Astrit Patozi: Opozita është një “asgjë” tashmë

20:30 | 23/04/201920:300

I ftuari në studio në “Mbrëmje në ABC News” me Mirela Milorin, Astrit Patozi, i është përgjigjur një sërë pyetjesh, në lidhje me ish bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm, Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Marrëdhënien që ruan me ta dhe bindjet politike. I pyetur nga Mirela Milori se a do të ketë një 97-të të dytë, duke parë strategjinë e opozitës për të ndjekur rrugën e protestave, Patozi u përgjigj:

Unë nuk e qortoj dot opozitën dhe nuk jam për djegien e mandateve, nuk është ky instrumenti. Partia demokratike nuk ka ditur ti përdorë me efiçencë mandatet. Në këtë çark ku është futur, nuk i mbetet gjë tjetër. Tani janë një “asgjë”, të vetmin mjet që kanë janë protestat”.

Mirela Milori: Si është marrëdhënia juaj me opozitën?

Astrit Patozi: Marrëdhënia ime me Partinë Demokratike është kapitull i mbyllur, jam munduar të bëj maksimumin.

Mirela Milori: Keni kontaktuar me të ikurit e Partisë Demokratike, Majlinda Bregun, Genc Rulin, Jozefina Topallin apo të tjerë dhe a keni ndarë mendime me ta për “Bindjen Demokratike”?

Astrit Patozi: Nuk është çështje emrash dhe e imja, por tjetri shikon cili është koncepti, ideologjia dhe i bashkohet ose jo, sot kam patur komunikime me disa prej tyre të cilët me kanë uruar.

Mirela Milori: Si po e menaxhon opozitën Z. Basha?

Astrit Patozi: Shume keq dhe është keqardhje. Bashës i mungon aftësia dhe cilësia, e ka futur Partinë Demokratike në një çark, ne kemi qenë bashkë në një “shtëpi” por jemi ndarë dhe tashmë rrugët tona janë të ndryshme.

Mirela Milori: Si duket strategjia për protestat?

Astrit Patozi: Rama ka përfituar nga djegia e mandateve. Rama ishte në vështirësi në rastin e protestës së studentëve, protestës së teatrit, astirit të cilat u mbivendosën dhe po të ishte vepruar si duhet nga opozita mund të ishte rrëzuar që atëherë. Akti i djegies së mandateve për mendimin tim ka një arsye të fortë që ose ka ndodhur diçka shumë e rëndë, në Partinë Demokratike që ne nuk e dimë, ose është një kalkulim i gabuar i momentit. Djegia e mandateve nuk është rrugë që të çon te rezultati.

Mirela Milori: A mendoni se do kemi një përplasje civile? Zoti Berisha nuk e përjashtoi mundësinë e përplasjes civile?

Astrit Patozi: Jo unë nuk e shoh kështu. Ndryshe nga disa njerëz që nuk kanë eksperiencë unë e di që është shumë e vështirë ta bësh këtë gjë, kjo do ishte vëllavrasje. Gjithsesi përplasja civile as nuk parashikohet dhe as nuk planifikohet.

Mirela Milori: Çfare garancie keni që Rama nuk i blen zgjedhjet?

Astrit Patozi: Nuk kam garanci por nuk kam mundësi tjetër përveç se të shkojmë në zgjedhje dhe të ruajmë votën.

Mirela Milori: Doja një përgjigje për zotin Berisha, çfarë impresioni keni për të?

Astrit Patozi: Unë jam bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, kam kujtime shumë të mira dhe marrëdhënie të ndërsjelltë korrekte por se çfarë kam qenë unë për Zotin Berisha, duhet të pyesni atë. Z. Berisha është në të njëjtin vend që ka qenë, ndërsa unë jam diku tjetër. Politikisht ne mendojmë ndryshe.

Mirela Milori: Ju jeni në ditën e parë të themelimit të partisë “Bindja Demokratike” a do ketë emra me peshë në të?

Astrit Patozi: Shpresoj që “Bindja Demokratike” të mos jetë portë për të mos vajtur te Lulzim Basha. Kjo është forcë që duhet të jetë shtëpi e të gjithëve dhe ti bashkohen sa më shumë të rinj. Duhet t’ja u kalojmë stafetën të tjerëve, pra “Bindja Demokratike” duhet te jete partia ku vërshojnë të rinjtë dhe mezi e pres këtë ditë, kjo është ëndërra ime më e madhe.

Mirela Milori: Keni filluar të mendoni për kandidatët?

Astrit Patozi: Jo nuk kemi menduar, jemi herët, çdo gjë do jetë transparente për publikun në kohën e duhur./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono