Atentati ndaj Armando Gjinit, hetimet në 3 pista

09:54 | 13/08/2019

Hetuesit kanë përcaktuar tre pistat e para për atentatin ndaj Armando Gjinit të hënën në qendër të qytetit të Rrëshenit. Burime për ABC News treguan se familja e Gjinit është e përfshirë në një gjakmarrje në të kaluarën.

Kjo është dhe pista e parë për policinë, por nuk përjashtohet ajo e borxheve si dhe e kaluara e tij në Belgjikë.

Policia ka shoqëruar disa persona të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë.

Armando Gjini i njohur si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit, u ekzekutua në qendër të qytetit të Rreshenit.

Ai po  lëvizte me makinë bashkë me dy fëmijët dhe bashkëshorten e tij, kur dy persona kanë qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur. 48-vjeçari kishte dy identitete, Armando Gjini dhe  Tonin Gjini.

Një orë me pas në fshatin Gziq të Mirditës u gjet një makine fuoristradë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit. Tre muaj më parë viktimës i kishin vendosur tritol në makinë, e cila shpërtheu pasi ai ishte larguar për të dërguar fëmijët në shkollë.

Armando Gjini u arrestua me 12 maj 2018 si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani.

Në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë dhe u sekuestruan 8 ton drogë.   Por 4 ditë pas arrestimit, Gjini u lirua nga burgu./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono