Arrestohet producenti i Wolf of Wall Street

23:30 | 04/07/2019

Riza Aziz, producent i filmave në Hollywood, është arrestuar në Malajzi nën dyshimin për pastrim parash. Aziz është producenti i filmit “Wolf of Wall Street”, ku aktor protagonist ka qenë Leonardo DiCaprio. Prokurorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar kompaninë e prodhimit të Riza Aziz për shpërdorim të parave të një fondi shtetëror miliarda Dollarësh për të financuar filmin.

Mamaja e Aziz dhe njerku i tij, ish-Kryeministri malajzian Najib Razak, janë të dy të akuzuar për korrupsion. Kryetarja e Agjencisë Antikorrupsion në Malajzi, Latheefa Koya, tha se Riza Aziz do të dalë të premten para gjykatës për t’u përballur me akuzat. Ai ka mohuar çdo akuzë. Kurse kompania e tij ka bërë tashmë një padi civile ndaj qeverisë amerikane. /tvklan.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono