepra flet për një histori të vërtetë, e vërtetë deri në dhimbje. Ajo zë fill në vitet nëntëdhjetë, kur ata ishin ende të rinj. Ngjarja flet për një vajzë 16 vjeçare e cila ka rënë preh e prostitucionit në moshë të brishtë. Ajo erdhi në kishë për t‘u rrëfyer pikërisht ditën e Krishlindjeve. Të tillë rrëfim tronditës nuk ishte dëgjuar ndonjëherë, jo vetëm nga njerëzit, por as nga dhomëza e vogël e Sankristisë në Kishën e Zojës.

Ajo e nisi rrëfimin e saj…“Padre, ndoshta nuk iu ka rastisur asnjëherë që një Prostitutë të rrëfehet përpara jush”.

Përjetimet dhe kujtimet e saj vijnë në këtë shfaqje nëpërmjet gjetjeve regjisoriale.

Kjo shfaqje përcolli emocion dhe reflektim te publiku. Pas Tiranës drama do të ngjitet edhe në skenën e teatrit Skampa në Elbasan. /abcnews.al

 

 

PELESHI-NE-BELSH-1280x720.jpg
ent ela13:50 | 15/12/2018

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, së bashku me deputetin Musa Ulqini, kanë marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes së themelimit të Unionit të Fermerëve të Seferanit si dhe shpërndarjen e 20 makinerive bujqësore ne ndihme te   fermereve te zonës.

Peleshi theksoi se kjo organizatë do të ndihmojë fermerët e kësaj zone në krijimin e një ekonomie të qëndrueshme, e cila do të sjellë të ardhura të shtuara për gjithë banorët.

Zona e Belshit është një zonë me potenciale të mëdha, për agroturizmin. Për ministrin Peleshi iniciativa të tilla si kjo e fermerëve të Belshit, janë shembuj konkretë për zhvillimin e fshatrave shqiptarë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono