Atentati ndaj Santiago Malkos, policia shpall në kërkim 4 persona

14:57 | 17/09/201914:570

Për vrasjes së Santiago Malkos, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 4 persona që dyshohen se kanë pasur rol kryesor në ekzekutimin e 26-vjeçarit në zonë e Porcelanit. I vetmi që është arrestuar me urdhër të prokurorisë është Blendi Teta, që akuzohet për “moskallëzim krimi”.

Pas arrestimit të Blendi Tetës, i cili dyshohet se ka përkrahuar autorët e vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko, Prokuroria e Tiranës ka lëshuar edhe katër urdhër-ndalime të tjera.

Emrat e tyre dolën nga deklarimi para grupit hetimor të 39-vjeçarit Teta, që akuzohet zyrtarisht për “moskallzim krimi”.

Policia i ka shpallur në kërkim katër personat , ndërsa hetimet po ndiqen nga prokurori i çështjes Naim Tota, ku pritet të sakëtësohet edhe roli i tyre në ngjarje.

Më herët në dëshminë e Tetës u përmenden edhe dy shtetas të tjerë që kanë lidhje familjare më të shpallurit në kërkim. Ata janë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe pas vrasjes së Malkos u shoqeruan në Drejtorinë e Policisë së Tiranës por, u lanë sërish të lirë për mungesë provash. Policia bllokoi automjetin tip Audi i blinduar që përdorte njëri nga personat që është nën hetim për armëmbajtje paleje, pasi nuk kishte dokumetacion plotësues. Organi i akuzës shprehet se disponon prova se Teta ka qenë në vendngjarje pak përpara se të kryhej atentati ndaj 26-vjeçarit  dhe kjo gjë konfirmohet nga kamerat e sigurisë.  Gjithashtu perfshirja e Blendi Tetës, sipas prokurorisë, është e faktuar edhe nga pergjimet e bisedave telefonike që ky i fundit ka kryer me bashkëjetuesen e tij pas atentatit të 27-gushtit në zonën e Porcelanit në Tiranë. 39-vjeçari i ka mohuar akuzat para gjykatës dhe është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë grupin hetimor. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono