Atentati ndaj Presidentit Venezuelian Maduro, arrestohen 6 persona

13:49 | 06/08/201813:490

Autoritetet në Venezuelë arrestojnë gjashtë persona të akuzuar si terroristë, si përgjegjës për atentatin e dështuar ndaj presidentit të vendit Nikola Maduro. Ministri i Brendshëm paralajmëroi dhe arrestime të tjera duke deklaruar se janë identifikuar dhe ata që kanë urdhëruar vrasjen.

Ministri i Brendshëm dhe ai drejtësisë në Venezuelë Nestor Reverol, konfirmoi se gjashtë të dyshuar si terroristë janë arrestuar për atentatin e dështuar të së shtunës me drone me eksplozivë, në Karakas, ndaj presidentit të vendit, Nikolas Maduro. Reverol shtoi se autorët janë identifikuar plotësisht dhe ata që kanë urdhëruar vrasjen, Brenda dhe jashtë territorit të vendit. Sipas tij nuk përjashtohen arrestime të tjera.

Tre ushtarë janë në gjendje kritike për jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur për të mbrojtur Maduron nga shpërthimi që u shkaktua nga dy dronë të komanduar nga distanca.

Një nga dy dronët që fluturonte mbi tribunën ku po fliste Maduro u ç’orientua nga një sinjal duke dalë jashtë perimetrit të planifikuar nga vrasësit, ndërsa droni u dytë humbi kontrollin dhe u përplas.

Në pamjet e transmetuara në televizione të ndryshme, duket Maduro që sheh lart pasi ka dëgjuar një shpërthim, truprojet e mbulojnë dhe mbrojnë por nuk duket asnjë dron. Më pas transmetimi i drejtpërdrejtë televiziv u ndërpre.

Një grup rebel civil dhe ushtaraki vetëquajtur Lëvizja kombëtare e ushtarëve me T-shirt, mori përpsipër përgjegjësinë e shpërthimit. Sipas deklaratës që i është dorëzuar gazetares Patrisia Poleo, grupi shprehej se është në kundërshtim me nderin ushtarak që të qëndrojë besnik ndaj qeverisë së atyre që jo vetëm kanë harruar kushtetutën, por që shfrytëzojnë gjithçka vetëm për të pasuruar veten. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono