Atentati në Durrës, autorët i dhanë mesazh viktimës se nga kush i kishte plumbat

14:16 | 02/08/2019

Zbardhen detaje të reja lidhur me atentatin e djeshëm në Durrës. 15 sekondat e fundit, njëri nga atentatorët i është afruar viktimës dhe i ka dhënë një mesazh se nga kush i kishte plumbat. Feriz Bardhi cilësohej si rival në botën e krimit.

Para se të vdiste Feriz Bardhi mori një mesazh nga ekzekutorët. Sipas ekspertëve të policisë në 15 sekonda autorët e ekzekutimit folën me 40 vjeçarin. Ndaj tij ata kishin zbrazur breshëri plumbash, por ai ndërroi jetë në spital.

Përmbajtja mbetet sekret për shkak të hetimit, por nga ajo çka është mësuar autorët, dy në numër, i kanë përcjellë viktimës mesazhin e dhënë nga porositësi i ekzekutimit.

Kjo dhe të tjera prova që vrasësit të dyshuar me pagesë kanë lënë pas do të mund të zbardh ekzekutimin e 40 vjeçarit Feriz Bardhi, i dënuar më herët për trafikim të lëndëve narkotike në shtetin fqinj Itali.

Aktivitet të cilin dyshohet ta ketë shtrirë edhe në Shqipëri duke krijuar konflikte me grupet rivale.

Madje policia beson që edhe vendi i zgjedhur siç është shtëpia e viktimës për të kryer ekzekutimin nuk është rastësore.

Porositësit, nëpërmjet këtij veprimi kanë dashur t’i dërgojnë një mesazh të fortë edhe të tjerë personave të konsideruar “rival në boten e krimit”.

Hetuesit e çështjes thonë se në automjetin që u gjet i djegur në Fushë Kruje dhe që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes kanë gjetur prova që i sherbejnë hetimit.

Një nga dy armët e gjetura në automjet është përdorur në eliminimim e 40 vjeçarit.

Sendet e gjetura janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës.

Gjurmë balistike apo edhe elemente të tjera po ekzaminohen, rezultatet e të cilave mbeten të dobishme për hetimin.

Për llogari të hetimit policia ka shoqëruar mbi 35 persona, mes tyre dhe familjarë, dëshmia e të cilëve do të shërbejë për të zbuluar konfliktet e mundshme që 40 vjecari kishte me të tjerë persona.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditë e së enjtes në lagjen numër 18 të qytetit të Durrësit.

40 vjeçari, babai i dy fëmijevë fillimisht u thërrit që të dilte jashtë shtëpisë, ndërsa më pas u qëllua me një breshëri automatiku.

Ai mbërriti i gjallë në spital, por ndërroi jetë sapo mjekët po ndërhynin në sallën e operacionit. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono