Artan Hoxha: Pata presion për të mos publikuar videon e Lefter Allës duke thithur kokainë

17:32 | 22/01/202017:320

Gazetari Artan Hoxha publikoi sot videon ekskluzive të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar lëndë narkotike.

Gazetari në studio me Endri Xhafon u shpreh se që nga momenti kur paralajmëroi këtë video ka patur shumë presione, të formave të ndryshme.

“Deklarova që jam duke verifikuar një video që ka të bëjë me momente të parshtatshme të një të zgjedhuri. Që nga ai moment ka filluar presione, kanë qenë të mëdha në shumë kuptime edhe miqësore edhe shoqërore edhe me orcë edhe me para. Kemi të bëjmë me një rast që për mua është shumë i rëndë. Faktohet ajo akuza, për ta futur me ligj testin e narkotikëve për deputetet që nuk u miratua. Është një rast që ka problematikë dhe kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve . Problematika tjetër është se si është e mundur që i shpëtojmë filtrit të përzgjedhjes”, tha gazetari.

Lexo edhe: Artan Hoxha: Janë kërcënuar familje me vdekje për videon e Lefter Allës

Më tej Hoxha shtoi se më problematike bëhet situata pasi kryebashkiaku e konsumon lëndën narkotike në një ambient të hapur.

“Kemi shumë përdurues që e marrim në ambjente të mbyllura, por aty është edhe një ambjent i hapur. Krijon një problematikë shumë të madhe për qytetarët dhe i vënë në dyshim shumë të madh për kapacitetet e ndërmarrjes. Nuk mund të jesh në pozicione vendimarrje, se ti mund të marrësh një vendim, ndërkohe që je nën efelrin e substancave , ta humbin aftësinë për të marrë një vendim të kthejllët. Nuk po kaloj te pjesa tjetër”, tha ai.  /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono