Australi, të shtëna në një klub nate

11:30 | 14/04/2019

Një incident i armatosur që ka lënë një të vdekur dhe tre të plagosur ka tronditur Australinë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Melbourne dhe për momentin policia ka përjashtuar pistën e terrorizmit.

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një seri të shtënash të verifikuara jashtë një klubi të njohur nate në Melbourne të Australisë. Tre roje sigurie dhe një person që priste radhën të hynte në klub mbetën të prekur nga plumbat e qëlluar në orët e para të së dielës.

Burime policore kanë deklaruar për mediat lokale se të shtënat erdhën nga një makinë në lëvizje dhe se për momentin nuk ka të dhëna që të ketë qenë një sulm i lidhur me terrorizmin. Të shtënat në masë në Australi janë të rralla.

Vendi ka rishikuar ligjin për armët që prej vitit 1996, kur 35 persona u qëlluan për vdekje në lokalitetin Port Arthur. Ndërkohë, incidenti më i fundit me armë rezulton ai i një viti më parë kur 7 anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën në një akt vetëvrasjeje.

Personi që ka humbur jetën në të shtënat në klubin e natës nuk është identifikuar, por mediat australiane raportojnë se ai është një nga rojet e sigurisë, i moshës 37-vjeçare. Ndërkohë, personat e tjerë të plagosur janë të moshave 28, 29 dhe 50 vjeç.

Lidhur me ngjarjen nuk ka pasur ende arrestime, por gazeta australiane “Epoka” ka bërë me dije se hetuesit po shqyrtojnë lidhjet me një bandë motoçiklistësh./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono