Arsenali me shpatulla pas muri, Aubameyang ndan mendjen

12:02 | 07/12/201912:020

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, duket se nuk është më i kënaqur tek Arsenali. Edhe pse kohët e fundit lojtari nga Gaboni u gradua kapiten, ai ka ndërprerë çdo bisedim me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës.

Kontrata e tij me londinezët përfundon për 18 muaj, por bordi i Arsenalit është në dilemë për të ardhmen e Aubameyang. Ata ende nuk e kanë vendosur nëse do ta shesin verën e ardhshme sulmuesin apo do ta mbajnë edhe për sezonin tjetër, duke rrezikuar kështu që ai të largohet me parametra zero nga Londra.

‘Topçinjve’ i ka kushtuar plot 56 milionë £ kartoni i Aubameyangut kur e blenë nga gjermanët e Dortmundit në janarin e 2018. 30-vjeçari është në kuotën e 53 golave në 83 ndeshje me fanellën e Arsenalit, ndërkohë që ekipi po kalon një krizë të vërtetë, ku nuk e njohin fitoren prej dy muajsh duke pësuar një rënie të lirë në renditje. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono