Atentati në Durrës, dëshmon kunati i Lul Berishës: Na zunë në befasi

schedule12:30 - 21 Qershor, 2019

schedule 12:30 - 21 Qershor, 2019

Njëri nga të plagosurit në atentatin e së enjtes në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, Plarent Dervishaj ka marrë mjekimin dhe është larguar nga spitali. Kurse miku i tij është në gjendje më të rënde. Policia ka siguruar dëshminë e shënjestrave që u qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Kunati i Lul Berishës dhe miku i tij e kishin nënvlehtësuar rrezikun. Ata kishin parë një makinë të dyshimtë por megjithatë nuk i ishin shmangur.

Na zunë në befasi, kanë dëshmuar Plarent Dervishi dhe Julian Meçe të cilët u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga dy atentatorë.

 

Pjesa e parme e makinës së tyre ishte e blinduar dhe kjo me gjasa u shpëtoi dhe jetën. Plumbat në trup ata i morën nga atentatori që shtiu nga pas.

Kunati i Lul Berishes, Plarent Dervishaj pas mjekimit e la spitalin, kurse  i plagosuri tjetër ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në Tiranë.

Ngjarja dyshohet si  larje hesapesh për hasmëri të vjetra si dhe implikimi në trafik të lëndëve narkotike.

Për të hedhur dritë mbi motivet e mundshme apo mbi mënyrën se si ndodhi  policia ka siguruar dëshminë e të plagosurve por pa dhënë shumë detaje.
Atentati u realizua kur Dervishaj dhe Meçaj lanë  autostradën Tiranë-Durrës dhe hynë  në rrugën e mbikalimit të Shkozetit./ABC News Albania 24/7