Audio-përgjimi/ Berisha: Ekspertiza nxorri zërin e Agron Xhafës


23:29 | 13/09/2018

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar nga studio e emisionit “Opinion” në Tv Klan se opozita do të publikojë ekspertizën e zërit të audiopërgjimit mes Albert Veliu dhe Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas Berishës, rezultatet e ekspertizës për autincitetin e zërit kanë dalë dhe kanë konfirmuar bisedën e Agron Xhafajt me Alfred Veliun.

“Do kesh një lajm për Alfred Veliun. Do kesh një lajm shumë shpejt për zërat. E more vesh se doli zëri i Fatmirit Xhafës? Origjinal me zërin e vëllait të tij. U bë ekspertiza. Pyet ku është ekspertiza”, u shpreh Sali Berisha.

Në Maj të vitit 2018, Partia Demokratike publikoi një audio-përgjim të Dëshmitarit X. Ky i fundit është Albert Veliu, një ish-trafikant droge i dënuar, që pretendohet se bisedon në telefon me Agron Xhafën, vëllain e ministrit Xhafaj.

Në bisedën e publikuar, Veliu i kërkonte Agron Xhafajt ndihmë për të kryer një tjetër transport droge. Partia Demokratike akuzoi vëllain e ministrit Xhafaj si kreun e një grupi droge në Vlorë. Ndërsa Agron Xhafaj mohoi këto pretendime, kurse audio-përgjimi është dërguar për ekspertizë. /tvklan.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono