Australi, sulm me thikë në qendër të Sidney

14:37 | 13/08/201914:370

Një sulm me thikë ndaj njerëzve në qendër të qytetit të Sidnejit ka shkaktuar panik tek banorët. Autori, tashmë i arrestuar, kishte ideologji të lidhura me terrorizmin dhe posedonte materiale të lidhura me masakrat në Zelandën e Re dhe Shtetet e Bashkuara.

Një person i armatosur është arrestuar pasi ka sulmuar me thikë një grua në qendër të qytetit të Sidnejit, në Australi. Sipas mediave lokale, autori i sulmit është ndaluar nga njerëzit e pranishëm dhe më pas është marrë në dorëzim nga policia.

Ndërkohë, një grua u gjet e vdekur brenda një apartamenti në të njëjtën rrugë ku ndodhi ngjarja.

Një zyrtar i lartë i policisë ka deklaruar se dy rastet rezultojnë të lidhura me njëra-tjetrën.

Ai shtoi se agresori ishte një “aktor i vetëm”, me preçedentë për probleme mendore. Ai ishte një person i njohur për policinë, por kurrë më parë nuk ishte menduar se mund të arrinte deri në sulme të tilla.

Autoritetetet deklaruan se gjithashtu se agresori kishte disa ideologji të lidhura me terrorizmin, por nuk rezulton i lidhur me ndonjë organizatë.

Thuhet se ai kishte në posedim një USB me materiale për vrasjet në masë të ndodhura në Zelandën e Re dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas hetuesve që kanë marrë në dorë çështjen, sulmi me thikë aktualisht nuk po trajtohet si një incident terrorist, por kjo do të rishikohet gjatë hetimeve që janë në zhvillim e sipër.

Ndërkohë, tre civilë u vlerësuan si heronj nga policia për faktin se ndaluan agresorin./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono