Artan Imami: Teatri është bërë si qebaptore

21:50 | 05/02/2019

Aktori Artan Imami ishte i ftuarn në emisionin “Provokacija”. Ai ka folur për shfaqjen e tij të fundit të vënë në skenë, dramën “Mashtrimi”, por edhe për debatin për shembjen e godinës së Teatrit. Aktori ka komentuer edhe reagimin e tij të fortë, i cili është shprehur pro ndërtimit të një Teatri të ri.

 “Sepse ishte kaq absurd i gjithë debati. U bë gabimi sepse u pyetën njerëz të gabuar lidhur me këtë çështje. U pyetën njerëz që nuk kanë shkelur kurrë në skenë, njerëz që duan të bejnë protagonistin pa i pyetur njeri. Sigurish që kanë arsye edhe ata të mençurit që janë kundër prishjes së Teatrit. Por duhet të kuptojnë se për atë mori interesash që ka për atë vend, qoftë edhe për atë godinë dhe unë e kam shpjeguar shpeshherë që sa jemi të lidhur ne që kemi jetuar atje 25 vjet apo 30 vjet sigurisht që nuk janë ata thonë pse më prish kujtesën time emocionale. Njeriu duhet të jetë pragmatist. Dhe në një moment që për 70-vjet askush nuk e ka çarë kokën për të bërë diçka të re aty, do t’i mjaftonin edhe fjalët e Ismail Kadaresë.  Ai është i pakënaqur me të gjithë sistemin teatror në Shqipëri dhe në parathënien e një libri të fundit që kishte shkruar, paradoksialisht të gjithë këta hajvanët që thonë se libri ishte botuar në 2008, por ai do dilte në treg për dy ose tre ditë në kohën kur bëhej debati dhe ai kishte futur edhe një thënie për debatin e fundit. Ai e thotë shkoqur dhe pastër se ajo është një godinë e cila u ngrit përkohësisht, e cila do kishte një jetë të shkuartër e menduar që nga arkitekti. Pastaj tërë zërat janë shprehur pro një godime pa tradhtuar atë vend, atë sipërfaqe dhe pa u zhvendosur diku. Ajo godinë tashmë është e prishur, por po flasim për ta shembur. Ne jemi në  një gjendje të mjerueshme që nuk kemi një Teatër të mirëfilltë. Shëqyr Zotit që erdhi një moment që të bashkohen bashkë një tufë interesash, të pronarëve, të qeverisë, të Kryeministrit, të kryetarit të bashkisë, të ndërtuesit, për një zonë që duhet zhvilluar. Duhet sepse aty është turp, sepse aty është një qebabtore”./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono