Arta Marku raporton te komisioni i ligjeve


15:17 | 11/07/2018

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, po raporton në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit për vitin 2017. Në fillim të mbledhjes kishte një debat, pasi opozita kërkoi shtyrjen e raportimit me arsyetimin se ishte shkelur rregullorja, por në fund u arrit konsensusi që raportimi i Markut të realizohej sot.

Deputeti demokrat, Edi Paloka, tha Arta Marku nuk përfaqëson një institucion kushtetues, pasi është zgjedhur vetëm me 69 vota, duke mos marrë dot as gjithë votat e mazhorancës .

Duke raportuar per veprimtarine e institucionit që drejton, kryeprokurorja Arta Marku deklaroi se në vitin 2017 prokuroria ka hetuar vetëm për 17 banda dhe 12 zyrtarë të lartë.

“Numri i vogël i çështjeve nën hetim për korrupsion është i vogël dhe nuk përputhet me gjendjen reale apo raportet e ndryshme për gjendjen e korrupsionit në vend, ç’ka tregon se nuk ka pasur vullnet nga prokurorët për ta luftuar korrupsionin”, tha Marku./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono