“As e vogël as e madhe” fiton çmimin e parë të festivalit folklorik tipologjik

13:59 | 26/05/2019

Në Lushnje për tri netë radhazi u organizua Festivali Folklorik Tipologjik. Në të morën pjesë grupe nga e gjithë Shqipëria dhe vendin e parë e mori grupi nga Kolonja e Ersekës i titulluar “As e vogël as e madhe”.

Këngët e vallet popullore nxorrën në shesh qytetarët e Lushnjës. U mblodhën të shohin grupet folklorike të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Kostumet shumëngjyrëshe dhe jehona e veglave muzikore tërhoqen qindra vizitorë.

Kështu ka nisur ky sezon turistik për të 10- in vit me  festivalin folklorik tipologjik kombëtar burimor të valles popullore.

U këndua shqip, u kërcye shqip ashtu siç ishin motivet e tyre, krijuar përpara 100 vitesh. Grupet folklorike konkuruan me valle e kënduan, humoristike, lirike, polifonike, valle dyshe etj. 30 % e interpretuesve ishin të rinj dhe të reja, me qëllim ruajtjen dhe transmetimin e traditës kulturore dhe shpirtërore nga brezi në brez.

Vallet popullore u kërcyen ashtu si shumë vite më parë.

Në këtë ballafaqim artistik, paraqiten diversitetin, me një performancë të admirueshme, grupet e 12 qarqeve shqiptare, me rreth 250 artistë popullorë. Në fund të dy netëve të garës, u ndanë edhe çmimet ku grupi nga Kolonja e Ersekës i titulluar “As e vogël as e madhe” zuri vendin e parë. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono