Audio-përgjimet për Dibrën, dëgjohen disa ministra e deputetë të PS

23:30 | 19/06/201923:300

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot 10 audio-përgjime të tjera, pjesë e dosjes “184” se hetimit për dyshimet për shitblerje votash në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Dibrës në 2016.

Në këto përgjime dëgjohen biseda të disa eksponentëve lokale në Dibër me disa ministra e deputete të PS-së.

Në audio-përgjimin e parë të publikuar nga “Bild” dëgjohet një bisedë telefonike e ministrit Damian Gjiknuri drejtues politik i PS-së në qarkun e Dibrës në 2016 me shefin e policisë Robert Aga dhe një person të quajtur Bekim Krashi. Fjala që përdor Gjiknuri për rezultatin e PS në Dibër është “tërmet”.

 

Me të njëjtin përcaktim “termet” shprehet Gjiknuri edhe në një bisedë telefonike me Ymer Lalën, të cilësuar nga “Bild” në komentin që shoqëron audio-përgjimin, si një bos i krimit.

Edhe një bisedë tjetër e publikuar nga gazeta gjermane ka protagonist Gjiknurin dhe Lalën

Ky personazh Ymer Lala shfaqet në shumë nga audio-përgjimet e publikuara nga “Bild”. Në një nga bisedat telefonike Ymer Lala vihet në dijeni nga nipi i tij për investigimin e një programin televiziv për zgjedhjet në Dibër.

Në një tjetër bisede Ymer Lala informohet nga një person i panjohur se kreu lokal i FRD ka votuar kandidatin e PD-së.

Në audio-përgjimin e aradhes, dëgjohet Ymer Lala në  bisedë me një qytetar me emrin Ardit.

Një tjetër person Ymer Lala e instrukton të kthejë mbrapsht kartat ID.

Ndërsa në 3 biseda të tjera telefonike me 3 persona të panjohur për publikun, Ymer Lala tregon për njohjen që ka me Kryeministrin Rama.

Në një tjetër përgjim të publikuar nga “Bild” dëgjohen tre deputetë të PS Xhemal Qefalia, Saimir Tahiri dhe Ulsi Manja që bisedojnë me shefin e Policisë së Dibrës Robert Aga./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono