Atentati në Durrës, arrestohet Haxhiaj/ ABC News siguron videon

11:44 | 26/06/201911:440

Policia e Durrësit ka arrestuar Bashkim Haxhinë, personin e tretë që ndodhej në makinë me kunatin e Lul Berishës dhe Julian Meçen, të cilët u plagosen në një atentat disa ditë më parë në mbikalimin e Shkozetit.  Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje edhe është personi që ndoqi me vrap dy atentatorët. Gazetari i ABC News Andi Qosja ka siguruar videon e atentatit.

Një person i tretë në makinën e shënjestrave të atentatit tek mbikalimi i Shkozetit u vendos në pranga. Ai është Bashkim Haxhia, shok i kunatit të Lul Berishës dhe Julian Meçes dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Haxhia sipas policisë ndodhej në sediljes së pasme të Land Roverit që u sulmua me kallashnikovë nga dy atentatorë që zunë pritë me BMW.

Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj u plagosën dhe pse makina e tyre ishte pjesërisht e blinduar. Kurse Haxhia për shkak të pozicionit shpëtoi dhe ishte ai që ndoqi me vrap dy personat. Qitja është kryer nga një distancë e afërt, rreth 3 deri në 5 metra.

Bashkim Haxhia, është ekstraduar disa vite më parë nga Italia, pasi në Shqipëri ishte dënuar me 20 vite burgim i akuzuar për vrasje,  rrëmbime personi dhe grabitje.

Drejtësia shqiptare e ka akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e pesë personave brenda 24-orëve  në Qershor 1997 në Durrës.

Gjykata e Apelit te Elbasanit e dënoi me 20 vjet së bashku me Astrit Gjepalin, Naim Qerimin dhe Mirush Jarecin

Por ndërsa Haxhia është kapur me armë mbajtje pa leje, dy atentatorët tek mbikalimi i Shkozetit nuk janë kapur akoma. Dyshohet se shkaku është hasmëria midis klaneve kriminale./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono