Asselborn: Salvinit përdor metoda fashiste të viteve ‘30

17:58 | 16/09/2018

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut ka akuzuar zëvendëskryeministrin Italian Matteo Salvini se përdor metoda fashiste të viteve 1930, sa i përket sjelljes me emigrantët. Gjithashtu ai thotë se Salvini përdor bashkëpunëtorët e tij për të filmuar mbledhje të ministrave të BE-së, ku nuk lejohet filmimi.

“Salvini përdor metoda të fashistëve të viteteve ‘30”. Kështu shprehet ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, duke iu referuar një videoje me përplasje të ashpër me zëvendëskryeministrin italian lidhur me temën e emigrantëve. Sipas Asselborn, ajo që shfaqet në pamjet filmike ishe “një provokim i llogaritur”. Videoja është xhiruar pa dijeninë time”, vijon me tej ai. Nëse do të filmohen takimet e ministrave të BE-së, atëherë nuk do të ketë kurrë një debat të sinqertë”, nënvizon ministri i Luksemburgut.

Asselborn, në një intervistë me revistën javore gjermane Spiegel, thekson se “nuk ishte vetëm një takim i zakonshëm dhe nuk ishte as një rast i izoluar”. Bashkëpunëtorët e zëvendëskryeministrit italian, “shpjegon ministri,” janë vendosur në teatro në pozita strategjike dhe sistematikisht filmojnë gjithçka që thotë Salvini”. Asselborn gjithashtu shton se ai nuk tërheq asgjë nga ajo që u tha në lidhje me nevojën për emigracionin.

Ndërkohë, presidenti i parlamentit të Luksemburgut thotë se vendi nuk është parajsë fiskale. Mars Di Bartolomeo nënvizon se pasi ka parë debatin mes Asselborn dhe Salvinit, ka kuptuar se për faj të lëvizjeve nacionaliste, e gjithë ajo që është bërë për të bashkuar popujt është në rrezik. Në një takim të ministrave të BE-së, Salvini dhe Asselborn u përplasën ashpër me deklarata fyese ndaj njëri-tjetrit. Debati mes tyre filloi për shkak të emigrantëve, të cilët Italia kërkon që të mos arrijnë në brigjet e saj./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono