Atentati ndaj Ferracakut, familjarët: Nuk kemi konflikte

13:19 | 15/11/201813:190

Mbi 40 persona janë shoqëruar në komisariatin e Shkodrës për ekzekutimin e Fatos Ferracakut, por ende nuk ka një të dyshuar. Sipas grupit hetimor vrasja është kryer nga profesionistë dhe motoçikleta e përdorur prej tyre rezulton e paregjistruar në sistem. Një ditë pas ekzekutimit të 40 vjeçarit në drejtorinë e Policisë së Shkodrës shkuan edhe zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit.

Familjarët e 40 vjeçarit të vrarë në atentatin e së mërkurës Fatos Ferracakut kanë deklaruar në policinë e Shkodrës se nuk kanë konflikte me askënd.

Nga marrja në pyetje e dëshmitarëve grupi hetimor ka arritur të sigurojë të dhënat të pakta për të rënë në gjurmët e autorëve. Mes të shoqëruave ishte edhe Mustafa Liçi, vëllai i Fatbardh Liçit i vrarë muaj më parë në Shkodër. Pasi ka dhënë deklaratën në polici Liçi është lënë i lirë.

ABC Neës ka mësuar se atentatorët ishin dy persona me skafanda në kokë dhe udhëtonin me një motoçikletë ngjyrë të zezë e llojit T Max.

Njëri prej tyre ka zbritur nga motori dhe ka qëlluar me armë nga një distancë rreth 2 metra larg Ferracakut.

Ky i fundit po bisedonte me kunatin e tij Fatmir Mehaj, të dy tregtarë peshku. 40 vjeçari është qëlluar me armë zjarri disa herë në kokë dhe në tentativë për të ndaluar autorët mbeti i plagosur në këmbë kunati i viktimës. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe vrasësit u larguan në drejtim të zonës së Bypassit të Shkodrës ku edhe dogjën motorin.

Ekzekutimi i Ferracakut mësohet se është kryer nga një person me gjatësi dhe peshë mesatare. Për motoçikletën nuk ka të dhëna pasi nuk rezulton e regjistruar në sistem.

Nuk dihet ende nëse vrasja e Fatos Ferracakut është kryer nga të njëjtit persona që ekzekutuan kushëririn e tij Arjan Ferracaku më 1 shtator të këtij viti. Atentati ndaj biznesmenit mbetet ende enigmë.

Megjithëse në komisariat u shoqëruan shumë persona ende nuk ka një të dyshuar për krimin.

Një ditë pas vrasjes në Drejtorine e Policisë së Shkodrës shkoi edhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë publike Gjovalin Loka dhe një prokuror i krimeve të rënda.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono