Atentati, breshëri plumbash kunatit të Lul Berishës dhe shokut të tij

13:49 | 20/06/201913:490

Dy persona janë plagosur në një atentat tek mbikalimi Shkozetit në Durrës. Njëri prej tyre është kunati i Lul Berishës, kurse personi tjetër, shoku i tij.

Breshëri plumbash u derdhën mbi automjetin tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin Plarent Dervishi, i njohur si kunati i Lul Berishes dhe shoku i tij Julian Meçaj.
Atentati ndodhi në lagjen 14 në zonën e ish-Kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit. Julian Meçaj mori tre plumba, në kokë, shpatull dhe këmbë, kurse Plarent Dervishi dy plumba në trup.

Dervishaj më parë ka qenë në burg si pjesëtar i grupit kriminal të Lul Berishës, te akuzuar në atë kohë për vrasje e gjobëvënie. Kurse Meçaj pavarësisht se doli në përgjime vite më parë, si anëtar i bandës së Durrësit, akuzat ndaj tij nuk u provuan kurrë.

Mësohet se automjeti i cili u sulmua nga dy atentatorë po udhëtonte nga Maminasi në drejtim të Durrësit. Pranë mbikalimit të Shkozetit është qëlluar me breshëri automatiku nga para dhe pas në të njëjtën kohe.

Në vendngjarje policia sekuestroi 55 gëzhoja të qitura nga dy armë të ndryshme automatike. Kjo ngre dyshime që në atentat kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.

Për të sqaruar rrethanat, apo motivin e atentatit policia pritet të marrë dëshminë e të plagosurve, sapo gjendja e tyre të përmirësohet dhe të cilët i shpëtuan mrekullisht plumbave.

Ende nuk dihet nëse autorët kanë lëvizur me automjet apo motor për shkak të të dhënave kontradiktore. Ndaj subjekteve që operojnë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, aty ku ka lëvizur automjeti që pësoi atentat pritet t’i sekuestrohen pamjet filmike.

Nëpërmjet tyre policia shpreson të gjejë ndonjë indicie që mund të çojë drejt identifikimit dhe më pas arrestimit të autorëve./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono