Artan Hoxha: Jam kërcënuar me jetë për videon e Lefter Allës

09:04 | 23/01/202009:040

Gazetari Artan Hoxha në studion e Abc News ka dhënë detaje nga video e kryebashkiakut të Bulqizës i cili konsumon lëndë narkotike.

Mes të tjerash Hoxha i ka bërë thirrje policisë së Dibrës që të ketë kujdes disa persona. Sipas tij këta persona kanë bërë presione, madje kanë kërcënuar atë dhe familje të tjera me qëllimin e vetëm që kjo video të mos publikohet.

“Unë bëj një profesion që e kam zgjedhur ta bëj dhe e di shumë mire që të përballesh dhe të publikosh të vërtetat që shkaktojnë dëme sigurisht që do të ketë reagime. Dje gjatë gjithë ditës dhe darkës, sot për arsye shëndetësore nuk mbërrita dot te Enkeli. Por ka pasur shumë ndërhyrje. Ti qendrosh ballas të vërtetës, është e vështirë.

Unë do ti kërkoj meqë jam në studio policisë së qarkut Dibër dhe Tiranë që të ketë në vigjilencë dhe në në shikim para syve sot se nëse do ketë ngjarje pas publikimit të videos po them edhe njëherë persona që do guxojnë ta bëjnë këtë, mbi ta do ketë pasoja shumë të rënda sepse kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe kanë kërcënuar me jetë familje për ti zhdukur dhe shfarosur vetëm e vetëm që të mos publikohet ky material. Janë njerëz që ata mendojnë se mund të jenë të përfshirë në këtë histori”, tha Hoxha, duke shtuar se edhe vetë personalisht ka marrë kërcënime të formave të ndryshme.

Lexo edhe: Artan Hoxha: Pata presion për të mos publikuar videon e Lefter Allës duke thithur kokainë

 

Lexo edhe: Artan Hoxha: Pata presion për të mos publikuar videon e Lefter Allës duke thithur kokainë

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono