Artim Pollozhani kërkon fitore ndaj Tiranës

23:23 | 22/01/2019

Skuadra e Flamurtarit do të luajë ndaj Tiranës këtë të mërkurë, në orën 17:00. Futbollisti i skuadrës vlonjate, Artim Pollozhani tha në konferencën e zakonshme për shtyp, se nuk i beson krizës së bardhebluve.

Pas përfundimit të minifazës përgatitore, Tirana dhe Flamurtari do të duelojnë mes tyre këtë të mërkurë në Selman Stërmasi në kuadër të ndeshjes së parë të Kupës së Shqipërisë. Një duel mjaft interesant me skuadrat që do të bëjnë të pamundurën për të çuar sa më gjatë në Kupën e Shqipërisë.

Në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para ndeshjes doli përpara mediave futbollisti i Flamurtarit, Artim Pollozhani. Ai tha se ekipi ka zhvilluar një fazë përgatitore shumë të mirë dhe ndaj Tiranës duhet me patjetër fitorja për të mos rrezikuar në ndeshjen e kthimit si dhe i thuri elozhe bardhebluve edhe pse po zhvillojnë një sezon larg pritshmërisë.

Sa i përket çështjes së vonesave të pagave, Pollozhani nuk preferoi të përfshihej tek çështjet e brendshme të klubit pasi tha se janë persona të tjerë që merren me këtë çështje. Në lidhje me pikën e fortë të skuadrës, futbolisti i Flamurtarit tha se ajo është sulmi, ç’ka do t’i ndihmojë për të arritur objektivat sezonale. Ndeshja e parë do të zhvillohet këtë të mërkurë, ndërsa ndeshja e kthimit në datën 6 Shkurt në fushën e Flamurtarit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono