ARRSH: Prej 20 Shkurtit devijohet trafiku në rrugën Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë

12:10 | 19/02/2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se që prej datës 20 Shkurt 2019, trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë, si shkak i punimeve për ndërtimin e Bypass-it të jugut, do të zhvendoset në qytet.

Kalimi i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese.

Njoftohet se çdo automjet i ndaluar apo i parkuar përgjatë këtij aksi duhet të shmangë qëndrimin, në rast të kundërt do të ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono